Gazeta Shqiptare

"Pos saverianëv­e, Akademia ka pasur edhe anëtarë shekullarë dhe laikë"

"Me mbledhë tok albanologë shqiptarë e të huej" "Mjeda ishte tërhequr, në pushtet ishte armiku i tij i madh, Ahmet Zogu"

-

të cillit i njehet se i â pshtetë mbarë veprimi kulturuer i shoqatës "L. E. K. A.". Këti i ipet si zbatues e si organizues NJI DREJTUES TEKNIK, i cilli de jure âsht vetë Drejtori Pergjegjës i Kolegjës Saverjane. Çdo degë ká edhè DREJTUESIN e vet. Akademija ká edhè nji SEKRETÁR të zgiedhun prej Kryetarit Pergjegjës nder Akademikë o nder Antarë; ky vepron edhè si sekretár i degvet të ndryshme". Plasari tha se pas verifikimi­t rezulton që si kryetar i AAS nënshkruan­te Zef ( Pashko) Naraçi S. J., njëherësh edhe drejtor përgjegjës i revistës i "Leka"- s, ndërsa si drejtues teknik nënshkruan­te Zef Valentini.

MJEDA I VETIZOLUAR

Mund të pyetet, në këtë rast, për pozicionin e Ndre Mjedës, "frymëzuesi­t" të kësaj Akademie,- tha Plasari, duke u përgjigjur se "një dalje e tij në krye të Akademisë në fjalë do të ketë qenë organizati­visht e papërshtat­shme. Ndonëse Akademia vepronte ' në gjí" të shoqatës L. E. K. A., pra të absolventë­ve të Kolegjit të Shën Ksavjerit dhe të kolegjeve a shkollave të tjera, Mjeda vijonte gjithnjë të mos bënte pjesë në bashkësinë jezuite duke qenë i dalë jashtë Urdhrit përkatës, edhe kur qe i integruar si mësimdhënë­s në atë Kolegj". Plasari kujtoi se ka rëndësi të kuptuarit e pozicionit të tij social dhe të tërheqjes së tij nga jeta publike, - vetë Mjeda ka pohuar në një rast që nuk ishte në natyrën e tij angazhimi publik- sidomos në atë moshë dhe në atë ndërkohë zhgënjimes­h të jetës së tij. "Të tillë e njohu Injac Zamputi mësuesin e vet në vitet e fundit të jetës, sikundër edhe ia përshkroi ' karakterin e tij të drojtur, që e bënte më të shumtën të ishte i vetmuar'. Për Zamputin ' ishte kryesisht poet dhe studimtar, nuk kishte komunikati­vë oratorie",- tha Plasari. Zamputit i ka bërë përshtypje që mësuesit të shkuar nga mosha i pëlqente më fort të mos kishte takime të shpeshta me njerëz; edhe rrugës përherë dilte vetëm, kryesisht për të shkruar në Arkipeshkv­í, tek i vëllai Lazër Mjeda. Plasari shtoi se kush lexon kujtimet dhe përshtypje­t e ish nxënësve të tij - gjithë respekt dhe admirim për mësuesin - do të ndeshë jo nga një, por nga disa syresh konstatimi­n që mësuesi i tyre "ishte i vetizoluem", "rronte i vetizoluem". "Izolim vullnetar", e ka përcaktuar Zamputi. "Na pleqt nuk i kemi ma hovet rinore", i është mirëbesuar ai në një moment dishepulli­t të vet. "Por Zamputi duket të ketë të drejtë kur këtë dukuri të karakterit ia ka detyruar të kaluarës së tij, kur rrethi i bashkëpunë­torëve i kishte shkaktuar veprës dhe personit të Mjedës shumë mosmarrëve­shje, kundërshti­me, keqkuptime. Prandaj Mjeda, gjatë atyre viteve të fundit, edhe pse duke qenë në kulmin e pjekurisë së tij intelektua­le, kishte zgjedhur ta kalonte ' në qetësi' kohën që i kishte mbetur. Do të duhet shtuar që Mjeda i atyre viteve ishte edhe i përsyshur politikish­t: në Shqipëri mbretëront­e Ahmet Zogu, armik i tiji i vjetër, që e kishte burgosur dhe internuar dikur. Gjithsesi nuk mund të mos pohohet që themelimi i Akademisë Albanologj­ike më 1937 të ketë qenë aspirata e fundit e realizuar, atdhetare dhe njëherësh shkencore, e Mjedës i cili do të vdiste më 1 gusht të po atij viti", theksoi Plasari. Nenet VI, VII, VIII dhe IX të Statutit të Akademisë përsaktëso­jnë detyrat dhe të drejtat e drejtuesve. Në ligjëratën e tij, Plasari bëri me dije se me ardhjen e pushtimit fashist, Akademia u mbyll. "Kjo veprimtari nuk ka qenë e lehtë kuptohet, për shembull, nga vargu i akteve administra­tive me të cilat Zyra shtetërore e censurës është orvatur ta pengojë më 1938 botimin e përmbledhj­es me dokumente për Lidhjen e Prizrenit, e cila ka mundur të qarkullont­e vetëm në fillim të vitit 1939", tha ai. Plasari vërejti se e para dhe më e rëndësishm­ja vepër e kësaj Akademie Albanologj­ike ishte vetë ekzistenca e saj. Shpërfillj­a që iu bë AAS- së ka pasur të bëjë me një zgjedhje ideologjik­e të organizimi­t të "studimeve shqiptare". Valentini, tha Plasari, e pranoi kompromisi­n të përfshihej në atë strukturë të re. "Si italian i mirë dhe njëherësh si albanofil i mirë, duhet t'i ketë bërë llogaritë me parimin ' me shpëtue të shpëtueshm­en' dhe me vullnetin për të nxjerrë në dritë një numër veprash që qenë prej vitesh në proces".

 ??  ?? Në foto: Statuti i Akademisë
Në foto: Statuti i Akademisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania