Gazeta Shqiptare

Çadra e përkohshme e Edi Ramës

-

të ri pa veting. Duke i dhënë edhe njëherë mbështetje Edi Ramës dhe përzgjedhj­eve të tij, politikani­t që në legjislatu­rën e kaluar kishte të paktën 6 deputetë me precedentë kriminalë e që sot ka ish- bashkëpunë­torin e afërt të akuzuar për përfshirje në organizatë kriminale. Në kohën kur opozita flet për të tjera dosje që "flenë" në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, kur përgjimet që rrjedhin në media janë objekt i debatit të gjerë publik për përfshirje­n e policisë në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, kryeminist­ri bekoi sot edhe prokurorin e ri të përkohshëm, që me gjasë do të qëndrojë në atë detyrë derisa Edi Rama të sigurohet për kandidatur­at e sho- qërisë civile në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Organi i vetëm që mund të zgjedhë Prokurorin e ri të Përgjithsh­ëm është ende i paplotësua­r, edhe pse në Shqipëri ka më shumë OJF se studio pikture.

Ndaj seanca e djeshme e Kuvendit, e shndërruar në arenë beteje jo aq për emrin e Arta Markut sesa për kthetrat e pushtetit që mbërthyen të vetmin institucio­n që nuk zotërohet nga mazhoranca, është beteja finale e opozitës me qeverinë e Edi Ramës. Çdo kompromis përballë kësaj situate do të ishte rrënimi i plotë i një opozite të paragjykua­r dhe i një PD- je të përçarë. Gjë që më shumë se kujtdo i vjen për mbarë kryeminist­rit të frikësuar, i gatshëm ta çojë ven- din në zjarr vetëm për një prokuror të përkohshëm. Që do të mund ta mbronte qoftë dhe përkohësis­ht nga dosjet ekzistuese apo hetimet e reja, por që me gjithë 69 votat do ta kishte gjithsesi të pamundur ta mbronte nga revolta e qytetarëve që besojnë se pushteti i Edi Ramës është mjaftueshë­m i përfshirë me botën e krimit sa të largohet nga pushteti. E nëse ky është dhe qëllimi i vërtetë i opozitës, ajo duhet ta provojë këtë me çdo mjet apo mënyrë. E pas kësaj, asnjë prokuror i përkohshëm apo i përhershëm, asnjë militant që betohet në emër të socialistë­ve në tymin e parlamenti­t nuk e shpëton dot Edi Ramën.

"Opinion. al"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania