Gazeta Shqiptare

Përçarje serioze në BE për shkak të refugjatëv­e

-

Këtu nuk bëhet fjalë për kuota, por për respektimi­n e parimeve. Sa solidarite­t ka në mesin e vendeve të BE? Çfarë vlerash respektohe­n? BE nuk mund të lejojë që vendet anëtare si Polonia, Hungaria dhe të tjerat të veprojnë më kështu. Por nga ana tjetër nuk lejohet as që ato të futen nën trysni tepër të madhe, sepse reagimi mund të jetë mbrojtja dhe kundërshti­mi, nxitja e elementeve nacionalis­te dhe pohimet se këto vende trajtohen si shtete të klasit të dytë në BE. BE nuk mund të lejojë që vende anëtare, që bartin barrën më të madhe të azilkërkue­sve të mbeten të vetmuara. Greqia dhe Italia duhet të ndihmohen, por kuotat e dhunshme duket se nuk janë metoda më e pranueshme. Në BE funksionon si duket vetëm "solidarite­ti i jashtëm", pra mbrojtja e kufijve të jashtëm, pavarësish­t se cilat janë pasojat për azilkërkue­sit dhe emigrantët nga Libia për shembull. Ndërsa njerëzit që mbërrijnë në Evropë duhet të shpërndahe­n në mënyrë solidare, gjë që nuk po funksionon. Këtu nuk po funksionon sistemi i vlerave. Zgjidhja e fundit, paratë Apelet morale kundër ksenofobis­ë së kryeminist­rit hungarez dhe miqve të tij në klubin e Vishegradi­t nuk do të ndihmojnë, por vendet anëtare që e financojnë BE- në duhet të kërkojnë solidarite­t të brendshëm. Vendeve që pranojnë para si Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia duhet t'u shkurtohen ndihmat, sepse këto para duhet t'u jepen Greqisë dhe Italisë për të sistemuar refugjatët. Kancelarja Merkel ka kërcënuar me një mundësi të këtillë para një viti, por kjo nuk ka ndihmuar deri tani aspak. Vitin e ardhshëm mund të zgjidhet problemi, sepse BE gjatë këtij viti do të fillojë negociatat për buxhetin e ri deri në vitin 2020. Ai që nuk i përmbush detyrimet duhet ta vërejë këtë tek ndarja e parave. Ky nuk është ndonjë mjet elegant, por ndoshta i vetmi për të detyruar vendet josolidare që t'i përmbushin obligimet. Përçarjet politike në BE me siguri që nuk do të zgjidhen në këtë mënyrë. BE gjendet para një sprove shumë të rëndë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania