Gazeta Shqiptare

Malota kërkon ndjesë: As të rinjtë s'do mundeshin 5- 0

Lezhjani merr përsipër të flasë i pari pas turpërimit të të kuqve në Gjirokastë­r Mbrojtësi, i kënaqur për qëndrimin e Starovës

-

Mbrojtësi lezhjan i Partizanit, Renato Malota, ishte i pari që mori guximin të flasë për mediat dhe të komentojë humbjen turpëruese 5- 0 të Partizanit në Gjirokastë­r. Në një konferencë për shtyp, Malota u kërkoi ndjesë të gjithë tifozëve, ndërsa tregoi se ajo që kishte ndodhur në Gjirokastë­r, ishte diçka e pashpjegue­shme për të dhe për shokët e ekipit. "Në radhë të parë, dua t'u kërkoj ndjesë tifozëve të Partizanit, që na kanë mbështetur fuqishëm e përherë si brenda, edhe jashtë fushe. Dua t'i garantoj ata se lojtarët e Partizanit e ndiejnë peshën e fanellës që mbajnë veshur, e dinë se për çfarë klubi luajnë dhe se cilët përfaqësoj­në. Me këtë rast u bëj thirrje të mos na kthejnë shpinën, por të na përkrahin siç vetëm ata dinë, fuqishëm, sepse kemi nevojë më shumë se asnjëherë për ta. Ndiej keqardhje që në një humbje të tillë isha në fushë. Por, janë ca ndeshje që nuk e di, nuk e kisha pro- vuar ndonjëherë. Mendoj se ishte një episod i keq, s'e di si t'ia vë emrin. E kemi diskutuar disa herë me djemtë e skuadrës dhe nuk arrijmë ta shpjegojmë. Ndoshta ishte thjesht një moment i errët, por jam i bindur se edhe po të luante ekipi i të rinjve, nuk do kishim humbur 5- 0", tha Malota. Klubi i kuq vendosi të refuzojë dorëheqjen e Sulejman Starovës, duke i dhënë besimin të trajnojë Partizanin të paktën deri në fund të sezonit. Ky vendim duket se është pritur mirë nga Malota, por edhe futbol- listë të tjerë të skuadrës. "Më bëhet qejfi që drejtuesit e klubit nuk e kanë pranuar dorëheqjen e tij. Ai, sikurse dihet, është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri. E njeh më mirë se të gjithë ekipin dhe klubin e Partizanit. Trajneri ka be- simin maksimal të të gjithë futbollist­ëve. Për këto jemi të lumtur që Starova është rikthyer dhe nuk i është pranuar dorëheqja", u shpreh qendërmbro­jtësi lezhjan.

Në fundjavë, në kryeqytet vjen Vllaznia, një skuadër që i ka hapur gjithmonë punë Partizanit. Malota është i vetëdijshë­m për rëndësinë dhe vështirësi­në e kësaj sfide, por kërkon që Partizani të nxjerrë mllefin e akumuluar nga Gjirokastr­a përballë shkodranëv­e. "Shkodranët kanë një ekip, që i duhen me patjetër pikët për t'iu larguar zonës së ftohtë të klasifikim­it. Do të vijnë që të marrin diçka në Tiranë. Përballë do të kenë një Partizan, që do të bëjë gjithçka për të marrë tri pikët, sepse në këtë mënyrë mund të shkojmë drejt objektivav­e që kemi", u shpreh Malota.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania