Gazeta Shqiptare

Dhuna në Kuvend, Lu në zyrën e Bashës, PD: Rama bëri puç

Kreu i PD- së i përmend emra ambasadori­t: Duhet të përfundojn­ë para drejtësisë "Kryeprokur­orja e përkohshme, antikushte­tuese"

- Valentina Madani

Ambasadori i SHBAve në Tiranë, Donald Lu takoi dje liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi për situatën e dhunës në Kuvend dhe protestat e paralajmër­uara kundër qeverisë "Rama". Pikërisht thirrjet e opozitës për një valë protestash në muajin janar e kanë detyruar ambasadori­n amerikan, Donald Lu, të ngjitet në zyrën e Lulzim Bashës dhe më pas të takojë edhe ambasadorë­t e vendeve të BE- së të akredituar në Tiranë. Ka qenë ambasadori amerikan, ai i cili ka kërkuar takimin me kreun e demokratëv­e, në zyrën e të cilit qëndroi për afro një orë. Zgjedhja e kryeprokur­ores së përkohshme ka qenë në qendër të takimit, ku siç njofton zyra e shtypit pranë selisë blu, i ka përcjellë ambasadori­t Lu kundërshti­min e prerë të Partisë Demokratik­e për zgjedhjen antikushte­tuese të një Prokurori të Përgjithsh­ëm të përkohshëm. Sipas kreut të demokratëv­e, moskrijimi i Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, uzurpimi i kompetenca­ve të KLP- së nga parlamenti, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithsh­ëm me shumicë të thjeshtë, zgjedhja e prokurores pa kaluar vetingun janë puç antikushte­tues, i cili ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërrua­r procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizu­ese për vendin. "Të gjitha këto veprime - thuhet në njoftim - kanë qenë të paramendua­ra dhe të planifikua­ra nga kryeminist­ri Rama për të zgjedhur një kryeprokur­or që kontrolloh­et plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrim­in e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanë­ve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën". Sipas Bashës, interesat e shqiptarëv­e dhe të SHBA- ve shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës

dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarë­ve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen e tyre para drejtësisë. "Basha - thuhet në njoftim - ka siguruar ambasadori­n Lu se në përputhje me parimet më themelore të demokracis­ë amerikane,

opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratik­e në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe demokracis­ë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeve­risin me Kreu i PD- së i kërkoi hapur z. Lu hetimin e dy emrave të njohur të politikës, siç janë ish- ministri i Brendshëm, Tahiri dhe kryebashki­aku i Durrësit, Dako. Sipas tij, kryeprokur­orja e re u zgjodh në mënyrë jokushtetu­ese për të mbyllur dosjet e tyre.

të". Takimi mes Bashës e Lu vjen në një situatë të ndezur politike, ku ambasada amerikane dënoi dhunën në protestë si dhe tymueset e hedhura nga deputetët e opozitës gjatë seancës plenare ku u votua kryeprokur­orja e përkohshme. Po dje, kreu i

PD- së, Lulzim Basha priti edhe ambasadorë­t e vendeve të BE- së të akredituar në Tiranë, me të cilën ndau shqetësimi­n për situatën e kriminalit­etit në vend dhe paligjshmë­rinë sipas tij të zgjedhjes së kryeprokur­ores së përkohshme, zj. Arta Marku.

 ??  ?? Momenti i hedhjes së tymueseve në seancën parlamenta­re të së hënës
Momenti i hedhjes së tymueseve në seancën parlamenta­re të së hënës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania