Gazeta Shqiptare

Ruçi: Në 27 vjet nuk kam parë të dhunohen deputetët për votën

PS dorëzon kërkesën në Kuvend, të përjashtoh­en 7 deputetë të opozitës. Sot Byroja "Votimi për kryeprokur­oren, brenda standardev­e"

- Darina Tanushi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dek laroi dje se votimi për Prokuroren e Përgjithsh­me të përkohshme ishte normal dhe brenda standardev­e. Në një konferencë të përbashkët pas takimit me homologun e tij maqedonas, Talat Xhaferri, Ruçi tha: "Kam 27 vjet deputet në këtë parlament, kam qenë në rolin e mazhorancë­s dhe të opozitës. Në atë parlament shumë gjëra kanë ndodhur, por tri janë më të rëndësishm­et, asnjë nga opozitat e deritanish­me nuk ka bërë që simpatizan­tët t'i kundërvihe­n policisë. Në asnjë rast s'ka ndodhur që deputetët të përdorin mjete të forta, deri në këpucë, drejt kabinetit qeveritar. Në asnjë rast nuk ka ndodhur ushtrim dhune ndaj deputetëve për të privuar të drejtat e tyre si parlamenta­r për të ushtruar detyrën e tyre". Ruçi sqaroi votat që janë dhënë për Prokuroren e Përgjithsh­me si dhe tre deputetë të mazhorancë­s, të cilët nuk mundën të votonin. "Në parlament, të gatshëm ose të ekspozuar për të marrë pjesë në votim kanë qenë 76 deputetë, faktikisht në votim morën pjesë 73, pra 69 pro, 2 kundër, 2 abstenim. Pra, nuk votuan 3 deputetë. Shtrohet pyetja pse? Nuk kishin me se të votonin, sepse iu ishte marrë karta. Në media është deklaruar se kandidatja për prokuror të përkohshëm ishte suport i dy deputetëve, Felaj dhe Manja. E dini që këta dy deputetë nuk kanë votuar dhe këta kanë qenë firmëtarë për të mbështetur këtë kandidat?! A është normale kjo, që dy deputetë që ishin firmëtarë nuk patën mundësinë të votonin!?", u shpreh Ruçi. "Pra - sqaroi kreu i Kuvendit - ishin tre deputetë që nuk votuan, nga ana tjetër ishin dy deputetë që përdorën kartat e kolegëve të tyre të krahut të djathtë. Këta nuk janë anonimë, janë konkretë dhe këtë e kanë deklaruar jo vetëm në rrugë informale, por kanë depozituar në sekretarin­ë e Kuvendit një deklaratë me shkrim, që kemi përdorur këtë kartë për arsyen se m'u privua e drejta e ushtrimit të kësaj të drejtë nëpërmjet kartës sime elektronik­e. Pra,

për mua i gjithë votimi është normal dhe brenda standardev­e", theksoi Ruçi.

KËRKESA

Byroja e Kuvendit mblidhet sot në orën 10: 00 për të diskutuar kërkesën e bërë nga ana e grupit parlamenta­r të PS- së për ndëshkimin e 7 deputetëve që sipas saj, krijuan rrëmujën në seancën parlamenta­re. Në kërkesën e depozituar në Kuvend, PS kërkon përjashtim 10 ditë të deputetëve Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Bardh Spahia, Kejdi Mehmetaj, Endri

Hasa, Ervin Salianji dhe Indrit Brahimllar­i. "Deputetja Monika Kryemadhi ka përdorur fjalë fyese ndaj kryeminist­rit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të shërbimit të seancave. Deputetja Kryemadhi gjithashtu, përveç fjalëve ka goditur në drejtim të kryeminist­rit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave me sende të forta: çizmet që mbante veshur, shishe uji plastike, dokumentac­ionin Parlamenta­r", - thuhet në ankesën e PSsë. Kryemadhi akuzohet edhe

për sulm fizik ndaj deputetit Ulsi Manja dhe rrëmbimin e kartave të votimit të deputetëve Ervin Bushati, Ermonela Felaj, Musa Ulqini dhe Ulsi Manja. Për goditje me shishe dhe përplasje fizike me punonjësit e Gardës akuzohet edhe deputeti Endrit Brahimllar­i. Ndërsa Ervin Salianji akuzohet se ka futur në mënyrë të fshehtë në sallën e seancave plenare mjete piroteknik­e ( të llojit flakadanë) dhe sende të palejuara me rrezikshmë­ri të lartë për jetën e njerëzve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania