Gazeta Shqiptare

Incidentet në Kuvend, PD padit në prokurori Ruçin

Edi Paloka: Janë vrarë deputetë të opozitës

-

Partia

Demokratik­e pa diti dje në prokurori, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe punonjësit e Gardës për shpërdorim detyre. Kallëzimi vjen pas votimit të ditës së hënë në Kuvend, ku u zgjodh kryeprokur­orja Arta Marku. Opozita pretendon se Ruçi ka urdhëruar Gardën e Republikës të ushtrojë dhunë ndaj deputetëve të PD. Më herët ishte PS, që i kërkoi Kuvendit përjashtim­in e 7 deputetëve të opozitës për hedhjen e tymueseve në sallën e Kuvendit. Nënkryetar­i i PD, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili deklaroi se skenat e së hënës në parlament nuk kishin ndodhur asnjëherë në këto 27 vite. Paloka tha se më parë ka ndodhur që deputetët e opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda ambienteve të parlamenti­t. "Gramoz Ruçi paska deklaruar se dhuna e ushtruar të hënën në parlament nuk ka precedentë në 27 vjet. Në këto 27 vjet ka ndodhur që deputetë të opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda parlamenti­t. Por, si asnjëherë në këto 27 vjet, kriminelët, vrasës, trafikantë droge dhe prostituta­sh u ngritën në piedestal si anëtarë të parlamenti­t", tha Paloka. Sipas tij, Garda u përdor në seancë për të bllokuar foltoren e Kuvendit si asnjëherë më parë, duke i hequr të drejtën e fjalës opozitës. "Si asnjëherë në këto 27 vjet, Garda e Republikës u përdor për të bllokuar foltoren e parlamenti­t, duke i hequr dhunshëm opozitës të drejtën e fjalës. Të gjitha këto dhe më shumë se kaq kanë ndodhur sa herë vendi dhe parlamenti është drejtuar nga partia e Gramoz Ruçit", tha Paloka.

 ??  ?? Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
 ??  ?? Faksimile e kërkesës së PS- së
Faksimile e kërkesës së PS- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania