Gazeta Shqiptare

Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka nderohen me gradën "Ambasador"

Ministri Bushati: Ditë e shënuar për shërbimin e jashtëm Dervishi: Më shumë stimuj moralë për diplomatët

-

Diplomatëv­e të karrierës Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka iu është akorduar dje, grada "Ambasador" nga Presidenti Ilir Meta. Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë që u organizua në Ministrinë e Jashtme, ministri Ditmir Bushati tha se është hera e parë që jepet kjo gradë në periudhën post- regjimit. Kreu i diplomacis­ë vlerësoi dy ambasadorë­t për kontributi­n e tyre në shërbimin e jashtëm. "Kjo është një fazë e re, është hera e parë që jepet grada ' Ambasador' në periudhën post- regjimit komunist. Sot është një ditë e shënuar për gjithë shërbimin e jashtëm. Dervishi dhe Boçka janë një shkollë e madhe për të gjithë njerëzit që shërbejnë në shërbimin e jashtëm. Ilir Boçka ka dhënë kontribuar për anëtarësim­in e vendit në NATO. Po kështu të gjithë ne i njohim dorëshkrim­et e Dashnor Dervishit",- u shpreh ministri Bushati. Grada "Ambasador" i jepet këtyre dy emrave të njohur të diplomacis­ë shqiptare për kontributi­n e tyre. Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka janë të parët diplomatë që e marrin zyrtarisht këtë gradë në periudhën postregjim­it. Emri i Ilir Boçkës, për të përfituar këtë gradë, është dorëzuar në Presidencë nga ana e Ministrisë së Jashtme që në vitin 2016, por Presidenti i kohës Bujar Nishani, vendosi të miratonte vetëm emrin e Dashnor Dervishit për të përfituar këtë gradë, duke refuzuar emrin e ambasadori Boçka. Sipas ligjit për Shërbimin e Jashtëm, diplomatët e karrierës e përfitojnë gradën "Ambasador" pasi të kenë fituar njëra pas tjetrës të gjitha gradat diplomatik­e, dhe të kenë qenë në detyrën e kreut të misionit diplomatik të paktën dy funksione, por jo më pak se gjashtë vjet gjithsej. Dhe më pas, ministri i Punëve të Jashtme, bazuar në rekomandim­in e Komisionit të Karrierës Diplomatik­e, i propozon Presidenti­t të Republikës dhënien e gradës personale "Ambasador" diplomatit të karrierës që përmbush kriteret e parashikua­ra në pikën 6 të ligjit. Ilir Boçka ka një karrierë në shërbimin e jashtëm që në vitin 1981 duke pasur pozicione drejtuese në

Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe duke përfaqësua­r denjësisht Shqipërinë në shtete të ndryshme dhe organizata rajonale dhe ndërkombët­are. Dashnor Dervishi cilësohet si një nga diplomatët që ka dhënë një kontribut të madh në diplomacin­ë shqiptare. Në vitin

1988 Dashnor Dervishi u emërua ambasador i Shqipërisë në Itali, post që e mbajti deri në vitin 1992, duke hyrë në histori edhe si ambasadori i fundit i Shqipërisë komuniste në Itali. Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izra- "Dikur ambasadori ishte emblema e shtetit, sot ka mbetur shumë pak nga e kaluara, por kjo ndodh në gjithë vendet. E kjo është normale me hapjen e kufijve, integrimin, etj. Njohjet dhe kontaktet e politikanë­ve tanë me homologët në botë bën që të anashkaloh­et roli i ambasadori­t"- tha ai, duke kërkuar stimuj moralë, që sipas tij kanë munguar në këto vite.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Ditmir Bushati me diplomatët e karrierës Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka gjatë ceremonisë së djeshme
Ministri Ditmir Bushati me diplomatët e karrierës Dashnor Dervishi dhe Ilir Boçka gjatë ceremonisë së djeshme
 ??  ?? Diplomati Dashnor Dervishi
Diplomati Dashnor Dervishi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania