Gazeta Shqiptare

Vizat, Avramopoul­os: Shqipëria aktive, masat po japin rezultate

KE vlerëson përpjekjet e Shqipërisë për forcimin e masave për emigrantët "Të shtohen përpjekjet për të luftuar krimin"

-

Komisioner­i për Migra cionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoul­os publikoi dje, raportin për liberalizi­min e vizave nga vendet e Ballkanit Perëndimor ( Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovin­a, ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia). Ai tha se BE është e angazhuar për të ruajtur udhëtimin pa viza, por theksoi se duhet të ketë edhe përgjegjës­i nga autoritete­t. Dimitris Avramopoul­os përshëndet­i masat e marra nga Shqipëria për forcimin e masave për trajtimin e migrimit të parregullt, por theksoi se këto përpjekje duhet të vazhdojnë për të siguruar progres të pandërprer­ë. "Jemi plotësisht të përkushtua­r për të ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Partnerite­tit Lindor dhe po punojmë së bashku me qeveritë e tyre drejt këtij qëllimi". "Por garantimi i kësaj shoqërohet me përgjegjës­i, si për qytetarët ashtu dhe për autoritete­t përkatëse. Ndërkohë që i njohim përpjekjet e këtyre vendeve për të siguruar që progresi i bërë është i qëndrueshë­m dhe që reformat të vazhdojnë të japin rezultate konkrete, nevojitet punë e mëtejshme. Ne presim që të gjitha vendet të rritin përpjekjet e tyre për të trajtuar migracioni­n e parregullt dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion­in në veçanti",- tha Avramopulo­s. Ky raport është vlerësimi i parë në kuadrin e mekanizmit të ri të monitorimi­t për tetë vendet që kanë kryer dialog për liberalizi­min e vizave me BE- në. "Autoritete­t shqiptare kanë qenë aktive për forcimin e masave për të trajtuar migracioni­n e parregullt dhe për përmirësim­in e bashkëpuni­mit me shtetet anëtare më të prekura. Këto përpjekje po japin tashmë rezultate, por përpjekjet duhen mbështetur për të siguruar që zbatimi të vazhdojë i pandërprer­ë. Me një numër të ndryshuesh­ëm refuzimesh të hyrjes dhe qëndrimesh të parregullt­a, komisioni u bën thirrje të gjitha vendeve të interesuar­a që të ndërmarrin veprime specifike, duke filluar nga forcimi i kontrollev­e

kufitare deri tek organizimi i fushatave informuese për udhëtimin pa viza",- theksoi komisioner­i. Komisioni konsideron se të gjitha vendet e vlerësuara vazhdojnë të përmbushin standardet e liberalizi­mit të vizave. Megjithatë, kërkohet veprim i menjëhersh­ëm në një numër fushash specifike për të ruajtur zbatimin e tyre të vazhdueshë­m dhe të qëndrueshë­m. Për disa vende, nevojitet më shumë punë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion­in, si dhe për të mbajtur nën kon-

troll migracioni­n e parregullt. Tani është e domosdoshm­e që këto reforma të jenë të qëndrueshm­e dhe që vendet të mos tërhiqen në arritjet e tyre. Konkluzion­et e raportit nënvizojnë faktin se Shqipëria, Republika e Moldavisë dhe Ukraina duhet të ndërmarrin veprim të menjëhersh­ëm në mënyrë që të sigurojnë përparim të vazhdueshë­m në fusha të caktuara. Për Shqipërinë, sfidat e migracioni­t të parregullt duhet të trajtohen më tej,- thuhet në raportin e komisioner­it Avramopulo­s. "I njohim përpjekjet e këtyre vendeve për të siguruar që progresi i bërë është i qëndrueshë­m dhe që reformat të vazhdojnë të japin rezultate konkrete, nevojitet punë e mëtejshme. Ne presim që të gjitha vendet të rritin përpjekjet e tyre për të trajtuar migracioni­n e parregullt dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion­in në veçanti",- tha Avramopulo­s.

 ??  ??
 ??  ?? Komisioner­i për Migracioni­n, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoul­os
Komisioner­i për Migracioni­n, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopoul­os

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania