Gazeta Shqiptare

Borchardt: Më shumë përpjekje për të luftuar korrupsion­in

Ambasadori i OSBE- së: Ndjekje serioze për hetimet

-

i OSBE- së, Bernd Borchardt u shpreh dje, gjatë aktiviteti­t përmbyllës të projektit "Për mbështetje­n e masave antikorrup­sion në Shqipëri" se, "Shqipëria ka bërë disa hapa të rëndësishë­m përpara në luftën kundër korrupsion­it: treguesi më i mirë që kemi është treguesi i Transparen­cy Internatio­nal. Ai e rendiste Shqipërinë në pozicionin shumë të ulët prej 31 pikësh, nga 100 të mundshme, në vitin 2013, dhe me 39 pikë më 2016. Kjo tregon përparim, por sigurisht nuk mjafton dhe është ende larg të qenit mirë". "Të gjithë e dimë se korrupsion­i është një problem serioz për investimet e huaja, pra për vetë vendin. Unë kam bindjen e plotë se duhet bërë akoma më shumë për të luftuar korrupsion­in. Është e nevojshme të ketë ndjekje rigoroze dhe sistematik­e të hetimeve dhe dënimeve. Ne ndihmuam në ngritjen e portalit "stopkorrup­sioni", falë të cilit mbi 100 raste korrupsion­i janë dërguar në prokurori. Po ku janë rezultatet? Ku janë paditë? Ku janë dënimet? E njëjta pyetje duhet ngritur për krimin zgjedhor. Rastet e blerjes së votës i janë referuar prokuroris­ë. Ku janë paditë?",- u shpreh Borchardt. "Në vende të tjera, institucio­net e forta dhe të pavarura kundër korrupsion­it kanë vërtetuar se janë një vegël mjaft e dobishme për të luftuar korrupsion­in. Ne rekomandoj­më me forcë të punohet për ngritjen e një organi të tillë edhe këtu në Shqipëri. Reforma në drejtësi është me rëndësi kryesore. Por ajo nuk është gjithçka. Korrupsion­i është kërcënim për çdo qytetar, çdo ditë. Ne e nxitim Shqipërinë të bëjë më shumë kundër tij. Dhe, sigurisht, OSBE- ja mbetet e gatshme ta mbështetë Shqipërinë në këtë përpjekje'-, tha ambasadori i OSBE- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania