Gazeta Shqiptare

Kuotat, si mblidhen paratë në parti

-

tirësi edhe në mbledhjen e kuotizacio­neve të anëtarësis­ë së PD- së, apo vështirësi­të e tjera sa u përket donacionev­e. Demokratët përgjatë vitit që lamë pas kanë harxhuar jo pak para, fillimisht gjatë qëndrimit 3mujor në "çadrën e lirisë", ndërkohë që më pas u zhvilluan zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit. 290 milionë Kohët

e fundit demokratët po përballen me vështirësi ekonomike, ku një ndër arsyet është edhe mungesa e parave nga mbledhja e kuotizacio­neve të anëtarësis­ë. Në bazë të statusit të PD- së, konkretish­t neni 49 i tij, që ka të bëjë me financat e partisë thuhet se: 1 - Burimet financiare të partisë përbëhen nga kuotizacio­net e anëtarësis­ë, nga granti që jep buxheti i shtetit sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike që njeh ligji për partitë politike, si dhe nga çdo burim tjetër që autorizon ai. 2 - Masa e kuotës së anëtarësis­ë përcaktohe­t nga kryesia e partisë. Grumbullim­i dhe administri­mi i kuotave e kontribute­ve bëhet konform rregullore­s së brendshme.

lekë ishte fondi, që buxheti i shtetit vuri në dispozicio­n të partive politike për zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit. Sipas ligjit, "Për partitë politike", 70% e këtij fondi, e parashikua­r si mbështetje financiare për partitë, u shpërnda sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamenta­re. Çdo parti parlamen-

tare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar. 20 % e fondit ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamenta­re, ndërsa 10%, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike, që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamenta­re dhe kanë fituar mbi 1% të votave në sh- kallë vendi. 61.75 milionë lekë ose 95% e fondit të vënë në dispozicio­n nga Buxheti i Shtetit shkuan për tetë parti të mëdha, ku shuma kryesore u nda mes dy partive kryesore, Partisë Socialiste 28,044,942 lekë dhe Partisë Demokratik­e 20,771,018 lekë. Por, KQZ vendosi sanksionin administra­tiv për subjektin zgjedhor Partia Demokratik­e në masën 12.000.000 lekë, për mospërmbus­hjen e detyrimit të parashikua­r nga neni 67, pika 6 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, për 12 zonat zgjedhore. Partia Demokratik­e mori kohë më shumë se socialistë­t për të bërë listat e kandidatëv­e për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit pas marrëveshj­es së Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në 18 maj. Pas humbjes së zgjedhjeve, Partia Demokratik­e, e cila mori 43 mandate, nga 46 që kishte në vitin 2013, iu desh t'i kthejë KQZsë 17 milionë lekë të vjetër. Të gjitha këto rënduan buxhetin e partisë më të madhe të opozitës, përfshirë edhe shpenzimet për protestën e së hënës para parlamenti­t. Po ashtu, PD- së i duhen të tjera para për protestat e paralajmër­uara në fillim të janarit kundër qeverisë "Rama", të cilat nuk dihet se sa do të zgjasin, por që do të thotë të tjera shpenzime për PD- në.

Njoftim për shitje me ankand te II

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania