Gazeta Shqiptare

Akuza për korrupsion, Krimet e Rënda shpëtojnë 3 gjyqtarët e Apelit Durrës

"S'ka prova se përfituan udhëtimin nga biznesmeni nën hetim për të parë ndeshjen Real- Barça" Rrëzohet kërkesa e prokuroris­ë për pezullimin e tyre nga detyra

-

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e prokuroris­ë për të pezulluar nga detyra tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit: Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, të cilët po hetohen prej një viti për përfitime të paligjshme, për të dhënë një vendim në favor të biznesmeni­t Namik Sadiku, edhe ky nën hetim për të njëjtën çështje. Sipas "Top Channel", rezulton se gjatë kohës që kishin në gjykim çështjen e biznesmeni­t, gjyqtarët kanë udhëtuar drejt Italisë, në të njëjtën ditë, orë, destinacio­n dhe shoqëri ajrore si biznesmeni. Nga të dhënat e administru­ara nga sistemi TIMS rezulton se gjyqtarët dhe biznesmeni kanë udhëtuar dhe janë kthyer dy ditë më vonë, ndërsa biletat janë prerë njëra pas tjetrës tek e njëjta kompani ajrore. Me argumentin se ky grup përbëhej nga katër persona, prokuroria ka kërkuar ndihmën e drejtësisë italiane për të marrë në Napoli dëshminë e shtetasit Ferdinando Mollo, i cili ka pranuar se kishte për vizitë në vilën e tij katër persona, dy prej të cilëve nuk i njihte. Episodi i dytë i prokuroris­ë sërish u referohet udhëtimeve në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën orë me avion i tre gjyqtarëve së bashku me biznesmeni­n, ndërkohë që biletat janë prerë sërish tek e njëjta kompani udhëtimi dhe përsëri numrat e prerjes janë të njëpasnjës­hëm. Por, për asnjërën prej Gjykatave të Krimeve të Rënda këto fakte nuk janë çmuar si prova për të hedhur dyshime mbi tre gjyqtarët. "Nga hetimet - thotë prokuroria - tre gjyqtarët kanë udhëtuar për të parë ndeshjen e futbollit në Madrid mes Realit dhe Barcelonës". Sërish prokuroria i ka kërkuar ndihmë drejtësisë spanjolle për të Tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Durrësit akuzohen për korrupsion, pasi kanë shkuar në Spanjë dhe kanë parë ndeshjen Real Madrid- Barcelona. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshime të forta se udhëtimi i tyre drejt Spanjës është paguar dhe financuar nga një person që gjyqtarët e kishin në proces gjykimi. Prokuroria pretendon se nëpërmjet kartës së kreditit të personit nën hetim është paguar hoteli i ku kanë fjetur tre gjyqtarët në Spanjë.

zbuluar vendin ku janë akomoduar tre gjyqtarët. Drejtësia spanjolle i thotë prokuroris­ë se gjyqtarët kanë qëndruar në dhoma dyshe, që janë paguar nga këshilltar­i i ambasadës shqiptare në Spanjë, shtetasi Fatjon Pula me vlerën e 441 euro. I njëjti punonjës i ambasadës, Fatjon Pula, ka paguar edhe dhomën e biznesmeni­t, i cili fillimisht ka rezervuar të njëjtin hotel me gjyqtarët dhe më pas është zhvendosur në një hotel prej 346 euro nata. Por, pavarësish­t se rezulton të ketë paguar dhomat e gjyqtarëve, këshilltar­i i ambasadës ka mohuar të kishte njohje me ta, ndërkohë që ka pranuar të ketë paguar dhomat e biznesmeni­t. Prokuroria thotë se gjatë kësaj kohe biznesmeni ka komunikim telefonik aktiv me trupën e gjyqtarëve, por për Krimet e Rënda këto nuk mund të konsideroh­en prova që mund ta bindin atë se gjyqtarët kanë dhënë një vendim të padrejtë. Për këtë rast, Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet t'i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Berisha
Lulzim Berisha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania