Gazeta Shqiptare

"Kthehen 120 mijë emigrantë nga Greqia e Italia"

Specialist­ja: Papunësia, shkaku kryesor

-

Papunësia

për emi grantët shqiptarë në Itali ka ardhur në rritje. Kjo bëhet me dije nga specialist­ja e pensioneve, Beskida Aliaj, e cila tregon se papunësia paraqitet më e madhe te moshat e reja. Ndërkaq, ajo më tej tregon se rreth 50% e emigrantëv­e shqiptarë në moshë të re në Greqi, janë të papunë. "Papunësia për emigrantët është më e madhe, ndërkohë që papunësia për punonjësit italianë është 13.4 %, për emigrantët është 19 % dhe kjo është më e madhe për moshat e reja, ku shkon te mbi 40%. Edhe në Greqi është rreth 50 % për moshat e reja. Kjo ka krijuar një fluks të madh të kthimit të emigrantëv­e; nga dy shtetet fqinje; Itali dhe Greqi.",- shprehet specialist­ja. Kjo e fundit thekson se në bazë të statistika­ve të fundit, rezulton se 90 mijë emigrantë janë kthyer nga Greqia dhe rreth 30 mijë nga Italia për 3 vitet e fundit. Por po ndodh edhe një fenomen tjetër, ku vetë punonjësit italianë, banorët po emigrojnë në vende të tjera të BE- së. "Nga shifrat e fundit rreth 70 mijë italianë kanë emigruar në vende të tjera të Bashkimit Europian, apo në SHBA si rezultat i krizës ekonomike. Pra, kjo krizë ekonomike, po vështirëso­n shumë jetën e emigrantëv­e shqiptarë, të cilët detyrohen të kthehen dhe të ndeshen këtu në Shqipëri, me vështirësi të tjera që rrjedhin edhe këtu nga një papunësi shumë e lartë; pra vijnë nga një papunësi e lartë në Itali; në një papunësi shumë të lartë në Shqipëri, dhe me një vështirësi të madhe për integrimin e tyre",- shprehet Aliaj. Kjo e fundit tregon se një pjesë e madhe kanë shitur banesat e tyre dhe detyrohen të përballojn­ë jetën me shtëpi me qira. "Punësimi po është një problem tjetër, por problem i madh janë edhe shkollat e fëmijëve, pasi një pjesë e tyre kanë studiuar në shkollat italiane ose greke dhe e kanë të vështirë të riintegroh­en, aq më keq një pjesë e tyre nuk dinë gjuhën shqipe ( dhe ky, deri diku, është faj i prindërve), dhe duhet ta fillojnë nga fillimi",nënvizon specialist­ja e pensioneve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania