Gazeta Shqiptare

Përplasja e policisë nga "Audi" i blinduar, dosja rikthehet në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda

-

TIRANË - Dosja për përplasjen e makinës së policisë në Elbasan nga një makinë tip "Audi" e blinduar është rikthyer sërish në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka ridërguar për hetim pranë Prokuroris­ë për Krime të Rënda aktet për vijimin e hetimeve për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin. Këta dy persona dyshohet se janë përgjegjës për përplasjen me efektivët e policisë. Burime për "GSH" bënë me dije se Prokuroria e Elbasanit e ka rikthyer dosjen te Prokuroria për Krimet e Rënda për shkak të moskompete­ncës së shpallur nga ajo prokurori, por nuk është konfirmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në bazë të ndryshimev­e të reja të Kodit të Procedurës Penale. Ndërkohë, për personat e tjerë të përfshirë në mënyrë indirekte në këtë ngjarje hetimi po vijon nga Prokuroria e Elbasanit. Për këta persona, me kërkesë të Prokuroris­ë së Elbasanit, gjykata e këtij rrethi konfirmoi masën "Arrest me Burg". Ngjarja për të cilën akuzohet Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri ndodhi mbrëmjen e 18 shtatorit të këtij viti. Bekteshi ka qenë në timonin e makinës së blinduar që goditi mjetin e policisë në hyrje të tregut Agro- ushqimor të Elbasanit. Ai është shprehur se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk i ka bërë veprimet me vetëdije. Përplasja ndodhi gjatë operacioni­t për sekuestrim­in e mjeteve të trafikuara apo të vendosura me pasuri të paligjshme. Pas ngjarjes, policia e Elbasanit pohoi se "në lagjen ' Dyli Haxhire', në kuadër të operacioni­t për bllokimin e këtyre mjeteve, drejtuesit të një mjeti me vlerë 100 mijë euro me targa AA 040 OJ iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentac­ionit. Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi ' Shqiponjat' dhe nga një patrullë policie, një mjet tjetër tip ' Audi' vjen me shpejtësi dhe godet mjetin e policisë me targa MB 002 AA".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania