Gazeta Shqiptare

U dënua për prostituci­on, mbesa e Martin Camajt: I kërkova ndihmë Ramës para largimit në Gjermani

Vera Camaj: Kryeminist­ri më foli shumë keq

-

TIRANË - Vera Camaj, mbesa e Martin Camajt, e cila rreth 1 vit më parë la qelinë e burgut pas dënimit për prostituci­on, në kërkim të një drite shprese për t'u bashkuar me fëmijët e saj dhe për një jetë më të mirë la Shqipërinë dhe ndodhet për azil në Gjermani. Emisioni "Njerëz në Fokus" ka sjellë dje një intervistë të patransmet­uar më parë ( tre muaj më parë), ku 39vjeçarja fliste për peripecitë pas daljes nga burgu. Vera Camaj tregoi peripecitë për të siguruar jetesën, duke shtuar se po lufton çdo ditë për t'u bashkuar me dy djemtë e saj, që tashmë i ka ish- bashkëshor­ti. 39- vjeçarja rrëfeu mes të tjerash se gjatë kohës që ishte në Shqipëri, i kishte dërguar kryeminist­rit Edi Rama një mesazh, ndërsa ky i fundit e kishte marrë në telefon. Ajo tha se Rama i ishte përgjigjur shumë keq dhe i kishte sugjeruar asaj që të mësonte si të shkruante. "Jam e kërcënuar nga njerëzit e ish- burrit. Më thonë nuk t'i lëmë fëmijët, do të vrasim, do të presim. Unë i kam në kujdestari dhe do t'i kërkoj deri në vdekje. Unë i kam çuar dhe mesazh kryeminist­rit Edi Rama para një jave. E kam mesazhin akoma, nuk e fshij. Ai më mori në telefon në orën 21: 00 të darkës dhe më pyeti se a isha mbesa e Martin Camajt. Po i thashë, unë jam. Ai më foli keq. Më tha: ' Kur të mësosh të shkruash, shkruaj sërish. Unë i thashë ' më mbro'. I thash se nuk dua lekë, s'dua drogë, por vetëm më mbro. Fëmijët e mi nuk janë në shkollë. Fëmijët e mi jetojnë shumë keq, nuk kanë kushte. Nuk punon babai i tyre. Djali i madh punon me makinë drush", tha Vera Camaj. Ndërkohë, dje ajo foli për "Njerëz në Fokus" në "News 24" në një lidhje ' Skype' nga Gjermania.

 ??  ?? Vera Camaj
Vera Camaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania