Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Ja si të kuroni spondiliar­trozën me çaj dëllinje

Mjeku popullor: Shkaktarët e sëmundjes, simptomat që nuk duhen neglizhuar "Këshillat për parandalim­in e dhimbjeve"

-

Spondiliar­troza është deformimi i kockave të shkurtra të shtyllës kurrizore, pra këto janë vertebrat, të cilat realizojnë mbajtjen drejt të gjithë kafazit të kraharorit, të pjesës së mesit dhe bëjnë lidhjen e kokës me pjesën e poshtme të trupit. Pra, nëse do ta shikojmë sistemin eshtëror, kockat e sistemit vertebral janë më të shkurtra me një pjesë të harkuar në mes, mbështeten mbi njëratjetr­ën dhe në kushte normale ato formojnë deri në 4 deviacione të lehta, me një kënd 5- 7 gradë. I pari është deformimi i qafës, pra pjesa cervikale anon pak para, më tej vjen pjesa e toraksit që zgjerohet pak mbrapa, vjen pjesa lumbare që nga veshkat e poshtë prapë pëson një deformim. Nëse deformimi fillon e thellohet, atëherë në brendësi të këtyre vertebrave është palca kurrizore, e cila fillon të shtypet dhe në të dy çiftet e saj dalin fijet nervore që japin dhimbje të vazhdueshm­e.

Dy format e saj, qoftë pjesa cervikale apo ajo lumbare, ku mund të ndodhi deformimi më i madh, ijep dhimbjet përkatëse. Në rastet kur kemi deformime në pjesën cervikale, mund të japë dhimbje koke.

SIMPTOMAT

Në shumë raste pacientët mendojnë se kanë dhimbje koke apo migrenë e shkojnë bëjnë rezonancën apo elektrokar­diograma. Por një deformim i kockave të rrumbullak­ëta të pjesës cervikale, shtyp nervat, i komprimon ato, dhe gjithë sistemi nervor, si pasojë, jep dhimbje të vazhdueshm­e. Dallimi i simptomave është thelbësor, pra pacienti duhet të dijë ku të drejtohet. Nëse ka dhimbje 5- 6 ditë dhe ditët e tjera është i qetë, do të thotë që ka migrenë. Por nëse dhimbjet janë të vazh-

dueshme gjatë gjithë ditëve të muajit e madje ka dhe ndonjë mpirje të krahut apo të dy gishtave të njërës dorë, atëherë pacienti vuan nga cervikalja. Nëse ka pak dhimbje qafe, e mandej dhimbje në pjesën e mbrapme të

kokës, kjo është cervikale e pastër.

FAKTORËT

Deformimi i shtyllës kurrizore ka dy faktorë. E para është pesha e viteve, një njeri që ka ngritur pesha e është mbi 50- 55 vjeç, atëherë ai edhe mund të ankohet nga deformimi i shtyllës kurrizore. Pra, vuan nga spondiliar­troza. Por vitet e fundit kjo sëmundje po shfaqet edhe te brezat e rinj, e këta të fundit kanë tendencën të kërrusen pak të mbajnë sytë afër celularit apo ekranit të kompjuteri­t për orë të tërë. Por kjo do të thotë se shtylla kurrizore e këtyre personave nuk ka atë deformimin fiziologji­k, por fillojnë shtypjet e nervave e palcës kurrizore dhe kock- at fillojnë të marrin formën e një "u- je". Ne kemi vënë re shumë të rinj që ankohen nga kjo sëmundje.

PARANDALIM­I I DHIMBJEVE

Dhimbjet nga kjo sëmundje vijnë në mënyrë graduale, të përshkallë­zuar, pra ky person duhet të ketë parasysh këto këshilla. Së pari, të sëmurët duhet të bëjnë ushtrime gjimnastik­ore 10- 15 minuta në ditë, pasi lehtësohet gjithë sistemi eshtëror muskulor, nxitet qarkullimi i gjakut në këto artikulaci­one. Ky është një shërbim shumë i mirë që mund t'i bëjmë trupit. Së dyti, nëse në mbrëmje fillojmë të bëjmë një rrotullim të qafës, majtas- djathtas, 15 herë, e më pas ulim kokën mbrapa e mjekrën para. Pra, kjo nuk lejon që të kalcifikoh­en vertebrat me njëra- tjetrën.

MJEKIMI POPULLOR

Kurat që duhet të përdori personi konsistojn­ë në hollimin e gjakut dhe në lehtësimin e tij nëpër kyçe. Prandaj përdorimi i lëvores së shelgut ndihmon shumë në këtë drejtim. Çaji i reumatizmi­t, gjithashtu, ka aftësinë jo vetëm të hollojë gjakun, por edhe të largojë acidin urik, pra, nxit epitelin renal të veshkës që të largojë këtë acid dhe ta çojë brenda normës. Pra, ndihmon në uljen e edemave nëpër kyçe dhe ul shkallën e dhimbjes në to. Edhe dëllinja është jo vetëm një qetësues i mirë i dhimbjes së kyçeve, por edhe një fuqizues i punës së zemrës. Ndërsa në kushte shtëpie njerëzit mund të përdorin ekstraktin e specit djegës të shoqëruar me pak raki të mirë dhe kripë të zezë; duke i përzier në raportet 100 ml raki, 30 gram spec djegës, 23 aspirina dhe një lugë kafe me kripë të zezë. Këto përzihen dhe lihen 3- 4 ditë, pastaj mund të përdoret për kockat e kyçet që dhembin. Nëse do përdorim vajin e anticeluli­tit, lyhet shpina me të, e masazhohen kockat për 2- 3 minuta. Pas kësaj mund ta lyejë edhe me vaj sinapi.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania