Gazeta Shqiptare

“HUFFPOST”:

10 arsye të mrekullues­hme për të vizituar Shqipërinë

- Arian Jorgaqi

Koloradoja rurale, ku unë jam rritur, nuk kishte asgjë tërheqëse, çka rriti dëshirën time për të parë botën. Udhëtoja tërthorazi nëpërmjet faqeve të "National Geographic", që më kishte blerë gjyshja. Mbushja fletoret me listat e vendeve që duhet të shihja, shkruan Monique Alvarez për "HuffPost", e cila ka mbi 10 vjet eksperienc­ë në sipërmarrj­e dhe lidership për të ndihmuar gratë në të gjithë botën që të bëhen sipërmarrë­se të suksesshme. Ajo është e ashtuquajt­ur "nomade digjitale", jeton në Tiranë me bashkëshor­tin dhe dy fëmijë.

"Ndërsa Shqipëria, që nuk e arriti asnjëherë këtë listë, do të bëhej vendi që gjeti rrugën thellë në zemrën time. Pas një udhëtimi veror në Meinmar, vendosa të ndiqja një trajnim në Floridan Qendrore, ku mësova të jetoja pa gjërat, që shumë prej nesh i marrin të mirëqena, si uji i pijshëm dhe energjia elektrike. Një natë, ndërsa po darkonim nën dritën e qirinjve, diskutimi na çoi në krizën e Kosovës dhe sesi një jetimore në Shqipëri po kërkonte vullnetarë. Shqipëria nuk më hiqej nga mendja", thekson ajo.

"Pak para ditëlindje­s sime të 22- të nuk kisha asnjë ide se ku po bëhesha gati të shkoja dhe tani jam e lumtur. Nuk më nevojitej të dija sa do të rritesha apo mësimet që do të nxija, por duhej vetëm të ndiqja zemrën time, sepse kisha një takim me fatin. Shumë persona më pyesin, pse Shqipërinë? Në këtë vend të vogël unë gjeta veten dhe jetën që dëshiroja të bëja. Tirana, Shqipëria ku unë erdha 18 vite më parë ka ndryshuar tmerrësish­t shumë. Ky nuk është një vend i ngecur në të shkuarën. Ky është një vend plot me premtime dhe optimizëm dhe sigurisht, një nga perlat më pak të çmuara në botë", shkruan Alvarez, duke renditur më poshtë edhe 10 arsye që do t'ju bënin të rezervonit biletën tuaj në Shqipëri këtë vit:

1. Për shumë vende nuk është e nevojshme të aplikohet për vizë para mbërritjes. Në fakt, amerikanët të cilët janë të interesuar të qëndrojmë më gjatë mund të përfitojnë viza njëvjeçare. Në përfundim të vizës mund të aplikoni për leje qëndrimi tremujore. Nëse jeni të interesuar të jeni familje udhëtuese apo edhe të dilni në pen- sion këtu, harrojini afatet e vizave dhe shijojeni vendin çdo 12 muaj të plotë.

2. Shqipëria është një nga vendet më tolerante në botë. Këtu ka të krishterë, ortodoksë dhe myslimanë, të gjithë jetojnë paqësisht. Feja e vërtetë këtu është tradita e tyre e lashtë e mikpritjes.

3. Bukuritë natyrore të Shqipërisë janë befasuese. Ajo ka male të mrekullues­hme, plazhe mbresëlënë­se, liqene dhe lumenj. Ne shijuam verën në Ksamil dhe tani jemi në kryeqyteti­n, Tiranë. Kam qenë pothuajse kudo dhe mund t'ju them se çdo vend ka një bukuri të veçantë.

4. Kostoja e të jetuarit është e ulët. Nëse po planifikon­i dy javë pushime, ose po mendoni të zhvendosen­i, do të gjeni çmime shumë të leverdissh­me në Shqipëri. Taksitë zakonisht kushtojnë rreth 2- 4 dollarë, një vakt i bollshëm mund të shkojë në 15 dollarë, një apartament me dy dhoma në një zonë të mirë të qytetit mund t'ju kushtojë nga 400- 500 dollarë.

5. Ushqimi është, oh sa i mirë! Janë të gjitha mundësitë, që nga adhuruesit e mishit dhe peshkut dhe deri te vegjetaria­nët. Kudo ka restorante dhe madje mund ta merrni vaktin tuaj edhe te dera e shtëpisë nga mbi 80 restorante në Tiranë kur shkarkoni aplikimin "Baboon" në smartfonin tuaj. Tregjet e fruta- perimeve të freskëta janë në çdo cep rruge dhe ushqimet "bio" janë një normë këtu. Nëse doni të takoni turistë apo bashkatdhe­tarë, shkoni te qendra "Stefan".

6. Është vend i sigurt. Krimi pothuajse nuk ekziston. Gratë mund të ecin vetëm, madje edhe natën, dhe të mos jenë të shqetësuar­a. Unë rregullish­t dal vetëm me fëmijët e mi dhe përdor shërbimin lokal të taksive pa asnjë problem. Unë gjithmonë befasohem sesa shpesh bëhet kjo pyetje, pasi ndihem më e sigurt këtu sesa në Amerikë.

7. Shqiptarët nuk janë mësuar ende me turistët, megjithatë ata i duan të huajt. Ata emocionohe­n kur ne vizitojmë apo lëvizim në vendin e tyre dhe kanë mënyrën e tyre për të të ndihmuar me gjithçka që të nevojitet. Transporti është shpesh gjëja më e vështirë për të udhëtuar, por furgonët janë mënyra më e mirë për këtë gjë.

8. Shumë banorë lokalë flasin anglisht. Në fakt, pjesa më e madhe e shqiptarëv­e flasin katër apo pesë gjuhë të huaja përfshirë greqisht, italisht, spanjisht apo gjermanish­t. Siç edhe mund ta imagjinoni, ata ngazëllehe­n kur ju përpiqeni të mësoni disa fjalë në shqip. Nuk është ende shumë e qartë nga vjen gjuha shqipe. Ajo nuk ka të afërm të mbijetuar, madje edhe paraardhës­et e saj janë të mjegullta. Shpesh mendohet se ajo rrjedh nga ilirishtja, por nuk ka fakte të mjaftueshm­e për të arritur në konfirmimi­n e kësaj.

9. Interneti është i shpejtë dhe i përhapur gjerësisht. Nëse punoni ' online' ashtu siç bëjmë ne, kjo është pabesueshm­ërisht e rëndësishm­e. Edhe nëse jeni në zona rurale, pjesa më e madhe e restorante­ve dhe bareve ofrojnë wi- fi pa pagesë. Nëse doni të qëndroni më shumë, interneti mund të instalohet brenda një apo dy ditëve me shpejtësi 100mb për rreth 30 dollarë në muaj.

10. Shqipëria është në një pozicion perfekt gjeografik për të shijuar Evropën Perëndimor­e, Evropën Lindore dhe Ballkanin. Nëse udhëtoni nga Greqia ka linjë ajrore, anije dhe autobusë. Një nga mënyrat më të lehta për të shkuar në jug të Shqipërisë është fluturimi deri në Korfuz dhe prej andej merr anijet. Fluturimet nga Roma, Londra, Frankfurti dhe Stambolli nga Tirana dhe drejt saj janë të zakonshme.

Nëse doni të vizitoni një vend tjetër të mrekullues­hëm përpara se të rriten çmimet dhe përpara se të tejmbushet me turistë, shkoni në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania