Gazeta Shqiptare

"Si do kryhej sulmi në ndeshjen Shqipëri- Izrael"

Procesi gjyqësor në Prishtinë, dy nga të akuzuarit: Kenan Plakaj dhe Besart Peci pranuan fajësinë Zbulohen bisedat në "Telegram" me pjesëtarin e organizatë­s së ISIS, Lavdrim Muhaxherin

-

Dy persona të akuzuar për planifikim sulmi në një ndeshje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në vitin 2016, pranuan të mërkurën fajësinë gjatë procesit gjyqësor në Prishtinë. Sipas prokuroris­ë së posaçme të Kosovës, Kenan Plakaj kishte prodhuar mjete shpërthyes­e, ndërsa Besart Pecit i janë gjetur armë automatike dhe rreth 90 fishekë. Më herët fajësinë e kishte pranuar i akuzuari Arton Ahmeti. Të tre këta janë pjesë e grupit prej 9 personash ndaj të cilëve në prill të këtij viti ishte ngritur aktakuzë, nën dyshimet për planifikim të sulmeve terroriste në nëntor të vitit të kaluar gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit. Në vjeshtën e vitit të kaluar, policia e Kosovës në bashkëpuni­m me policinë e Shqipërisë, arrestoi 19 persona nën dyshimet për lidhje me grupin militant Shteti islamik dhe planifikim sulmi në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Policia tha se arrestimet parandalua­n sulmet terroriste në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit që duhej të zhvillohej në Shkodër e më pas u zhvendos në qytetin e Elbasanit.

Sipas aktakuzës, katër nga të akuzuarit "me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabiliz­ojnë dhe të shkatërroj­në strukturat themelore politike, kushtetues­e, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyre të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatë­s terroriste ISIS të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, që ta kryejnë një vepër terroriste. Kjo ashtu si, pasi i njëjti përmes kontakteve të rregullta me të pandehurin V. I., me anë të internetit - aplikacion­it "Telegram", këtij të pandehurit i ka bërë thirrje që ta kryejë sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli, të cilët duhej të vinin në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen futbollist­ike mes ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor 2016". Në akuzë thuhet se dy të pandehur, "gjatë muajit tetor 2016, sipas kërkesës së të pandehurit Lavdrim Muhaxheri, kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë, në atë mënyrë që, sipas marrëveshj­es me të njëjtin, kanë planifikua­r ta bëjnë sulmin terrorist - atentat në ndërkombët­arët ose zyrtarët të institucio­neve të sigurisë".

Në pranverën e këtij viti, familjarët dhe autoritete­t e policisë thanë se Lavdrim Muhaxheri është vrarë në Siri. Dy nga të akuzuarit ngarkohen për furnizim dhe mbajtje të mjeteve shpërthyes­e që janë konfiskuar gjatë kontrollev­e. Njëri akuzohet se "me dashje ka mar- rë pjesë në veprimtari­në e grupit terrorist, në atë mënyrë që më 1 nëntor 2013 është nisur nga Aeroporti i Prishtinës dhe ka ateruar në Aeroportin "Sabiha Gokçen" në Stamboll të Turqisë, e pastaj prej Turqisë në mënyrë ilegale ka kaluar në Siri ku i është bashkangji­tur grupit të shqiptarëv­e që luftojnë në radhët e organizatë­s terroriste Al Nusra, duke marrë pjesë aktivisht në veprimtari­të e kësaj organizate për dy javë, kurse më 17 nëntor 2013 nga Siria përsëri ka kaluar në Turqi dhe përmes Stambollit me aeroplan ka ardhur në Prishtinë". Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Rreth 120 syresh janë kthyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur.

Rreth 200 veta janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëv­e. Shifrat e përafërta zyrtare flasin se në Lindjen e mesme edhe më tej ndodhen 140 veta nga Kosova, nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë. Rreth 60 veta kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania