Gazeta Shqiptare

3 ishin dashuritë e Atjonit: vajzat, atdheu, udhëtimet, e s'dihej kush ishte e para, të tria të para..

"Ne do ta sundojmë botën me buzëqeshje e punë të pareshtur" PJESËZ NGA TRAKTATET E ATJONIT

-

Deti i madh i dhembjes...

Me këtë rast po botojmë si homazh disa si tercina të vogla, nga ato që ka thënë Atjoni dhe kanë thënë për të.

A JEMI GATI PER ATE QE DUAM?

Kur isha fëmijë Një ditë vere do të më ndodhte diçka, e cila do ngelej gjithmonë e gërvishtur në kujtesën time. Isha "mysafir" në shtëpinë e një miku të tim eti dhe, papritshmë­risht, na ndodhi që një harabel a diçka e ngjashme të përplasej në dritaren, nga e cila po vështronim mendimet tona. Zogut të vogël i ishte thyer krahu dhe, po prapë papritshmë­risht, zbulova se një nga pasionet e tashmë mikut tim e jo vetëm të tim eti, ishte ornitologj­ia dhe detyrimish­t dinte gjithçka mbi zogjtë e se si të kuronte krahun e atij. Si çilimi më dukej pabesi e madhe ndaj natyrës që një krijesë kaq e brishte të mos lihej e lirë mbas kurave dhe me insistimin e kokëfortit ngulmoja në çrobërimin e tij, aty në çast dhe pa e ditur mora mësimin e parë mbi vendin tim.

Me një çiltërsi e thjeshtësi të hatashme mu shpjegua se do të ishte mizori t'i jepej liria në atë gjendje atij zogu të pambrojtur dhe i pamundur për t'i përmbushur nevojat vetes. Më përpara se liria, du- hej ndihma, kurimi dhe kujdesi, mbështetja e plotë si paralirí ose si pjesë e lirisë utilitare. Këtë po e ndjeja si fëmijë, por si më i rritur, e kam të qartë se liria e vendit tim është e para dhe më e çmuara.

Po a jemi gati për atë që duam?

Plani i madh: sundimi i botës me buzëqeshje dhe punë të pashtershm­e për të mirën e njeriut.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania