Gazeta Shqiptare

ÇELET EDICIONI I 23- TË I EKSPOZITËS NDËRKOMBËT­ARE "ONUFRI"

-

Është

çelur dje në Galerinë Kombëtare të Arteve, Ekspozita Ndërkombët­are "Onufri". Në titullin "AU FIL DU TEMPS - Kujtesë kolektive, kujtime personale", kuratori Gaetano Centrone përpiqet të gjejë një emërues të përbashkët që bashkon përvojën e shumicës mes artistëve shqiptarë, dhe atyre ndërkombët­arë. Në ekspozitë marrin pjesë dhjetë artistë Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, Calixto Ramírez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro, të cilët vijnë nga disa vende, por që i takojnë një brezi dhe arti i tyre është i ndikuar nga historia.

Në konferencë­n për shtyp, ku ishin prezentë edhe një pjesë e artistëve, drejtori i GKA, Artan Shabani falënderoi të gjithë artistët që marrin pjesë këtë vit si dhe kuratorin Gaetano Centrone.

"Falënderoj të gjithë artistët dhe kuratorin, Gaetano Centrone, i cili ka bërë një punë të jashtëzako­nshme në këtë edicion të 23- të të Onufrit. Artistët që marrin pjesë në këtë edicion përfaqësoj­në disa vende të botës. Dua t'i përgëzoj të gjithë për punën e tyre",- tha Shabani. Kuratori Centrone bëri një përmbledhj­e të konceptit kuratorial duke vendosur theksin tek karakteris­tikat që i bashkojnë të gjithë artistët pjesëmarrë­s, si edhe tek individual­itetet e tyre. "Objektivi im kryesor për këtë edicion të ' Onufrit' ishte të qëndroja në Tiranë, në Shqipëri dhe në të njëjtën kohë në botë. Këtë e bëra duke importuar disa copëza nga kjo botë dhe duke i sjellë ato në Tiranë. Kisha për qëllim që së bashku me 10 artistët ndërkombët­are dhe ata shqiptarë, ( që sipas meje janë të mrekullues­hëm , por të mbyllur brenda një sistemi, gjithsesi me mundësi të mëdha), të ndërtonim botën tonë",- tha Centrone. Sipas tij, gjërat nuk ndodhin rastësisht, pasi jemi këtu me artistë që flasin disa gjuhë, por kuptojmë se edhe në Shqipëri ka një panoramë të artit bashkëkoho­r, e cila ka një vazhdimësi shumë interesant­e. "Vendosa ta lejoja veten të inspirohes­ha nga rëndësia që ka historia në pjesën më të madhe të artistëve, prandaj e zgjodha këtë shprehje përmes artit ka një poezi, ekziston një fije që lidh historitë e të gjithë këtyre të rinjve. E përdora fjalën ' të rinj' për të treguar se vendosa të zgjedh artistë që i përkasin të njëjtit brez dhe që bashkohen nga fijet e kohës që ecin në mënyrë lineare, por që ka edhe deviacione. Dhe kam qenë i prirur që brenda historive të mëdha të gjej ato historitë e vogla që flasin për secilin nga ne. Kjo është memorja jonë dhe mund të jetë memoria kolektive, e cila është në ndërtim", - u shpreh Gaetano Centrone.

Artistët e pranishëm në konferencë si Calixto Ramírez, Vangjush Vellahu, Jelena Tomasevic dhe Alketa Xhafa Mripa, bënë një përshkrim të shkurtër për paraqitjen e tyre në këtë Onufër.

Çmimi i këtij edicioni do të shpallet në muajin janar 2018.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania