Gazeta Shqiptare

"Do doja që jeta ime të përfundont­e këtu në Tiranë, jo në Paris"

Helena Kadare në një rrëfim ndryshe: E adhuroja letërsinë e Ismailit "Shkruante më mirë se unë, nuk jam penduar, nuk kam qenë e detyruar"

-

kishin marrë vesh asgjë. Askush se kuptonte anormalen tonë. Ndaj Kadare, thotë s'kam qenë disident, kam bërë letërsi normale në një vend anormal". A qe e lumtur që shkroi? Helena Kadare u shpreh se sa janë ndjerë të lumtur që kanë bërë punën që donin. "Për shoferët, Ismaili thotë se, sa punë të mërzitshme kanë. Sidomos ata të metrove. Ndërsa unë e doja punën që bëja. ' Kohë e pamjaftues­hme', më shkoi 15 vjet për ta shkruar", - tha ajo. E pyetur nga Aida Baro, Helena pohoi se rritja e fëmijëve i ka marrë kohë. "Sigurisht, nëse do kisha qenë burrë do kisha shkruar më shumë patjetër. Por, puna e Kadaresë vlente më shumë. E adhuroja atë që bënte. Nuk e ekzagjeroj dhe nuk kam qenë e detyruar. Por, kuptova që vlente letërsia e tij. Imja do ishte letërsi mesatare, ndonjëherë pak më e mirë se mesatarja. Ismaili s'ka bërë punë tjetër, veç letërsisë. Unë zgjohesha në 2 të natës, kur lindi vajza për të zënë radhën për qumështin, por nuk dua të kujtoj këtë, sepse ia ka vlejtur e gjitha". E pyetur nëse do donte të kishte jetuar me dikë tjetër më mirë që ta kishte krah, Helena u mendua një hop. "S'e kam menduar. Kryesorja është ta adhurosh atë me të cilin je dhe unë e kam bërë".

E pyetur për kureshtjen tha se është promotor. "Dua të di gjithçka. Nëse nuk e ke kureshtjen është si vdekje. Nëse s'ke më aftësinë për t'u habitur ke humbur. Habia tregon se diçka më shumë kërkon nga jeta". Aliçka kujtoi bisedat me Aznavour që thoshte se kureshtja të mban gjallë. Sa i takon fëm- ijërisë si dhe asaj se çfarë e shtyu te letërsia Helena Kadare kujtoi se ka një korrespond­encë mbi leximet me një shoqe. "Babai dhe drejtori i shkollës sime në Elbasan ishin kuriozë. Im atë më mbante në kontroll për letra dashurie. Lexoja "Kontin e Monte Kristos", e jo vetëm, lexoja ato që përkthente Vedat Kokona, një burrë i pashëm. Jetonim me këto ëndrra, sepse vetëm librat ishin atëherë", - tha ajo.

Helena Kadare zbuloi se nuk ka qenë njeri konfliktes­h. "Ka qenë një jetë e realizuar, por nuk ka qenë e thjeshtë. Mbase kjo ka qenë sharmi i jetës. Si është ajo shprehja, kur desha të kuptoja si ishte jeta, e kuptova se kishte kaluar shumë".

Sa i takon përkthimev­e Helena Kadare vërejti se ka përkthyer ata burra që ka dashur t'i lexojë e ka ëndërruar t'i takojë. Më pas e pyetur për librin "Tri gratë" e Jasushi Inoes, Helena Kadare u përgjigj përmes Henri Marsh dhe librit të tij "Mos bëj dëm". Ai shkruan: "Në zemrën e çdo kirurgu ka një varrezë të vogël. Sa më shumë punoja, aq më shumë besoja se ka shumë rol fati. Ai ka thënë se e kish zili nënën që besonte".

Më vonë, e pyetur për njeriun, Helena Kadare kujtoi diçka nga periudha e shkollës: "Kur kemi qenë në shkollë mësonim nga teoria marksiste se individi s'ka vlerë. Por, unë mendoj ndryshe. Një njeri, një individ bën hatanë, si Hitleri a diktatori ynë". Sa i takon letërsisë sot, Helena Kadare vlerësoi ambicien e të rinjve, por tha se njerëzit paguajnë shumë për të botuar. "I thashë një mikut tim që donte t'i botonte një libër djalit 20 vjeç, se është si ta martosh para kohe. Nuk duhet mësuar t'i ketë gati. Duhet të provojë ndjesinë e aprovimit të botuesit. Tha se prindërit nuk duhet ta shtyjnë fëmijën, as ta detyrojnë".

Helena mohoi të jetë feministe. Tha se e bukura është te të parit e gjërave në një drejtim dhe zbuloi se e bën me dashuri përzgjedhj­en e personazhe­ve femra, por jo për të mundur burrat.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Helena Kadare dhe Ylljet Aliçka
Në foto: Helena Kadare dhe Ylljet Aliçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania