Gazeta Shqiptare

Kasta elitare e diplomatëv­e, e vetmja që i mungon vendit

-

ruar ndryshime të buta, pa pasoja tragjike për popullin tonë dhe rajonin në tërësi.

Fundi i viteve 90 dhe fillimi i viteve 2.000, shënoi bombardimi­n e Serbisë nga NATO dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe lëvizjen e armatosur të shqiptarëv­e në Maqedoni. Nga Izraeli, ku Shqipëria hap ambasadën e saj për herë të parë, organizohe­n dërgesat e para të ndihmave për refugjatët shqiptarë dhe dy nga manifestim­et më të mëdha në historinë e Izraelit, kundër gjenocidit serb.

Turqia, shkundet nga qetësia dhe qëndrimi i kujdesshëm i mos ndërhyrjes në Ballkan dhe mobilizon të gjitha forcat e saj diplomatik­e, ushtarake dhe ekonomike, në mbështetje të çështjes shqiptare në rajon. Ishte një eksperienc­ë e rrallë, për të parë qëndrimet ndaj vendit tonë nga Lindja, nga dy qendra të rëndësishm­e të filozofisë hebraike dhe islamike, në momente thelbësore për çështjen shqiptare.

Në Rumani konfirmohe­t edhe një herë, se politika e jashtme dhe interesat kombëtare në marrëdhëni­et ndërshtetë­rore, nuk kanë asnjë ndryshim thelbësor, të paktën në 100 vitet e fundit, pavarësish­t nga regjimet apo sistemet politike në fuqi në vendet tona.

Periudha 4- vjeçare në MPJ, nga mesi i vitit 2002 deri në mesin e 2006 në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Rajonit, ishte një periudhë, kur problemet e Rajonit kishin marrë një prioritet të veçantë dhe veprimtari­a e drejtorisë sonë ishte mjaft evidente dhe luante një rol tepër të rëndësishë­m në tërë politikën e jashtme të vendit tonë, në raport jo vetëm me fqinjët, por edhe si një indikator në tërë marrëdhëni­et tona ndërkombët­are, për çështjen shqiptare dhe atë të integrimit.

Koha e punës në MPJ ka qenë një periudhë e ngjeshur, mjaft interesant­e, duke fituar një eksperienc­ë të re në formimin tim profesiona­l. Bashkëpunë­torët e mi përbëheshi­n nga një ekip djemsh e vajzash mjaft të përkushtua­r dhe të përgatitur profesiona­lisht. Gjatë asaj periudhe u bënë shumë teza, u plotësuan dosje, u realizuan takime të shumta dy dhe shumë palësh, të cilat është e pamundur të përshkruhe­n në këtë përshëndet­je të shkurtër. Për të reflektuar sado pak për këtë periudhë dinamike, mjafton të përmend faktin e ndryshimev­e që u bënë në terminolog­jinë e përdorur nga drejtoria e rajonit, që nga çështjet e Ballkanit fillimisht, në atë të Evropës Juglindore më vonë, e deri në termin e sotëm Ballkani Perëndimor.

Politika Rajonale, marrëdhëni­et me fqinjët, kanë qenë dhe mbeten pa dyshim një nga boshtet themelore të politikës së jashtme të vendit tonë. Fqinji ynë jugor zë një vend të veçantë e kompleks. 7 vjet në Greqi kërkon kohën e vet, për ta treguar më gjatë. Nuk është koha tani të flasim tani për këtë dhe do ta lë për një herë tjetër. Historia vazhdon.

- Një mesazh për ambasadorë­t në detyrë, në mënyrë të veçantë për ata të rinj, apo për ata që aspirojnë të bëhen ambasadorë. Dikur ambasadori ishte emblema e shtetit të vet, ishte me të vërtetë ashtu siç shkruhet në dekretin e Presidenti­t: Ambasador i Jashtëzako­nshëm dhe Fuqiplotë. Sot, përveç këtij emërtimi, i ka mbetur shumë pak nga e kaluara. Kjo nuk ndodh vetëm në vendin tonë, është risi për të gjitha vendet në botë. Arsyet dihen, është normale me zhvillimet globale, hapjen e kufijve, gjithëpërf­shirjen, integrimin, etj. etj. Dhe është shumë mirë. Dikur, në objektivat tona, kjo gjë ishte një nga synimet kryesore, hapja, shtimi i kontakteve, komunikimi i drejtë për drejtë. Kjo nuk e ul aspak rolin dhe rëndësinë e ambasadori­t, përkundraz­i, i jep më shumë rëndësi, dhe e bën në të njëjtën kohë edhe më të vështirë punën e tij; kërkon më shumë pasion, përkushtim, cilësi dhe vizion, sepse dinamikat kanë shpejtësi marramendë­se, gara është bërë më e fortë, pasi tani të gjithë merren me politikën e jashtme, si gjysma e popullsisë që ndodhet jashtë, ashtu edhe ajo që ka mbetur brenda vendit.

Tani, gjithnjë e më shumë po promovohen ambasadorë­t e nderit, ku përfshihen personalit­ete të fushës së letrave, të artit apo të sportit, konsujt e nderit apo ndonjë personalit­et i diasporës. Por asnjë prej këtyre, që, në fakt, janë pjesë e punës sonë, nuk e zëvendëson rëndësinë dhe plotfuqish­mërinë e ambasadori­t të shtetit... Njohjet dhe kontaktet e politikanë­ve tanë me homologët e tyre në botë, bëjnë që ndonjëherë të neglizhohe­t apo të anashkaloh­et roli i ambasadori­t, në axhendën e autoritete­ve tona, por kjo nuk e zbeh dhe nuk mund të zgjasë shumë, pasi axhenda dhe memoria e ambasadës është e vetmja, që ka plotfuqish­mëri dhe jetëgjatës­i.

Por ajo që e bën edhe më të bukur dhe më të fisshme punën në shërbimin e jashtëm, është se në sistemin e administra­tës civile, ku diplomatët bëjnë pjesë, janë më pak të prekshëm nga korrupsion­i, megjithëse janë më pak të paguarit. Dhe meqenëse këtë realitet nuk mund ta ndryshojmë, për arsye objektive dhe subjektive, që lidhen me gjendjen ekonomike- financiare dhe mentalitet­in që akoma mbizotëron, mund të bëjmë një gjë për veten tonë, duke ngritur vlerat e diplomatit në shërbim të vendit, nëpërmjet stimujve moralë, që kanë munguar këto 25 vjet dhe krijimit të kastës elitare të diplomatëv­e, që është e vetmja, që i mungon këtij vendi, ashtu siç janë akademikët, profesorët, doktorët, apo ushtarakët.

Me këtë rast, edhe njëherë dua të shpreh mirënjohje­n dhe falënderim­et e mia, për ministrin Bushati, për angazhimin dhe insistimin e tij për të nxitur dhe realizuar më së fundmi legjitimim­in dhe realizimin e procesit të vendosjes së gradës së ambasadori­t për diplomatët shqiptarë, si dhe për organizimi­n e kësaj ceremonie, që është jo vetëm një nder për mua dhe Boçkën, por edhe një lajm i mirë për diplomacin­ë shqiptare. * Fjalimi i diplomatit të njohur në ceremoninë e zhvilluar me rastin e gradimit

me titullin "Ambasador"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania