Gazeta Shqiptare

Milinkoviç: Alijev? Suksese në jetë!

Timonieri i kampionëve pëlqen shumë dy yjet e gjirokastr­itëve, Abazajn dhe Bregun Trajneri serb do maksimumin kundër Luftëtarit

- Jeton Selimi

Në intervistë­n para ndeshjes së fundit që Kukësi do të luajë në shtëpi përballë Luftëtarit, trajneri Milinkoviç ka folur për këto 90 minuta ndaj ish- ekipit të tij, si dhe për largimin e Alijev nga Kukësi. Ndeshja ndaj Luftëtarit. "Vëmendjen e kemi vetëm tek ndeshja e radhës në kampionat. Kur të mbarojë kjo ndeshje, atëherë duhet të shohim për përforcime­t brenda ekipit. Ne besojmë se do ta mbyllim këtë fazë me fitore. Luftëtari është një ekip i vështirë, por ne dëshirojmë vetëm fitoren. Për mua Luftëtari nuk është vetëm i dy ndeshjeve të fundit, pavarësish­t fitoreve të marra në këto ndeshje, ai ka luajtur po aq bukur edhe në ato ndeshje që ka humbur. Ky ekip është dënuar më shumë nga fati sesa loja dhe mund të them që është në nivelin e vitit të kaluar. Fakti që ata i shënuan 5 gola Partizanit, tregojnë formën e tyre pasi asnjë ekip në Superiore nuk ka arritur të shënojnë këtë sasi golash".

"Ne nuk duhet të gabojmë në fushën tonë, pasi Skënderbeu është shkëputur në renditje vetëm falë gabimeve tona. I kam thënë lojtarëve që Kukësin duhet ta kthejmë në një "kështjellë", që nuk mposhtet lehtësisht".

"Në çdo ekip të madh qëndron presioni i pankinës. Megjithatë e rëndësishm­e është që presioni të mos kalojë tek futbollist­ët, por të ngelet tek trajneri pasi janë ata që luajnë në fushën e lojës. Mund ta konsideroj si diçka të natyrshme".

MERKATO TE LUFTËTARI

"Luftëtari ka futbollist­ë të mirë që duhen vëzhguar, por ata lojtarë kanë kon- tratën e tyre lidhur me Luftëtarin. Sa i përket futbollist­ëve kyç të ekipit të Luftëtarit, Bregu dhe Abazaj kërkojnë më tepër të largohen jashtë Shqipërisë, në një klub europian".

ET'HEMI

"Të gjithë e kuptojnë se Et'hemi është duke bërë paraqitje të mira. Ekipi duhet t'u besojë talenteve. Abazaj disa kohë më parë ishte një i panjohur, ndërsa tani e kërkon gjysma e Superiores apo edhe në Europë. Këtë lojtar mund ta shesim edhe jashtë, në një klub europian pas disa kohësh, nëse arrin të japë rezultate të mira në fushë".

MALDIN YMERAJ

"Futbollist­i është pjesë e Kukësit, por duhet të tregojë se sa vlen në fushë. Nuk është e thënë që Ymeraj të zbresë menjëherë në fushën e lojës".

RAUF ALIEV

"Pavarësish­t se erdhi me bujë, Alievi nuk arriti të jap shumë tek Kukësi. Alievin e urojmë të ketë një karrierë të mirë dhe kudo që të shkojë, të shënojë sa më shumë gola. Për mua është një lojtarë i mirë, por nuk arriti dot të tregojë vlerat në Superiore",- u shpreh Milinkoviç.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania