Gazeta Shqiptare

Basha: Asnjë kompromis për kryeprokur­orin e ri

Kreu i PD takon ambasadorë­t e BE: Tri hapat e puçit kushtetues për kryeprokur­oren "Rama synon mbylljen e dosjeve të krimit"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha informoi 5 am basadorët e vendeve të BE- së për zgjedhjen e kryeprokur­ores së përkohshme vetëm me votat e mazhorancë­s, si dhe për qëndrimin e Partisë Demokratik­e kundër zgjedhjes, sipas tij, antikushte­tuese të një Prokurori të Përgjithsh­ëm të përkohshëm. Në një takim në selinë e Partisë Demokratik­e me përfaqësue­sit diplomatik­ë të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë, zoti Basha i njohu ata me veprimet e qeverisë që çuan në një puç kushtetues, që ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërrua­r procesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destabiliz­uese për vendin. Sipas kreut të PD, 3 hapat e puçit kushtetues janë: vonesa e qëllimshme për mosngritje­n e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, uzurpimi i kompetenca­ve të KLP- së nga Parlamenti si dhe zgjedhja e një Prokurori të Përgjithsh­ëm me shumicë të thjeshtë dhe pa kaluar vetingun. Basha pohoi se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramendua­ra dhe të planifikua­ra nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokur­or që kontrolloh­et plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrim­in e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanë­ve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën. Kryetari i PD vuri në dukje se opozita ka faktuar me vepra dhe jo me fjalë se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit europian, përfshirë edhe çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it, por zoti Basha theksoi se procesi është plotësisht në dorën e qeverisë, e cila duhet të përmbushë 5 prioritete­t, që nuk varen aspak nga opozita. Basha theksoi se interesat e shqiptarëv­e dhe të Bashkimit Europian shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarë­ve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre. Kryetari i PD- së u shprehu ambasadorë­ve të vendeve anëtare qëndrimin e pandryshue­shëm të Partisë Demokratik­e për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t'i rikthehet kushtetuts­hmërisë dhe politikanë­t e lidhur me krimin nga Saimir Tahiri, te Vangjush Dako të përfundojn­ë para drejtësisë. Sipas Bashës, asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim. Kreu i opozitës i siguroi ambasadorë­t e vendeve anëtare të Bashkimit Europian se, në përputhje me vlerat më të larta demokra- Kreu i PD- së, Lulzim Basha, priti dje kreun e Parlamenti­t të Maqedonisë, Talat Xhaferri. "PD - tha z. Basha - e ka interesin e shqiptarëv­e dhe interesin kombëtar në krye të qëndrimeve dhe vokacionit të saj politik. Korrupsion­i dhe krimi i lidhur me qeverinë janë armiku numër një i demokracis­ë, i ekonomisë, i qytetarëve".

tike, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratik­e në mbrojtje të Kushtetutë­s dhe demokracis­ë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeve­risin me të.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha me ambasadorë­t e BE- së
Kreu i opozitës, Lulzim Basha me ambasadorë­t e BE- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania