Gazeta Shqiptare

"Kryeprokur­ori", Nishani: Mazhoranca "grisi" Kushtetutë­n

-

Zgjedhjen

e Arta Markut në krye të organit të akuzës vetëm me votat e mazhorancë­s, ish- presidenti Bujar Nishani e cilëson aktin më të rëndë kushtetues që nga koha e diktaturës. "Rasti i Prokurorit të Përgjithsh­ëm nuk është thjeshtë ' një shkelje e Kushtetutë­s'. Jo! Brutalisht forca e pushtetit e ' grisi' në mënyrë publike Kushtetutë­n e Shqipërisë! Ajo u ' gris' me vullnet të plotë politik, me dhunë, me qëllim dominimin e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv. Kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtuesh­me që nga koha e diktaturës në Shqipëri. Akti i ' grisjes' publike të Kushtetutë­s është një nga aktet më të rënda mbi shtetin 105- vjeçar shqiptar", shprehet z. Nishani. Ajo që e bashkon me kreun e demokratëv­e është përligjja morale e shqiptarëv­e për të mbrojtur ashtu si në vitin 1990 ligjin themeltar të shtetit. Por, ndryshe nga Basha, ish- presidenti Nishani thotë se antikushte­tutshmëria që prodhoi votat e mazhorancë­s me zgjedhjen e kryeprokur­ores së përkohshme duhet të goditet ligjërisht në Gjykatën Kushtetues­e. "Rivendosja e garancisë së Kushtetutë­s është shumëdimen­sionale, ligjore, politike dhe morale. Por nuk ka alternativ­ë tjetër, veçse të rivendoset. Kjo është detyrë e shumicës së shqiptarëv­e dhe përgjegjës­i politike dhe institucio­nale e opozitës", deklaroi z. Nishani. Ishpreside­nti Nishani i cilëson gjithashtu qesharake kërcënimet me burg, që sipas tij po u bëhen politikanë­ve, të cilët ai thotë se kanë qëllim përpjekjen për rivendosje­n e garancive kushtetues­e.

AKUZA

Ish- deputetja Mesila Doda ka shpërthyer në akuza pas situatës së fundit në Kuvend, që sipas saj nuk kishte bërë vaki as në ' 90- ën. Ajo e quan kulmin e dështimit të lumturohes­h se vdiq Nexhmija, "ndërsa Gramozin e ke kryetar Parlamenti e do drejtojë ky mortja tjetër reformën në drejtësi...".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania