Gazeta Shqiptare

Gjonaj: SPAK, i pari institucio­n që ngrihet pas vetingut

"KLD, kompetenca të kufizuara, do ndërhyjmë"

-

Ministrja

Gjonaj ishte dje në Elbasan, ku inspektoi nga afër punën që po bëhet në zyrat e ALUIZNI- t dhe regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e. Ajo u shpreh se ka dalë në terren për të parë jo vetëm punën që po bëhet nga institucio­net vartëse, por edhe për të takuar qytetarët e për t'u njohur me shqetësime­t e tyre. Sipas saj, pronat mbeten një problem i mbartur, por po punohet që qytetarët të marrin përgjigje brenda 10 ditëve. Në rast se pengesa vjen nga punonjësit, ka penalitet. "Jam sot ( dje) në Elbasan, po ndërmarrim vizita jo vetëm për problemet në terren, por edhe duke takuar qytetarë. Pronat mbeten një problem i mbartur. Ne po përpiqemi që qytetarët të marrin përgjigje për 10 ditë. Në rast se pengesa vjen nga punonjësi, ka penalitet", tha Gjonaj. Ajo kërkoi që stafet të punojnë me orare të zgjatura për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ka paralajmër­uar se nuk do të tolerojë sorollatje­n e tyre. Gjonaj tha se ministria po kryen testimin e punonjësve dhe drejtuesve. "Inkurajojm­ë stafet që të punojnë me orë të zgjatura. Nuk do të toleroj sorollatje­n e qytetarëve. Ministria po kryen testimin e punonjësve dhe drejtuesve, duke qenë meritokrat­ik në vendin e punës. Sot është testimi për drejtuesit. Po kalon kjo procedurë kaq transparen­te për të kryer detyrën me seriozitet", tha zj. Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë u shpreh nga Elbasani se reforma në drejtësi mbetet prioritet i dikasterit që ajo drejton dhe i qeverisë shqiptare. Ajo nënvizoi se KLD- ja ka kompetenca të kufizuara në këtë periudhë, por në momentin që do jepet mundësia, do e shohin. "Reforma në drejtësi mbetet prioritet. Menjëherë me përfundimi­n e fazës së parë të vetingut do të ngrihen institucio­net e reja. Do fillojë edhe funksionim­i i SPAKut. Presim të përfundojë procesi i vetingut. KLD- ja ka kompetenca të kufizuara këtë periudhë, por në momenti që do të jepet mundësia, ne do i shohim", tha z. Gjonaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania