Gazeta Shqiptare

Tymueset në Kuvend, Byroja dënon 7 deputetët e opozitës

Hysi kërcënoi Brahimllar­in: Ti në burg, ndërsa babai do të ketë pasoja Kryemadhi i kujton Ramës vrasjen e Esat Pashë Toptani

-

Sipas kreut të grupit të LSI, Vasili, trafikantë­t e Rilindjes dënuan deputetët e rinj të Parlamenti­t, që mbrojtën Kushtetutë­n: "Trafikantë­t e Rilindjes ose Esat Pashë Toptanët e rinj, që ia kanë shitur Shqipërinë drogës dhe kriminelëv­e dënojnë deputetët më të rinj të Parlamenti­t se mbrojtën Kushtetutë­n dhe Shqipërinë. Dihet fundi i Esat Pashë Toptanit dhe çdokujt që shet atdheun. Shqiptarët nuk falin".

Byroja e Kuvendit për jashtoi dje me 10 ditë 6 deputetët e opozitës, ndërsa 5 ditë deputetin socialist Bujar Çela dhe deputeten e LSI- së, Kejdi Mehemetaj, të cilët u përfshinë bashkë në një incident. Vendimi vjen katër ditë pas protestës së opozitës ku u hodhën tymues brenda ambienteve të Parlamenti­t. Deputetët e përjashtua­r janë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Bardh Spahia, Endri Hasa, Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari. Masë më e lehtë, me vetëm 5 ditë përjashtim u dha për Kejdi Mehmetajn e LSI- së dhe deputetin socialist, Bujar Çela. Vendimi i Byrosë hyn në fuqi më 15 janar, me nisjen e sesionit të ri parlamenta­r. Përpara Byrosë mësohet të ketë raportuar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi për të cilën PS kërkoi përjashtim­in nga Kuvendi për 10 ditë. Ajo nuk iu përgjigj pyetjeve të ligjvënësv­e, por bëri betimin e deputetit. "Jam në përputhje të plotë. Betohem me nder se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend, do përfaqësoj denjësisht popullin, do t'i bindem Kushtetutë­s dhe ligjeve, do të mbroj liritë dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj e do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullit tim. Përparimi i atdheut dhe mirëqenia e popu- llit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar", u shpreh para Byrosë Kryemadhi.

KËRCËNIMI

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi jashtë kryesisë së Kuvendit kërcënoi me "vrasje" kryeminist­rin Edi Rama, vetëm pak minuta pasi Byroja e Kuvendit e përjashtoi 10 ditë nga punimet e Parlamenti­t. Duke folur për sjelljen e saj në Parlament, ku qëlloi me çizme kryeminist­rin, kry- etarja e LSI- së shkoi edhe më tej duke iu referuar shembujve të historisë dhe ngjarjeve të Parisit, ku më e bujshmja është vrasja e Esat Pashë Toptanit, 97 vite më parë nga Avni Rustemi. "Çizmja është simboli paralajmër­ues për këtë juntë të krimit dhe të drogës që po vendoset në Shqipëri. Nuk ka për t'u ndalur, sepse nuk kanë për t'u ndalur shqiptarët, sepse shqiptarët e kanë vendosur drejtësinë në mes të Parisit, jo më në Ti- ranë", deklaroi z. Kryemadhi. Kurse socialisti Ervin Bushati u shpreh: "Është e papranuesh­me që veprime të tilla të cenojnë sadopak integritet­in e punës së Parlamenti­t, aq më tepër në momentin që Shqipëria është kaq pranë integrimit".

BETIMI

Gjatë mbledhjes së djeshme të gjithë deputetët e opozitës, para Byrosë kanë lexuar formulën e betimit, duke theksuar se do të vazhdojnë betejën për mbrojtjen e Kushtetutë­s. Alket Hyseni i PS- së u shpreh: "Ju mendoni që nëpërmjet akteve dhe hedhjes së objekteve jeni në përputhje me betimin që thoni?". Por, Kryemadhi u përgjigj: "Ju zoti Hysenaj nuk e keni kuptuar se çdo të thotë betim, por po jua lexoj edhe njëherë. Betohem me nderin se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputete e këtij populli në Kuvend. Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t'i bindem Kushtetutë­s dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve, do të punoj me të gjitha kushtet e mia për përparimin e atdheut dhe mirëqenien e popullit tim. Përparimi i atdheut dhe mirëqenia e popullit tim nuk është droga dhe krimi i organizuar". Në dalje nga Kryesia e Kuvendit, nënkryetar­i i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka paralajmër­oi aksion të fortë opozitar kundër mazhorancë­s. "Të gjithë deputetët e opozitës bëmë maksimumin e mundshëm për të mbrojtur Kushtetutë­n dhe nuk ka Byro që drejtohet nga Ruçi apo Rama që të pengojë opozitën të bëjë detyrën e saj", theksoi z. Paloka.

DENONCIMI

Deputeti i LSI- së, Endrit Braimllari është shprehur se i është bërë presion nga ana e deputetes së PS- së, Vasilika Hysi, në seancën e së hënës në Kuvend, kur po votohej kryeprokur­ori i ri. Këtë ai e tregoi përpara Byrosë së Kuvendit. Sipas Braimllari­t, deputetja e PS i ka ushtruar presion duke i thënë se ai do të përfundojë shumë shpejt në burg dhe se pasoja do të ketë edhe për babain e tij gjyqtar. "Vasilika Hysi më bëri presion në seancë që do përfundosh në burg dhe babai yt do ketë pasoja, sepse është gjyqtar. Ndërkohë, babai im nuk është gjyqtar. Ju përdorni reformën për t'i bërë presion çdo shqiptari. Keni shkelur Kushtetutë­n dhe parimin e shtetit të së drejtës", tha ai. Më tej Braimllari është shprehur se edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka përdorur një fjalor të papranuesh­ëm, duke kërkuar që Kuvendi të marrë masa. "Habitem pse sot nuk është i ftuar ministri i Jashtëm, Bushati se ka përdorur një fjalor jashtëzako­nisht të turpshëm për deputeten Mehmetaj, më vjen turp mua si mashkull të them ato fjalë. Është e turpshme ajo që bëri deputeti Çelaj, që ushtroi dhunë ndaj deputetes Mehmetaj", tha ai.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dje në Byronë Parlamenta­re
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dje në Byronë Parlamenta­re
 ??  ?? Protesta e opozitës në Kuvend
Protesta e opozitës në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania