Gazeta Shqiptare

Ruçi bën autokritik­ë: Ndjesë, votuesve për seancën e dhunshme

Kreu i Kuvendit, pritje për përfaqësue­sit e medias me rastin e festave "Në sesionin tjetër zgjedhim KLP e KLGJ"

- Darina Tanushi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjeti rastin dje të bëjë autokritik­ë dhe t'u kërkojë ndjesë votuesve për shfaqjen që u pa në seancën e fundit të Kuvendit. Gjatë fjalës që mbajti në një pritje për përfaqësue­s të mediave. "Ka edhe të tilla gjëra, që ne parlamenta­rëve nuk na nderojnë. Sigurisht, nuk kishte bërë vaki që të ndodhnin disa precedentë që s'kanë ndodhur në 27 vjet dhe sigurisht që unë si drejtues i këtij Kuvendi nuk e ndjej veten komod, e para se ta bëj urimin, do e filloja me një autokritik­ë në kuptimin e ndjesës ndaj publikut dhe zgjedhësve tanë, që na kanë zgjedhur", u shpreh kreu i Kuvendit. "Megjithatë, nuk e ka përshkuar veprimtari­në e Parlamenti­t ky rast, kjo seancë. Ashtu sikurse ju vetë keni përcjellë, Parlamenti ka qenë i polarizuar si shumë parlamente të tjera demokratik­e, por krahas këtij polarizimi që kemi pasur, kemi bërë edhe punë të tjera, siç ka qenë konsensusi i gjerë për tre organet e vetingut, po i tillë ka qenë edhe konsensusi i lartë dhe i po këtij spektri politik për ligjin për pakicat kombëtare, i tillë ka qenë votimi për reformën në drejtësi, i tillë ka qenë vullneti politik për të miratuar një rezolutë për dhunën në familje, apo një rezolutë tjetër për qëndrimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për zhvillim të qëndrueshë­m", tha Ruçi para gazetarëve. E duke bërë një parashikim për punën që e pret Kuvendin në sesionin e ri që nis në gjysmën e janarit, Ruçi u shpreh:

"Unë mendoj që kalimi në sesionin tjetër parlamenta­r që do të fillojë i tillë do të jetë, veçanërish­t me dytri momente kryesore, siç është zgjedhja e KLGJ- së dhe KLP- së për të gjitha kandidatur­at që s'janë pjesë e gjyqësorit apo e prokuror- isë, apo zgjedhja e inspektori­t të përgjithsh­ëm të drejtësisë, të cilat janë ek- skluzivite­te të Parlamenti­t shqiptar". Sipas tij, këto e të tjera do të jenë veprimtari parlamenta­re të sesionit të ardhshëm parlamenta­r, që do të duhen të bëhen realitet nga i gjithë spektri politik parlamenta­r shqiptar. E duke uruar festat e fundvitit, Ruçi falënderoi mediat për gjithçka kanë bërë dhe pasqyruar, "si arritjet e Kuvendit të Shqipërisë, ashtu edhe mangësitë individual­e apo kolegjiale të institucio­nit të Parlamenti­t". "Angazhohem pranë këtyre festave që në sesionin e ardhshëm parlamenta­r, edhe ndjesitë, vërejtjet dhe sugjerimet që na keni bërë do të jemi më të hapur për ju, për t'ju krijuar komoditeti­n dhe hapësirën e domosdoshm­e për një transparen­cë më të lartë ndaj veprimtari­së së komisionev­e parlamenta­re dhe të seancave parlamenta­re", pretoi Ruçi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania