Gazeta Shqiptare

Dhuna në protestën e opozitës, gjykata liron 6 personat e ndaluar

Në seancë, të pranishëm deputetët e PD, Strazimiri, Murrizi, Balliu e Çela

-

Gjykata

Penale e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për gjashtë personat e ndaluar ditën e hënë, për shkak të incidentev­e të shënuara gjatë protestës së zhvilluar nga opozita para Parlamenti­t. Organi i akuzës ka kërkuar që për ta të caktohet masa e sigurisë e detyrimit për t'u paraqitur në prokurori një herë në javë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokuroris­ë, duke lënë të lirë 6 protestues­it, mbi të cilët rëndon akuza e kundërshti­mit të punonjësve të policisë, në tentativë për të çarë kordonin e efektivëve dhe për t'u futur në Kuvend, ku po zhvillohej seanca për zgjedhjen e kryeprokur­ores së re. 6 personat, sipas prokuroris­ë janë fiksuar nga kamerat duke goditur efektivët e policisë. Konkretish­t, janë lënë të lirë protestues­it Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë; Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër ( i dënuar më parë); Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë. Gjatë masës së sigurisë, të pranishëm në sallën e gjyqit ishin edhe de- putetët e PD, Gent Strazimiri, Myslym Murrizi, Klevis Balliu, Isuf Çela. Specialist­ët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore evidentuan, dokumentua­n dhe kapën shtetasit që kundërshtu­an me dhunë punonjësit e policisë gjatë protestës së opozitës, të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania