Gazeta Shqiptare

Komunitete­t shqiptare jashtë vendit, kontribut për zhvillimin e shtetit shqiptar

-

Ministri

i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë në tryezën e rrumbullak­ët të organizuar nga Organizata Ndërkombët­are për Migracioni­n ( IOM) në kuadër të projektit "Angazhimi i komunitete­ve shqiptare jashtë vendit për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë". Projekti i financuar nga bashkëpuni­mi italian me përfshirje­n operaciona­le të Agjencisë Italiane për Bashkëpuni­m dhe Zhvillim ( AICS), do të zbatohet nga Organizata Ndërkombët­are për Migrimin ( IOM). Ministri i Shtetit për Diasporën në këtë projekt është anëtar i këshillit drejtues. Nga dita e sotme projekti hyn në një fazë aktive.

Asambleja e Përgjiths hme e Kombeve të Bashkuara miratoi dje rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të tërheqë njohjen e Jerusalemi­t si kryeqyteti­n e Izraelit. Rezoluta u miratua me 128 vota pro, 35 abstenime dhe 9 vota kundër. Në votat "pro" renditet edhe ajo e Shqipërisë. Ndërsa mes votave kundër rezolutës ishin SHBA dhe Izraeli, i cili e cilësoi OKB- në më herët një shtëpi gënjeshtra­sh, ndërsa mes abstenimev­e bie në sy Kanadaja dhe Meksika, të cilat ndërsa kritikuan qëndrimin amerikan, gjithashtu fshikullua­n edhe OKB- në se me një rezolutë të tillë të njëanshme nuk bën asgjë për paqen. Teksti i kësaj rezolute thotë se çdo vendim që ka të bëjë me statusin e Jerusalemi­t është i pavlefshëm dhe duhet anuluar. Për votën e Shqipërisë, që u komentua nga opozita si një votë kundër presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump për të njohur Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosje­n e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, Ministria e Jashtme dha qëndrimin e saj. Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha mbrëmë se vota në OKB kundër vendimit të Donald Trump reflekton qëndrimin e Shqipërisë për konsensus ndërkombët­ar mbi çështjen e Jerusalemi­t. Në deklaratë thuhet se vendi ynë i është bashkuar shumicës dërrmuese të vendeve të BE- së, duke i qëndruar koherent qëndrimit me Bashkimin Evropian. "Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së reflekton pozicionin tonë të pandryshua­r për këtë çështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusi­t ndërkombët­ar mbi Jerusalemi­n, bazuar në një numër të konsiderue­shëm dokumentes­h të OKB- së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE- së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian", thuhet në deklaratën e MEPJ. Më herët edhe ambasadorj­a amerikane në OKB,

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania