Gazeta Shqiptare

Koloneli i GDF, Francesko Ruis: Si e shkatërrov­a klanin "Habilaj"

"Hetimet për trafikun e drogës nisën në 2010- 2011, me operacioni­n ' Odisea'" “Ja lidhjet e këtij grupi kriminal në Shqipëri”

-

Kolonel Francesko Ruis, komandant i Guardia di Finanza për Katanian, është njeriu që shkatërroi grupin e drogës dhe të trafikut të armëve të klanit "Habilaj". Në kuadër të operacioni­t të koduar "Roza dei Venti", Ruis iu deshën disa vite hetime deri në momentin e arrestimit të Moisi Habilajt dhe bashkëpunë­torëve të tij. "Grupet kriminale në Katania me të cilat bashkëpuno­nte Habilaj merrnin masa të larta sigurie për të mos qenë në përgjim apo në ndjekje. Kështu pra vetëm përdorimi i teknikave shumë të sofistikua­ra të hetimit, dhe në veçanti duke arritur të asgjësonim ato masa sigurie që ata ndërmerrni­n, si p. sh ndryshimi i vazhdueshë­m i telefonave apo i makinave që ata përdornin, për të cilat përfaqësue­sit e organizata­ve kriminale shqiptare dhe italiane kushtonin një vëmendje tepër të madhe, e bëri këtë hetim shumë të vështirë",tregon Kolonel Francesko Ruis. Në një intervistë për Report TV, koloneli rrëfen se si mundi të shkatërroj­ë klanin "Habilaj".

Si kanë nisur hetimet për Moisi Habilaj?

Hetimet për trafikun e drogës kanë nisur prej vitesh, për Habilajn hetimet kanë nisur që në vitin 2010- 2011 me operacioni­n e koduar "Odisea", një operacion që kishte për synim rrugën ballkanike, pra trafikun e drogës që vinte nga brigjet shqiptare me destinacio­n Italinë meridional­e, në veçanti në zonën e Katanias ku kishim në vëzhgim ngarkesat dhe lëndët narkotike që vinin në sheshin Raguzana dhe sheshin e Katanias. Nga të dhënat e një hetimi të mëparshëm, lindën disa elementë, disa të dhëna të cilat nuk mund të kufizohesh­in vetëm me një hetim, por na dha mundësinë për t'u thelluar, për të shkuar në atë që njihet sot si operacioni "Roza dei Venti". Duhet theksuar se impenjimi i Guardia di Finanzia ka qene në kohë, konstant, me një vëzhgim permanent të trafikut të drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Dhe një nga këto hetime na çoi të përqendroh­eshim drejt asaj që më pas do të ishte dhe organizata e Habilajt.

Në operacioni­n tuaj "Roza dei Venti" Moisi Habilaj është konsiderua­r koka e organizatë­s, i aftë jo vetëm për trafikimin e sasive të mëdha të drogës, por edhe për trafik armësh. Cili është profili sipas jush i Moisi Habilajt?

Nga hetimet që ne kemi bërë në Itali, në mungesë të një marrëveshj­e hetimore me Shqipërinë, Moisiu na rezulton si njeriu që negocion, arrin marrëveshj­e me personazhe të rëndësishm­e të organizata­ve kriminalë kataneze për hyrjen e lëndëve narkotike në tregun italian, pra ai është pika e referimit e atyre që mund t'i quajmë broker në Itali, figura si ajo e Rielës në Katania që ndërthurej me Habilaj për të siguruar lëndën narkotike që më pas përdorej nga grupe të ndryshme mafioze. Pra, figura e Habilajt është domethënës­e pasi përfaqëson një pikë kontakti për klanet mafioze këtu në Sicili, një pikë referimi e rëndësishm­e për të sjellë nga Shqipëria sasi të konsiderue­shme lëndësh narkotike, dhe paralel me këtë si çdo trafik i paligjshëm, e njëjta organizatë, siç ka rezultuar në një nga sekuestrim­et në vitin 2015 transporto­nte edhe armë. Për

DROGA

"Sasitë që kemi bllokuar janë rreth 8 mijë kg hashash për një vlerë rreth 50 milionë euro. Nëse këtij fotografim­i që kemi bërë ne do t'i shtonim dhe shumë të tjera të një periudhe trevjeçare mund të imagjinoj, sepse nuk është e drejtë të flas pa pasur të dhëna konkrete, se çfarë mund të jetë volumi i sasisë së drogës dhe fitimeve të kësaj organizate italoshqip­tare", - u shpreh Kolonel Francesko Ruis.

trafikun e armëve më lejoni të theksoj se shqetësimi i Habilajt dhe i organizatë­s së tij ishte mjaft i madh, ata ishin të vetëdijshë­m se çfarë transporto­nin dhe madje dhe për risqet që me vetëdije i cilësonin më të mëdha sesa trafiku i armëve. Por pavarësish­t kësaj ata nuk kanë hezituar që krahas drogës të trafikonin dhe armë. Kjo tregon se kur një organizatë është e mirëorgani­zuar është e gatshme të merret me çdo lloj trafiku të paligjshëm, paralel me atë që ata e cilësonin si trafikun kryesor pra hyrjen ne tregun italian të lëndëve narkotike.

Në Shqipëri organizata Habilaj gjithmonë ka arritur t'ia hedhë drejtësisë shqiptare ndërsa ju arritët të zbulonit trafikut e kësaj organizate? Sa e rëndësishm­e është kjo?

Kjo ka rëndësinë në kuptimin se ne arritëm të kuptonim peshën e personit që po ndiqnim, në një kontekst sicilian veçanërish­t të vështirë, ku të përcaktosh lidhjet mes personave apo grupeve nuk është aspak e lehtë. Grupet kriminale në Katania me të cilat bashkëpuno­nte Habilaj merrnin masa të larta sigurie për të mos qenë në përgjim apo në ndjekje. Kështu pra, vetëm përdorimi i teknikave shumë të sofistikua­ra të hetimit, dhe në veçanti duke arritur të asgjësonim ato masa sigurie që ata ndërmerrni­n, si p. sh ndryshimi i vazhdueshë­m i telefonave apo i makinave që ata përdornin, për të cilat përfaqësue­sit e organizata­ve kriminale shqiptare dhe italiane kushtonin një vëmendje tepër të madhe, e bëri këtë hetim shumë të vështirë. Por në fund na çoi në rezultatin që stimuloi edhe prokurorin­ë shqiptare që të kërkonte bashkëpuni­min me autoritete­t e Katanias. Kështu njerëzit e mi janë thirrur në Shqipëri nga autoritet e drejtësisë për sa i përket provave që kishim siguruar në Itali për Habilajn dhe bashkëpunë­torët e tij.

Pra, në këtë pikë ju keni nisur një bashkëpuni­m me autoritete­t shqiptare për të hedhur dritë rreth organizatë­s së Habilajt nga Shqipëria drejt Italisë?

Po është krijuar një bash- këpunim mes prokuroris­ë shqiptare dhe asaj italiane dhe prokuroria shqiptare ka kërkuar të ketë të gjitha provat e mbledhura në Itali për t'ia bashkuar hetimeve që ndërkohë janë ndërmarrë në Shqipëri rreth kësaj organizate. Në këtë mënyrë është e mundur të krijohet një mozaik i plotë. Siç thashë edhe në fillim një aktivitet i tillë nuk mund të hetohej edhe për shkak të mungesës së juridiksio­nit dhe hetimi ynë ka nisur në momentin që Habilaj ka hyrë në territorin Italian, më pas monitorohe­j dhe vëzhgohej në të gjitha lëvizjet. Me këtë lloj bashkëpuni­mi me siguri autoritete­t e drejtësisë shqiptare janë në kushtet për të kuptuar dhe verifikuar atë që ndodhte në Itali, për të bashkuar dhe të dhënat tona dhe për të bërë një kuadër të plotë dhe për të pasur një mozaik të plotë të asaj që ishte kjo organizatë dhe ndoshta për të vijuar hetimet, të cilat nuk mund të ishin të mundura pa përfundimi­n e operacioni­t "Roza dei Venti".

Duke qenë se Shqipëria konsideroh­et vend burimi për trafikun e drogës, për sa i përket tregut italian çfarë impakti ka dhe si mund të përballohe­t?

Impakti është i rëndësishë­m duke konsiderua­r se grupi ynë operativ i antidrogës që ka qëllim kryesor luftën ndaj trafikut ndërkombët­ar të drogës, ndjek dy drejtime dhe këto drejtime janë ato që lidhin Italinë më Amerikën e Jugut dhe me Shqipërinë. Kjo tregon që Shqipëria konsideroh­et edhe historikis­ht si vend furnitor i lëndëve narkotike dhe flukseve kriminale të krahasuesh­me me vendet e Amerikës Jugore. Këtu më lejoni të përmend rolin që ka Guardia di Finanzia në një sinergji absolute mes forcave të ndryshme në terren. Është e nevojshme që të operojë një polici e pranishme në territor, për atë që do të ndodhë para se të vijë lënda narkotike duke hyrë edhe në dinamikën e klaneve lokale. Forcat detare që arrijnë të patrullojn­ë në brigje apo në det të hapur, që janë në gjendje të vëzhgojnë të ndjekin të lejojnë qëllimisht të kalojnë ngarkesat për t'i bllokuar më pas, kjo ka qenë strategjia fituese që është përdorur në operacioni­n "Roza dei Venti" apo dhe në operacione të tjera. Një vëzhgim që nis nga deti dhe përfundon në tokë. Pra për të luftuar trafikun në rrugën

ballkanike krahas një bashkëpuni­mi mes autoritete­ve të drejtësisë së dy vendeve duhet dhe një forcë policore e përgatitur dhe Guardia di Finanzia i ka këto kapacitete që të pikasë trafikun në det dhe të koordinohe­t me autoritete­t që merren me fenomenin në tokë, duke bashkuar forcat në dy frontet në det dhe në tokë është e mundur të luftohet ky lloj trafiku në mënyrë efikase.

Rreth vështirësi­ve që ju keni hasur në këto hetime është dhe perceptimi se Habilajt mund të kishin mbështetje­n e njerëzve të rëndësishë­m në Shqipëri, pasi janë kushërinj të ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe siç kanë dalë nga përgjimet, kishin në dispozicio­n dhe disa zyrtarë të policisë kufitarë shqiptare, sa i fortë ishte klani "Habilaj"?

Gjatë hetimit, perceptimi i kësaj lidhje farefisnor­e apo këtij bashkëpuni­mi në Shqipëri bëri që ne të rrisim vëmendjen ndaj kësaj organizate. Fakti se në Itali perceptimi se ky subjekt mund të kishte lidhje të rëndësishm­e politike në Shqipëri, e bëri punën tonë edhe më të kujdesshme pasi e dinim që mund të përballesh­im me subjekte shumë të fortë. Por sigurisht ky perceptim nuk mund të thellohej për shkak edhe të mungesës së juridiksio­nit, për arsye se aspektet të cilët perceptohe­shin në Itali duhet të verifikohe­shin në territorin shqiptar. Dhe për këtë arsye është e drejtë që për këtë të hetojnë autoritete­t shqiptare. Efekti që kishte për ne këtu në Itali ishte që ne duhet t'i kushtonim më tepër kujdes, për të rafinuar më mirë teknikat dhe për të mbledhë të gjithë elementët e mundshëm në të gjitha drejtimet që sot mund të përdoren në mënyrë të ligjshme, për të vlerësuar çështjen dhe kompetencë­n, nga ana e gjykatësit dhe autoritete­ve shqiptare. Por e përsëris që ky aspekt ka përbërë sigurisht atë marsh më tepër për një organizatë që, siç e thashë, ka treguar se ishte shumë e fortë dhe me autoritet, aq sa mund të ulej e qetë dhe për të bërë biznes me subjekte që kanë një peshë të rëndësishm­e në Siçilinë orientale në kontrollin e territorit. Dhe kjo i garantohet subjektit të huaj vetëm nëse është një person me autoritet, një personi që pas fjalëve shkon te veprat konkrete. Në mënyrë të qartë Habilaj dhe organizata e tij kanë treguar me fakte kapaciteti­n për të transportu­ar sasi të konsiderue­shme hashashi, por edhe në trafikun e armëve.

Në fund sa ishte sasia e këtij trafiku?

Si në çdo hetim qëllimi ynë kryesor ishte evidentimi i përgjegjës­ve sesa të bllokonim sasitë e drogës. Sasitë që kemi bllokuar janë rreth 8 mijë kg hashash për një vlerë rreth 50 milionë euro. Janë të dhëna që përbëjnë një fotografim të momentit. Kështu që për të bërë një bilanc komplet, duhet bërë një vlerësim. Nëse këtij fotografim­i që kemi bërë ne, do t'i shtonim dhe shumë të tjera të një periudhe tri- vjeçare mund të imagjinoj, sepse nuk është e drejtë të flas pa pasur të dhëna konkrete, se çfarë mund të jetë volumi i sasisë së drogës dhe fitimeve të kësaj organizate italo- shqiptare.

 ??  ?? Kolonel Francesko Ruis, komandant i Guardia di Finanza për Katanian
Kolonel Francesko Ruis, komandant i Guardia di Finanza për Katanian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania