Gazeta Shqiptare

Polici ekzekuton me armën e shërbimit punonjësin e IT- së, Ardian Roçi

U grindën në makinë kur po ktheheshin nga shërbimi

-

DIBER - Një efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Dibrës është qëlluar mbrëmë me armë zjarri nga kolegu i tij polic, e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës teksa trans- portohej me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializu­ar. Bëhet fjalë për 50- vjeçarin Ardian Roçi, me detyrë me specialist i IT- së në këtë drejtori. Mësohet se Roçi është qëlluar me armë zjarri nga kolegu i tij 55vjeçar, Naim Muliu, i cili ka përfunduar në pranga. Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. "Më datë 21.12.2017, rreth orës 19: 10, policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikime­t paraprake ka rezultuar se shtetasi Naim Muliu, 55 vjeç, ban- ues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë ndihmësspe­cialist në Seksionin e Teknologji­së dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A. R., me detyrë specialist i IT, ( punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit. Një helikopter i Minis- trisë së Mbrojtës është nisur për ta përcjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializu­ar. Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje". Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë zëvendësdr­ejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialist­ësh", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

 ??  ?? Efektivi i policisë, Naim Muliu
Efektivi i policisë, Naim Muliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania