Gazeta Shqiptare

I riu u masakrua në burgun e Marsejës, babai: Djali ka plagë në qafë e në krah

Shqiptarët në Francë: Prokuroria e Marsejës të hapë kamerat e sigurisë "Mjekët e spitalit po e fshehin ngjarjen"

-

Florenc Beqiraj nga Sh kodra u masakrua në qelinë e burgut në Marsejë vetëm dy ditë para se ai të nisej për në Shqipëri. Ai ka plagë të forta dhune në krahë dhe një shenjë të madhe rreth qafës, që të jep përshtypje­n sikur e kanë lidhur me litar. Ditën e djeshme, në spitalin ku ndodhet i riu ka mbërritur i ati, Gëzim Beqiraj, i cili ka konstatuar shenja të shumta dhune në trupin e të birit. Babai i 23- vjeçarit pretendon se mjekët e spitalit po mundohen të fshehin ngjarjen, ndërsa gjendja e tij është mjaft kritike dhe ka kaluar në vdekje klinike.

NGJARJA

Pak ditë më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, në një burg të Marsejës, aty ku 23- vjeçari shqiptar i identifiku­ar si Florenc Beqiraj nga Shkodra është masakruar dhe tashmë ndodhet në koma. Beqiraj prej një muaji ndodhej në burg, ndërsa për shkak të dhunës së ushtruar janë vetë familjarët që hedhin dyshime të forta. Sipas tyre, ai mund të jetë rrahur barbarisht dhe mbytur nga shokët e qelisë, pasi ai vetë i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej prej tyre. Florenc Beqiraj është i biri i Gëzim dhe Laureta Beqirajt, i datëlindje­s 27 shtator 1994 nga lagjja "Iliria", Shkodër, djalë i vetëm i familjes Beqiraj. Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në procedura për azil. Florenci kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë. Ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifiki­mi dhe për shkak të mungesës së tij është shoqëruar në ambientet e komisariat­it. Për tri javë me radhë i riu është mbajtur në polici dhe para tri ditëve, policia e ka dorëzuar si të vdekur në duart e doktorëve të spitalit në Marsejë. Spitali i ka vendosur tubat e oksigjenit Flo- 23- vjeçari Florenc Beqiraj kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në procedura për azil. Ai kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë. I riu është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifiki­mi dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariat­it. Për tri javë me radhë, Beqiraj është mbajtur në polici dhe para tri ditëve, policia e ka dorëzuar si të vdekur në duart e doktorëve të spitalit në Marsejës.

renc Beqirajt, ndërsa vijon të mbahet në reaminacio­n. Sipas të afërmve, kërkohet një pjesëtar i familjes që të firmosë për heqjen e tubave të oksigjenit. Menjëherë pas marrjes së lajmit, babai i Florencit u nis për në Francë, por bllokua në Turqi dhe është rikthyer në Shkodër.

Vetëm dje, Gëzim Beqiraj ka shkuar në spitalin ku ndodhet në koma i biri. Ndërkaq, shqiptarët në Francë i kërkojnë Prokuroris­ë së Marsejës që të hapen kamerat e sigurisë së burgut për të verifikuar se si ka ndodhur realisht ngjarja me Florenc Beqirajn.

 ??  ?? Florenc Beqiraj, i masakruar në burgun e Marsejës
Florenc Beqiraj, i masakruar në burgun e Marsejës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania