Gazeta Shqiptare

Buxheti i Bashkisë së Tiranës miratohet pa votat e opozitës

Erion Veliaj: Në 2018- ën investimet rriten me 16%, programe për shtresat në nevojë "Parashikoh­et ndërtimi i 17 shkollave të reja"

- Voltiza Duro

Paraditen e së djeshmes, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektbux­hetin për vitin 2018. Por ajo çka u vu re në këtë mbledhje, ishte mungesa e këshilltar­ëve të Partisë Demokratik­e, e pas 3 orësh, buxheti u miratua me 32 vota, ku 26 ishin nga socialistë­t, 2 nga PDIU- ja dhe 4 nga anëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky bojkotim i opozitës erdhi pasi që prej fillimit të mbledhjes, ajo pretendoi se buxheti për kryeqyteti­n po diskutohet pa kurimet e nevojshme. Ndërkaq, në 2018- ën pritet që investimet e parashikua­ra për Tiranën nga Bashkia, do të pësojnë një rritje prej 16%, krahasuar me vitin 2017. Sipas kryebashki­akut Erion Veliaj, në fokus të buxhetit të vitit që po vjen do të jenë jo vetëm vazhdimi i projekteve të nisura më parë, por edhe investime të reja që do të mbulojnë zonat periferike dhe ruralë të kryeqyteti­t.

17 SHKOLLA TË REJA

Kryebashki­aku Veliaj theksoi se do të ndërtohen plot 17 shkolla të reja, për t'i dhënë kështu një zgjidhje problemit të mungesës infrastruk­turore në zona të ndryshme të Tiranës. "Në Bashkinë e Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike. 61 shkolla kanë më shumë nxënës se sa kapaciteti i tyre maksimal dhe 57 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne. Për t'u dhënë një zgjidhje përfundimt­are këtyre tre problemeve, duhet të ndërtohen 17 shkolla të reja, nga të cilat 10 shkolla të ciklit 9- vjeçar, të cilat do të përfshijnë edhe ambiente për kopshte brenda tyre, dhe 7 shkolla të ciklit të mesëm të lartë",- tha Veliaj. Kryebashki­aku gjithashtu theksoi se të gjitha shkollat 9vjeçare do të kenë edhe kopsht të integruar. Respektivi­sht në njësinë administra­tive nr. 2 parashikoh­et të ndërtohen 3 shkolla të reja, dy 9 vjeçare dhe një e mes-

me; në njësinë nr. 5 pritet të ndërtohet një shkollë 9vjeçare; në njësinë nr. 7 do të ndërtohet një shkollë e mesme, ndërsa në njësinë administra­tive nr. 8 është parashikua­r që të ndërtohet një shkollë 9- vjeçare dhe një shkollë e mesme. Më tej, gjatë mbledhjes është bërë me dije se në njësinë nr. 9 do të ndërtohet një shkollë 9vjeçare dhe një e mesme, e po ashtu edhe në njësinë 11. Ndërsa në njësinë e Farkës pritet një shkollë e re 9vjeçare, e në atë të Dajtit, ndërtimi i një shkolle të mesme. Ndërkohë, në njësinë administra­tive Kashar, është parashikua­r ndërtimi i dy shkollave, një 9- vjeçare dhe një e mesme. "Me të drejtë buxheti i vitit 2018 mund të quhet buxheti i të gjithë qytetarëve, pasi përfshin të gjithë territorin e BT nga

qendra deri në periferinë më të largët rurale të Bashkisë, duke shënuar rritje në të gjithë programet e zhvillimit",- tha kryebashki­aku Veliaj.

2 TERMINALE PËR 2018- ËN

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, bëri me dije se në vitin 2018- të do të fillojë puna për ndërtimin e dy terminalev­e të rinj, pasi aktualisht kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme. Për të përballuar fluksin e autobusëve dhe furgonëve që hyjnë në Tiranë nga rruga e Elbasanit, përkatësis­ht autobusët që vijnë nga Korça, Pogradeci, Librazhdi, Përrenjasi dhe Elbasani, si edhe autobusët që vijnë nga Maqedonia, do të ndërtohet terminali JugLindor i Tiranës. Ndërsa terminali tjetër do të ndërtohet

Për minimizimi­n e varfërisë dhe zhvillimin ekonomik për shtresa të caktuara, buxheti i Bashkisë së Tiranës parashikon për vitin 2018- të, shumë programe e skema ndihmuese për këtë çështje. "Në ndarjen e zërave të këtij buxheti, disa prej tyre vijnë në rritje, siç janë programet e strehimit social, programet e nxitjes së punësimit, skema, të cilat synojnë zhvillim afatgjatë dhe disa zëra janë risi buxhetimi, siç është projekti "bllok- ndihma ekonomike deri në 6 %",- tha kryebashki­aku. Në mbledhje u diskutua edhe për nxitjen e punësimit, ku do të hartohen disa programe lehtësuese në mbështetje të sipërmarrë­sve të rinj apo të grave sipërmarrë­se. Ndërsa të rinjtë e sapodiplom­uar do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën profesiona­le pranë një subjekti privat, kohë gjatë së cilës do të marrin një pagë në nivelin minimal, financuar nga Bashkia Tiranë, kjo pjesë e mbështetje­s së karrierës profesiona­le.

 ??  ?? Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania