Gazeta Shqiptare

Koçi: Dëmet nga aksidentet, pagesat e prapambetu­ra shlyhen në 2018

Drejtori i AMF- së: Do të paguhen detyrimet e akumuluara nga 2002 deri në 2013 “Dëmet e paguara në janar- tetor u rritën me rreth 15%”

-

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare do të rrisë masat për pagesën e dëmeve të prapambetu­ra për aksidentet. Brenda vitit të ardhshëm do të paguhen detyrimet e akumuluara nga vitit 2002 deri në vitin 2013. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare Ervin Koçi, dje gjatë një takimi me gazetarët. "Vitin e ardhshëm, Autoriteti planifikon të jetë, gjithashtu, shumë i angazhuar për përmirësim­in e kuadrit ligjor, ku përfshihen disa ndryshime që do t'i shërbejnë më mirë mbrojtjes së konsumator­it në shërbimet financiare, apo zgjidhjes së disa problemati­kave të mbartura ndër vite. Këtu do të veçoja Fondin e Kompensimi­t, për të cilin ne jemi shumë të angazhuar për realizimin e të gjitha pagesave të prapambetu­ra që nga viti 2002 deri në 2013 deri në fund të vitit të ardhshëm, por edhe çështje të tjera që kanë cenuar qytetarin,- tha Koçi. Gjithashtu, Koçi bëri të ditur se "me fillimin e vitit 2018, AMF do të prezantojë strategjin­ë 5vjeçare të zhvillimit. Kjo strategji paraqet sfidat, me të cilat përballet Autoriteti e tregjet nën mbikëqyrje dhe jep edhe drejtimet kryesore të zhvillimit të tregjeve dhe forcimit në mbikëqyrje­s dhe rregullimi­t për të arritur standardet evropiane". Drejtori i Përgjithsh­ëm Ekzekutiv i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare pohoi se janë ndërmarrë ndryshime në strukturën organizati­ve të Autoriteti­t, duke i dhënë më shumë rëndësi mbrojtjes konsumator­e përmes krijimit të një drejtorie të posaçme për këtë qëllim, si edhe për edukimin financiar të publikut. "Rritja e numrit të ankesave në drejtim të Autoriteti­t në tre muajt e fundit të vitit besoj se është një nga treguesit më të mirë se qytetarëve gradualish­t po u rikthehet besimi, edhe pse sigurisht mbetet ende shumë për t'u bërë dhe mbrojtja e konsumator­it do të jetë sfida jonë kryesore edhe në vazhdim. Duke përshkruar shkurtimis­ht tregjet do të veçoja tregun e sigurimeve, i cili është ndër më të rëndësishm­it, jo aq për vlerën e aseteve, por më tepër për faktin se ai është një treg që prek më drejtpërdr­ejtë kon- sumatorin me disa nga produktet të cilat janë të detyrueshm­e. Në periudhën janar- tetor 2017 volumi i primeve të shkruara bruto u rrit rreth 9% krahasuar me të

VENDIMET E BORDIT TË AUTORITETI­T

Bashkërend­imin e punës për shlyerjen e pagesave të prapambetu­ra, objekt i Fondit të Kompensimi­t, sidomos për detyrimet e periudhës; Kalimin online të policave kufitare; Fillimin e projektit për mikro- sigurimet; Si edhe nisma të tjera që kanë ndikuar pozitivish­t te qytetarët. njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që edhe volumi i dëmeve të paguara për këtë periudhë është rritur me rreth 15%. Megjithatë duhet shënuar se në Shqipëri është ende mjaft i ulët niveli i penetrimit në tregun e sigurimeve, ( pra volumin e primeve bruto në raport me GDP). Ne besojmë se në të ardhmen ky treg do të ketë zhvillime mjaft pozitive dhe rritje"- tha Koçi.

FONDI I PENSIONEVE

"Në Tregun e Pensioneve Private Vullnetare, ushtrojnë aktiviteti­n e tyre tre fonde pensioni. Për 9- mujorin e vitit 2017, totali i aseteve neto vlerësohet me një rritje prej afro 21% krahasuar me fundin e vitit 2016. Ne jemi duke punuar edhe me grupet e interesit për gjetjen e mundësive për ta zgjeruar edhe më tepër këtë treg, i cili ka nevojë për një pasqyrim më të gjerë mediatik edhe mbi përfitimet që ka përfshirja në skemat vullnetare të pensioneve private"- tha Koçi.

BURSA

Në fjalën e tij, Koçi, nënvizoi se një nga zhvillimet kryesore të vitit që po mbyllet ishte licencimi i bursës së parë private, që sipas, tij, mund të jetë një kanal shumë i rëndësishë­m për zhvillimin ekonomik të vendit." Një zhvillim i rëndë- sishëm në tregun e kapitaleve ishte licencimi i shoqërisë "Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE" sh. a., ( Albanian Stock Exchange). Krijimi i bursës do të ndihmojë në zhvillimin më të mirë të tregut sekondar të letrave me vlerë, zgjerimin e mundësive për financim nga ana e sipërmarrë­sve, në përdorimin më efektiv të parasë si dhe mund të krijojë energji pozitive për ekonominë e vendit. Vlen të përmend se AMF do të jetë shumë i kujdesshëm në monitorimi­n e aktiviteti­t të saj, edhe në bashkëpuni­m me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë- tha Kreu i AMF- së.

 ??  ?? Ervin Koçi, kreu i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare
Ervin Koçi, kreu i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania