Gazeta Shqiptare

Zbardhet marrëdhëni­a e qeverisë me FMN- në

Fondi do të kryejë inspektime vjetore

-

Shqipëria

dhe Fondi Monetar Ndërkombët­ar kanë hyrë në një fazë të re bashkëpuni­mi pas përfundimi­t të marrëveshj­es 3- vjeçare 2014- 2017. Fondi njoftoi pak ditë më parë se me Shqipërinë do të përdoret Post Program Monitoring ( PPM), e cila nënkupton vizita njëherë në vit të stafit bashke me vlerësimin përkatës. Në marrëveshj­en e mëparshme, vizitat e Fondit ishin tre herë në vit dhe mbulonin një game të gjerë analizash, jo vetëm makroekono­mike. Post Program Monitoring ( PPM), aplikohet në vendet që ende kanë kredi të pashlyera ndaj Fondit, në të cilat bën pjesë edhe Shqipëria. Sipas FMN monitorimi pas programit ( PPM) synon të sigurojë kthimin e kredisë ndaj tij përmes një monitorimi më të afërt të rrethanave dhe politikave të anëtarëve që kanë borxh në FMN. Duke vlerësuar kapaciteti­n e një anëtari për të shlyer Fondin, PPM ka për qëllim të ofrojë paralajmër­ime mbi rreziqet që kanosin aftësinë shlyese të borxhit të Shqipërisë ndaj FMN- së. PPM monitoron nga afër politikat makroekono­mike dhe strukturor­e të anëtarëve, duke u fokusuar në aftësinë paguese. Angazhimi në këtë linjë ndihmon që Fondi të zbulojë problemet dhe t'i sjellë në vëmendjen e autoritete­ve për t'i inkurajuar ata që të ndërmarrin politika dhe masat e duhura për të adresuar dobësitë. Vitin e kaluar Bordi i FMN ra dakord të forcojë masat për post programet. Në analizën "Fuqizimi i kuadrit për monitorimi­n pas programit" Fondi referon se PPM- të zakonisht mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, por shumë herë mungojnë analiza në thellësi për ekzaminimi­n e rreziqeve. Stafi, për këtë arsye, propozon lëvizjen drejt një PPM - ve, duke u fokusuar me thellë te rreziqet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania