Gazeta Shqiptare

TAP përfundon 80% të punimeve, në 2017 u investuan 400 milionë euro

Shtrohen rreth 620 km nga 765 km tubacione

-

Konsorcium­i

Trans Adriatic Pipeline ( TAP) tha së fundmi se ka përfunduar shtrimin e mbi 80% të tubave përgjatë projektit të korridorit jugor të gazit në Shqipëri dhe Greqi. Rreth 620 km nga 765 km tubacione tashmë është shtruar në Shqipëri dhe Greqi, tha konsorcium­i në një postim në "Twitter" të mërkurën. Korridori jugor i gazit përbëhet nga tubacioni jugor i Kaukazit ( SCP), i cili kalon Azerbajxha­nin dhe Gjeorgjinë, tubacionin Trans- Anatolian ( TANAP) dhe TAP, i cili parashikoh­et të nisë nga kufiri grek me Turqinë, të kalojë përmes Shqipërisë dhe detit Adriatik për të arritur bregun italian. Investimi i përgjithsh­ëm i konsorcium­it në Shqipëri do të jetë rreth 400 milionë euro këtë vit dhe po aq vitin e ardhshëm, ka po- huar më herët ish- menaxheri i vendit TAP Albania, Shkëlqim Bozgo. TAP planifikon të fillojë operimin në shkallë të plotë të tubacionit në vitin 2020, sipas informacio­nit të publikuar në faqen e internetit të konsorcium­it. Aktorët aktualë të TAP janë BP, kompania shtetërore Socar e Azerbajxha­nit dhe Snam i Italisë me 20% secila, Fluxys belg me 19%, Enagas spanjolle me 16% dhe Axpo zvicerane me 5%. Punimet për gazsjellës­it TAP i rritën ndjeshëm investimet e huaja në Shqipëri duke i çuar ato në gati 1 miliard euro dy vitet e fundit, ku 40- 50% e shumës vinte nga gazsjellës­i. Një pjesë të madhe të kësaj vlere e përbënin tubat që u shtruan nën tokë. Me mbarimin e punimeve për gazsjellës­in, së bashku me projektin tjetër madhor atë të HEC të Devollit, institucio­net ndërkombët­are kanë paralajmër­uar që duhen gjetur burime të tjera investimes­h, më të qëndrueshm­e dhe të orientuara në ekonominë reale, me ndikim në rritjen e konkurrues­hmërisë dhe produktivi­tetit. FMN në një raport të fundit pohonte se investimet në këto dy projekte janë sa 14 për qind e PBB- së rreth 1.5 miliardë euro. Investimet në projektin TAP janë rreth 1 miliard euro në HEC- et e lumit Devoll pak më shumë se 500 milionë euro. Të dy projektet punësojnë 3500 persona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania