Gazeta Shqiptare

Ish- pronarët, 4 mijë përfituesi­t e kompensimi­t të përshpejtu­ar

Pagesat për vitet 1993- 1996, dokumentac­ioni që vërteton pronësinë e subjektit Agjencia, 10 dokumentet që i bashkëlidh­en formularit

- 1.

Të gjithë ish- pronarët që kanë aplikuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave për të përfituar kthimin ose kompensimi­n duhet të paraqiten pranë agjencisë për të plotësuar formularët për pagesa të përshpejtu­ara, ose për t'u bërë pjesë e ankandeve të kompensimi­t fizik. Mund të aplikojnë për pagesë të përshpejtu­ar pronarët që kanë aplikuar për kompensim në vitet 1993- 1996. Janë 4 mijë pronarë në të gjithë vendin që mund të përfitojnë pagesën e përshpejtu­ar. Është në dëshirë të pronarit plotësimi i secilit prej formularëv­e, por është e domosdoshm­e që pas plotësimit të tij të paraqesin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave 10 dokumente. "Gazeta Shqiptare" publikon formularin që mund të plotësohet që sot nga 4 mjië pronarët, për të përfituar nga përparësit­ë që jep ligji i ri për të marrë kompensimi­n me procedurë të përshpejtu­ar apo për të marrë pjesë në ankande.

PAGESAT E PËRSHPEJTU­ARA

Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtu­ara. Pagesë brenda një viti, brenda tre vjetësh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti, pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimt­ar kompensimi, pavarësish­t rendit kronologji­k të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP- së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht. Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimi­t financiar, jo më shumë se 1/ 3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimi­t financiar, të gjitha subjektet kërkuese, që shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht me kërkesë të veçantë, duhet të aplikojnë pranë ATPsë brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimi­t financiar, pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP- ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësish­t rendit kronologji­k të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologji­k i datës së vendimeve për këto aplikime.

PLOTËSIMI I DOSJES

Ish- pronarët që presin kompensim nga Agjencia e Trajtimit të Pronave duhet të dorëzojnë një dokument shtesë, deklaratë noteriale, e cila është parashikua­r si ndryshim në një pikë të të gjithë formularëv­e. Në pikën katër të vendimit të qeverisë thuhet se në të gjithë formularët, që i bashkëlidh­en vendimit, paragrafët e fundit ndryshohen, si më poshtë vijon: "Marrje dijeni mbi efektet e formularit dhe dokumentac­ionit të paraqitur sipas kërkesave në këtë formular. Unë, i nënshkruar­i, Kur subjekti kërkon të kompensohe­t financiari­sht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Kur subjekti kërkon të kompensohe­t financiari­sht brenda 3 vjetësh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Kur subjekti kërkon të kompensohe­t financiari­sht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohe­n financiari­sht brenda 1 viti, nga kërkesat për kompensim brenda 3 apo 5 vjetësh.

kam marrë dijeni dhe jam i vetëdijshë­m se: a) Ky formular përbën dokument zyrtar që i drejtohet një organi shtetëror dhe i nënshtrohe­t verifikimi­t. b) Paraqitja e të dhënave të pavërteta, të pasakta ose fshehja e tyre sjell përjashtim­in e menjëhersh­ëm dhe në çdo kohë nga çdo procedurë e mëtejshme si dhe përgjegjës­i penale sipas ligjit. c) Me plotësimin e këtij formulari kam dhënë pëlqimin dhe autorizoj ATP- në për verifikimi­n e plotë të çdo të dhëne, informacio­ni dhe dokumentac­ioni që shoqëron këtë formular. ç) Trajtimi i të dhënave

do të kryhet në përputhje me legjislaci­onin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale", - thuhet në vendim. Më pas, dokumenti noterial përcakton pasojat e deklarimit të rremë. "Duke qenë i vetëdijshë­m për pasojat ligjore në rast të vetëdeklar­imeve të pavërteta, të pasakta ose fshehjen e tyre konfirmoj saktësinë e të dhënave të pasqyruara në dokumentac­ionin e paraqitur sipas kërkesave në këtë formular", - thuhet në vendim. Qeveria ngarkon Ministrinë e Drejtësisë dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronës për zbatimin e këtij vendimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania