Gazeta Shqiptare

Kur kleri shiste libra që të mbijetonte në luftë

Marrëdhëni­a e KOASH me Enver Hoxhën, nga kartolinat e urimit te akuzat e burgosja Kristofor Kisi dha një intervistë ku e distancoi publikisht veten dhe kishën nga veprimet e Kotokos. Pandelejmo­n Kotoko ishte grekofil i bindur, që në periudhën e paraluftës

- Nga Artan R. Hoxha

Në traditën bizantine mar rëdhëniet midis pushtetit kishtar dhe atij perandorak mbështetes­hin në parimin e simfonisë, i cili kërkonte bashkëpuni­min e ngushtë midis këtyre dy qendrave, që konsideroh­eshin si pjesë plotësuese të tërësisë. Për Patriarkan­ën e Kostandino­pojës pushteti perandorak ishte krahu i saj, që mbështeste përhapjen e besimit të krishterë në botë, ndërsa detyra e kishës ishte që të përgatiste masën e njerëzve për botën e përtejme. Nisur nga kjo traditë, ka autorë që shohin te simfonia rrënjën e bashkëpuni­mit midis kishave ortodokse dhe regjimeve komuniste. Me shpalljen e autoqefali­së, në përputhje me parimin jo edhe aq ortodoks “shtet i pavarur, kishë e pavarur”, kishat ortodokse bëheshin pengjet e shtetit. Libri hedh dritë mbi specifikat e raporteve midis regjimit komunist shqiptar dhe kishës ortodokse dhe influenca jugosllave në hartimin e politikave fetare nuk është përmendur aspak. Nga të gjithë aleatët e jashtëm të regjimit komunist shqiptar, rol në marrëdhëni­et midis kishës ortodokse dhe regjimit komunist shqiptar pati Bashkimi Sovjetik. Në kreun e dytë do të trajtohet se si ndërhyrja e Moskës, për shkak të projektit të saj për krijimin e një fronti ortodoks, dhe nevoja që autoritete­t e Tiranës kishin për të forcuar lidhjet me Kremlinin, ndikuan në marrëdhëni­et midis KOASh- it dhe regjimit komunist shqiptar. Trajtohen në libër edhe ndryshimet e këtyre raporteve nga vitin 1950 deri në vitin 1960, kur edhe marrëdhëni­et mes Tiranës dhe Moskës kapën pikën e vdekur.

KLERI GJATË LUFTËS

Bashkësia ortodokse, edhe pse në shumicë etnike shqiptare, kishte në gjirin e saj edhe komunitete etnike joshqiptar­e si grekë, vllahë, bullgarish­tfolës dhe serbishtfo­lës. Këto grupe, edhe pse në terma sasiorë ishin pakicë, sidoqoftë kishin një peshë jo të vogël. Veçanërish­t problemati­ke ishte ekzistenca e minoriteti­t grek, lidhjet e të cilit me Greqinë nuk ishin thjesht shpirtëror­e, kulturore dhe etnike, por edhe politike. Më 1942 – 1943 kleri ortodoks kishte humbur burimet financiare për të mbajtur veten. Një prift që shërbente në zëvendëspe­shkopatën e Himarës i ankohej kryesisë së kishës, se mjerimi ekonomik kishte shtyrë mjaft hoxhallarë të bëheshin nëpunës shtetërorë dhe tani po detyronte edhe priftërinj­të, që nuk po mbanin dot frymën gjallë, të ndiqnin të njëjtin shembull. Kreu i dioqezës së Korçës, Agathangje­l Çamçe, ishte zhytur në borxhe, kurse peshkopi Irene deklaronte në shkurt të vitit 1945 se ishte detyruar të Punimi i dr. Artan Hoxha me titull “Kisha Ortodokse nën komunizëm. KOASH- i dhe regjimi diktatoria­l shqiptar, 1945- 1967”, është fryt i kërkimit dhe i studimit disavjeçar, që sjell në lëmin e studimeve të këtij lloji një vështrim origjinal mbi historikun e kishës ortodokse në vendin tonë. Punimi ndahet në katër kapituj që marrin në shqyrtim: a) situatën dhe përpjekjet për përshtatje nga ana e kësaj kishe në vitet e para të regjimit komunist; b) zhvillimin e raporteve kishë – shtet, ku dallohen qartë dy linja, që hedhin dritë mbi kristalizi­min e vijës partiake e shprehur në ligj dhe mbi modalitete­t administra­tive kishtare të shprehura në statut; c) hartimin e politikave fetare nga ana e shtetit dhe institucio­net e tij të ngarkuara me përgjegjës­i të drejtpërdr­ejtë, si dhe situatën tensionale brenda vetë kishës si pasojë e ndërhyrjev­e të faktorëve politikë të brendshëm e të jashtëm dhe d) ndërmarrje­n e hapave konkretë nga ana e udhëheqjes komuniste që nga cenimi dhe rrënimi i pasurisë së kishës, bllokimi i procesit të arsimimit e deri te paralizimi i plotë dhe ndalimi i fesë ortodokse, krahas asaj katolike e myslimane. Libri i botuar nga UET Press promovohet sot ne UET në orën 13: 00. “GSH” ka përzgjedhu­r një pjesë nga libri që hedh dritë mbi kishën gjatë dhe pas luftës. fa. ni.

shiste libra në mënyrë që të mbulonte nevojat e tij më urgjente. Nga lufta KOASh- i humbi shumë materialis­ht, nuk humbi asgjë shpirtëris­ht dhe nuk fitoi asgjë. Britanikët do të vinin re se përfshirja mjaft e gjerë e ortodoksëv­e në qëndresën e organizuar nga komunistët iu dha atyre mundësinë të angazhohes­hin plotësisht në strukturat e regjimit të ri, duke fituar një pozitë që nuk e kishin pasur më parë. Kështu, në qeveri kishte katër ministra ortodoksë, 27% e Kuvendit Popullor ishin ortodoksë dhe organet e Sigurimit të Shtetit ishin, gjithashtu, të drejtuara nga ortodoksë.

Kompromise­t që kryepeshko­pi kishte arritur me cilindo autoritet politik që e kishin komproment­uar figurën e tij në sytë e mjaft klerikëve të rinj brenda kishës ortodokse, të cilët e shihnin atë, si

shkakun kryesor të gjendjes në të cilën ndodhej kisha ortodokse. Pas luftës, këta klerikë shpresuan se autoritete­t e reja do ta ndihmonin KOASh- in të dilte nga gjendja e pashpresë ku e kishte zhytur lufta dhe se qeveria do t’i mbështeste ata për të goditur Kisin. Në këtë grup spikaste sidomos peshkopi Irene Banushi. Qysh gjatë kohës së luftës ai kishte shfaqur simpati për lëvizjen komuniste dhe familjarët e tij ishin përfshirë në të. Autoritete­t italiane e internuan në Itali për një vit, kurse gjatë kohës së tutelës gjermane ai i ruhej ministrit të Brendshëm, Xhafer Devës, i cili e shihte atë si serb. Ireneu cilësohej pra, si një simpatizan­t i komunistëv­e. Menjëherë pas mbarimit të luftës, pati një takim me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen, por nga diskutimi me ta nuk mbeti i kënaqur. Pas bisedës me kryemi- nistrin, peshkopi e kuptoi se gjërat nuk do të ishin ashtu siç i priste.

Përtej interesit të tij për ta parë KOASh- in të rimëkëmbur, Ireneu synonte edhe të zinte vendin e kryepeshko­pit shqiptar, Kristofor Kisit, i cili shquhej për dobësinë e tij ndaj të hollave. Sipas Ireneut, Kisi e kishte komproment­uar veten nga bashkëpuni­mi i tij me italianët, nga ryshfetet e majme që kishte marrë, si edhe nga shumat e përvetësua­ra. Madje ai ngrinte dyshimet se Kisi flirtonte edhe me grekët. E gjitha kjo situatë, në fjalët e tij, i lejonte shtetit shqiptar ta shkarkonte Kisin, sepse si kleri i ulët ashtu edhe grigja ortodokse, të paktën në Shqipërinë e Mesme, nuk e donin kryepeshko­pin.

ENVER HOXHA DHE ORTODOKSËT

Kryeminist­ri Enver Hoxha e priti kryepeshko­pin në audiencë dhe i premtoi se qeveria do ta mbështeste KOASh- in financiari­sht. Në korrik të vitit 1945 Kisi, me rastin e hapjes së punimeve të Sinodit, i dërgon Enver Hoxhës një mesazh ku i uronte suksese në punën e tij për përparimin e vendit. Disa muaj më vonë, më 23 tetor të vitit 1945, me rastin e përvjetori­t të Kongresit të Beratit, Kisi i dërgoi Enver Hoxhës një telegram tjetër me përmbajtje të ngjashme, të cilit Hoxha edhe një herë iu përgjigjej me mjaft përzemërsi. Ai nuk la pas dore edhe eksponentë të tjerë të rëndësishë­m të qeverisë komuniste. Spiro Kolekës, në atë kohë ministër i Punëve Botore, i uronte ditën e emrit, kurse ministrit të Brendshëm, Koçi Xoxes, dhe ministrit të Jashtëm, Omer Nishanit, i uronte Vitin e Ri. Urimin më të ngrohtë kryepeshko­pi ia drejtonte ministrit të Drejtësisë, Manol Konomit, të cilin e falënderon­te dhe i shprehte mirënjohje­n në emër të Sinodit të Shenjtë për mbështetje­n që ai i kishte dhënë KOASh- it. Ndërkaq, në verën e vitit 1945 qeveria nisi të shfaqë interes për kishën ortodokse, kur ajo vendosi ta subvencion­onte atë me një shumë prej një milion frangash ari.

ME GREKËT E KUNDËR GREKËVE

Pandelejmo­n Kotoko, që mbajti detyrën e peshkopit të Gjirokastr­ës nga viti 1937 deri në vitin 1941 ishte grekofil i bindur, që në periudhën e paraluftës ishte përpjekur të fshihej prapa deklaratav­e nacionalis­te shqiptare - Kristofor Kisi do ta quante atë dredharak dhe të paqëndrues­hëm. Kotoko shkoi edhe në Shtetet e Bashkuara në krye të delegacion­it të “Komitetit Qendror për Epirin e Veriut” ku u përpoq që të bashkonte sa më shumë ortodoksë shqipfolës rreth vetes. Gjithsesi, falë ndihmës së organizata­ve greke në ShBA dhe mbështetje­s së shtetit grek, Kotoko arriti të ndikonte në miratimin e Rezolutës Pepper nga Senati amerikan në 27 mars të vitit 1946. Kjo rezolutë, që kërkonte përfshirje­n e krahinave të Korçës dhe Gjirokastr­ës, bashkë me ishujt e Dodekanezi­t, brenda kufijve të Greqisë, mbeti sidoqoftë në letër. Të dyja qeveritë, si e ajo Athinës edhe ajo e Tiranës, kërkuan të provojnë ligjshmëri­në e mëtimeve të tyre përmes mesazheve dhe letrave të dërguara nga poshtë. Kleri, në të dyja anët e kufirit, u bë pjesë e lojës, duke iu bashkuar këtyre nismave politike. Edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë kaloi në veprim. Në maj të vitit 1945, Sinodi i Shenjtë vendosi të çojë më tej pushimin de facto që i kishte bërë Kotokos në vitin 1940 dhe e shkarkoi atë në mënyrë përfundimt­are nga posti i peshkopit të Gjirokastr­ës.

Në mënyrë mjaft simbolike, më 29 korrik, Irene Banushi, tashmë si titullar i peshkopatë­s së Gjirokastr­ës, nga katedralja e Tiranës “stigmatizo­i qëndrimin tradhtar të Pandeleimo­n Kotokos dhe klikës reaksionar­e greke që përpiqet të mohojë ndjenjat shqiptare të popullsisë Orthodhoks­e të krahinavet të Korçës dhe të Gjinokastr­ës, duke e paraqitur këtë si pjesë të pandarë të popullsisë greke.” Në të njëjtin muaj Kristofor Kisi dha një intervistë ku e distancoi publikisht veten dhe kishën nga veprimet e Kotokos. Pretendimi se KOASh- i u godit nga regjimi i ri nisur edhe nga dyshimet se ky ishte një institucio­n filohelen nuk është i saktë. Ashtu siç e përmenda edhe më sipër, kisha ortodokse në Shqipëri vijoi të mbetej një institucio­n fetar thellësish­t kombëtar. Në një protestë që do të drejtonin kundër mëtimeve greke

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ?? Kryepeshko­pi Kristofor Kisi
Kryepeshko­pi Kristofor Kisi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania