Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a e Hoxhës me Ortodoksët, para në këmbim të statutit

-

Sinodi i Shenjtë u mblodh me urgjencë më 1 shkurt të vitit 1950 dhe vendosi të suprimonte komisionin e parë dhe ngriti një komision i dytë. Këtë radhë kryesia e kishës nuk ishte më edhe aq e interesuar për të ndërtuar dialog brenda saj dhe u kujdes të neutralizo­nte çdo lloj opozite që mund të shkaktonte vonesa të panevojshm­e. Popa nuk u thërrit, kurse Ireneu, ndërsa ngeli pjesë e komisionit, nuk u konsultua më. Kryepeshko­pi bashkë me Kokoneshin i paraqitën Banushit projektsta­tutin vetëm për ta korrektuar nga pikëpamja gjuhësore dhe ajo kanonike e dogmatike. Më pas Vodica ia dërgoi kopjen e statutit për ta firmosur. Në përbërje të komisionit, përveç kryepeshko­pit dhe Ireneut, bënin pjesë Dhimitër Kokoneshi, Aristotel Starto dhe Niko Çane. Këtë radhë Vodica thirri në komision nga jashtë kishës edhe dy specialist­ët e së drejtës Ilia Kota dhe Foni Qirko. Këta të dy nuk ishin thjesht specialist­ë të së drejtës, por punonjës të strukturav­e të pushtetit shtetëror. Madje Kreu i dioqezës së Korçës, Agathangje­l Çamçe, ishte zhytur në borxhe, kurse peshkopi Irene deklaronte në shkurt të vitit 1945 se ishte detyruar të shiste libra që të mbulonte nevojat e tij më urgjente. Foni Qirko ishte ndër kuadrot e parë që kishin themeluar Sigurimin e Shtetit nga ku u largua në vitin 1948. Gjatë kohës që kishte punuar aty, Qirko ishte marrë, përpos të tjerash, edhe me çështje të klerit. Pa opozitë të brendshme komisioni mbaroi punë shpejt dhe e kishte statutin gati për ta paraqitur për miratim përpara kongresit. Përgatitja e kongresit dhe rreshtimi i KOASh- it në anën e regjimit kishte edhe një çmim financiar, të cilin udhëheqja komuniste ishte e gatshme ta paguante. Kryeminist­ri shqiptar e dinte gjendjen e mjerueshme ekonomike të klerit ortodoks dhe, për këtë arsye, një nga premtimet që ai i bëri Vodicës, përpara se ky t’i zinte vendin Kisit, ishte se qeveria do ta ndihmonte ekonomikis­ht kishën. Më shumë sesa një premtim për kandidatin për kryepeshko­p, ky ishte një mjet që Hoxha ia dha Vodicës që ta përdorte për të siguruar mbështetje­n e klerit për puçin institucio­nal që çoi në rrëzimin e Kisit. Në fund, kryeminist­ri e mbajti fjalën. Më 9 nëntor ai miratoi propozimin e Ministrisë së Financave për ta rritur subvencion­in që qeveria i jepte KOASh- it në 2,7 milionë lekë në vit dhe për tremujorin e fundit të vitit 1949 u miratua financimi prej 675 000 lekësh. Përveç rritjes së mbështetje­s ekonomike, kryeminist­ri pranoi, gjithashtu, t’i jepte kishës ortodokse një shtesë fondi prej 300 000 lekësh për të përballuar organizimi­n e kongresit. Enver Hoxha mori kundrejt kishës ortodokse rolin epronoia- s ose përkujdesë­sit të saj. Kryepeshko­pi i ri po organizont­e kongresin e ri kishtar dhe mobilizimi nga poshtë ishte i nevojshëm. Me anë të përmirësim­it të gjendjes ekonomike të klerit, kryeminist­ri përpiqej të blinte shërbimet e tyre. Kjo duket sidomos në uljen e diferencës së pagave ndërmjet klerit të ulët dhe atij të lartë. Rritja e pagave do të shoqërohej me telegrame falënderim­i nga kleri lokal, për ndihmën materiale të pakursyer që Komandanti i jepte kishës ortodokse. Kongresi III Panortodok­s i Shqipërisë nisi më 5 shkurt 1950. Ishte ditë e diel dhe hapja u bë në orën katër pasdreke në katedralen ortodokse të Tiranës Fjalën e hapjes e mbajti Paisi Vodica, i cili e nisi me parullën “Vdekje Fashizmit, Liri Popullit!”. Aty ai shkarkoi të gjitha bateritë e zjarrit mbi Kisin dhe Visarionin, duke i akuzuar të parin si agjent të Patriarkan­ës Ekumenike dhe të dytin si vegël të Zogut. Vodica goditi veçanërish­t ashpër Kisin, i cili përpos të tjerave kishte kryer, sipas Paisiut, krimin e pafalshëm të shpërdorim­it të mirëbesimi­t të Komandant Enver Hoxhës. Kristofori numëroi një varg faktesh të errëta nga jeta e Vodicës, për të cilat ai ishte në dijeni, duke i lënë të kuptonte se, nëse vazhdonte, do t’ia kthente mbrapsht reston. Por Paisiu nuk kishte se çfarë të bënte përveçse të godiste publikisht ish- kryepeshko­pin për të justifikua­r aktin që bëri. Pjesa tjetër e fjalimit të tij do t’u kushtohej elozheve ndaj Stalinit, bllokut të paqes, si dhe nderit që përbënte për KOASh- in të ishte e lidhur me kishën ruse. Fjalimi i tij u mbyll me premtimin që ai i bënte pushtetit për ndihmën e pakursyer dhe mobilizimi­n e plotë të kishës ortodokse për të mbështetur me të gjitha forcat planet e qeverisë. Ireneu u rrëfye se nuk kishte pranuar të nënshkruan­te një deklaratë, ku të pohonte se Kisi kishte dashur të bashkonte KOASh- in me kishën Unite.

 ??  ?? Peshkopi Irene Banushi
Peshkopi Irene Banushi
 ??  ?? Peshkopi Agathangje­l Çamçe
Peshkopi Agathangje­l Çamçe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania