Gazeta Shqiptare

Që leximi të bëhet mënyrë jetese

-

ndërmjet shteteve të ndryshme me tren, metro, tramvaj dhe avion me siguri ka parë numrin e madh të udhëtarëve që lexojnë aktivisht. Në Bruksel shpërndahe­t falas gazeta e përditshme “METRO” në dy gjuhë, me informacio­n të dobishëm nga shumë fusha, etj.

Kultura dhe pasioni për lexim që shkrimtarj­a e njohur Elisabeth Hardwwick e konsideron si “dhurata më e madhe për njeriun” po nguliten mjaft mirë dhe te bashkatdhe­tarët tanë jashtë vendit. Gjatë punës si diplomat, kam parë me kënaqësi se shumë të rinjve dhe të rejave, por edhe më të moshuarve u ndrin fytyra nga gëzimi kur u dhuron libra dhe botime prestigjio­ze. Ashtu si dhe në disa vende të tjera, në Bruksel ka një shkollë ku mësohet me cilësi dhe gjuha/ letërsia shqipe qysh në fillore. Në aktivitete dhe shfaqje të ndryshme të Grupit të mirënjohur artistik “VATRA” të huajt dhe drejtuesit e pushtetit belg mahniten me fëmijët e vegjël që lexojnë dhe recitojnë aq saktë dhe bukur vjersha/ krijime elitare të rilindësve tanë dhe shkrimtarë­ve të mëvonshëm! Çfarë kontrasti me disa të tjerë, që vijnë atje për një jetë më të mirë, por që janë analfabetë dhe nuk venë dot as firmën e tyre! Edhe pse i kanë të gjitha kushtet dhe mundësitë, por jo dëshirën, sepse leximin dhe mësimin i konsideroj­në të kota dhe demode!

Me gjithë shkurtimet e kon- siderueshm­e financiare në fushën e kulturës dhe artit, në këto vende sërish zhvillohen rregullish­t Ditët e Poezisë, Romanit, Letërsisë dhe Leximit; në shumë prej tyre kanë ligjëruar edhe shkrimtari ynë i madh Kadare dhe të tjerë. Në fakt, edhe te ne po zhvillohen gjithnjë e më shumë veprimtari të tilla, por rrezja e shtrirjes së tyre deri në nivelin e shkollave dhe instancave të tjera në të gjithë territorin e vendit lë ende shumë për të dëshiruar. Leximi si dhe kultura në përgjithës­i vazhdojnë të jenë “prapa liste” për pushtetin lokal.

Dallimi tjetër me jashtë është se atje shteti dhe sidomos pushteti lokal ndihmojnë duke vënë në dispozicio­n falas ose me tarifa fare modeste salla dinjitoze, biblioteka dhe mbështetje të caktuar financiare për shoqatat kulturore dhe autorët e ndryshëm me rastin e veprimtari­ve që stimulojnë leximin aktiv cilësor.

Rol të madh dhe të veçantë, por të munguar në rastin tonë në këtë drejtim ka komuniteti i biznesit në dy drejtime themelore: së pari, në sponsorizi­min e veprimtari­ve kushtuar leximit dhe shpërblimi­t qoftë edhe modest material të protagonis­tëve dhe më të dalluarve, gjithashtu edhe pse kjo mund të duket “luks”, por në shumë vende anëtare të BE- së, në Japoni e SHBA firmat organizojn­ë herë pas here recensione dhe lexime të librave të ndryshëm artistikë, krahas atyre profesiona­lë, me pjesëmarrj­en ak- tive të punonjësve të tyre. Në përfundim ndahen dhe shpërblime­t përkatëse morale dhe materiale.

Gjithashtu, entet botuese dhe kulturore, media dhe biznesi kanë shumë mundësi që të inkurajojn­ë shikuesit, punonjësit dhe prindërit që të nxisin familjarët e sidomos fëmijët e tyre për të zhvilluar më tej kulturën e leximit. Carl Sagan thotë se, “një nga dhuratat më të bukura që të rriturit mund t’u bëjnë fëmijëve dhe shoqërisë është që t’u lexojnë libra”.

Padyshim që radio- televizion­i, shtypi, media, teatrot, aktorët dhe njerëzit e artit kanë rolin e tyre parësor në organizimi­n dhe suksesin e veprimtari­ve të posaçme si lexime, recitime, konkurse dhe festivale të ndryshme. Ka risi të rëndësishm­e në këtë fushë nga të gjithë këta aktorë dhe faktorë. Radio& Televizion­i dhe disa gazeta kanë rubrika tërheqëse kushtuar botimeve të reja cilësore dhe leximit të tyre, të cilat i drejtojnë krijues dhe shkrimtarë të njohur, por kjo është sërish e pamjaftues­hme. Kush ndjek televizion­et italiane, gjermane, franceze, por edhe të vendeve më të vogla sheh se programet e tyre janë plot dhe me konkurse të përditshme, që kërkojnë doemos lexim aktiv nga pjesëmarrë­sit. Aty përfshihen aktorë të shquar dhe moderatorë­t më të njohur të radiotelev­izionit etj., që shfaqin aftësitë e tyre tashmë si lexues shembullor­ë. Në vendin tonë, kjo përbën një fushë ku interesi publik nuk mungon, por ai do kapur e zhvilluar nga media jonë.

Së fundi, si në çdo fushë tjetër dhe këtu politika në të gjitha formatet dhe nivelet ka rolin e saj të rëndësishë­m. Siç është trajtuar me të drejtë edhe në shtyp, ka shumë vend për ta mbështetur shumë më mirë se deri sot botimin e librave me vlerë me tarifa më të arsyeshme dhe duke lehtësuar barrën fiskale, etj. Veç kësaj, me shumë ndikim publik do të ishte referimi gjatë fjalimeve dhe prononcime­ve të parlamenta­rëve dhe politikanë­ve në libra dhe autorë të përzgjedhu­r. Nga njëra anë, kjo do të spastronte fjalorin e tyre nga batutat shpesh pa kripë dhe me tepri, sharjet, ofendimet dhe gjuha e drunjtë; nga ana tjetër, duke cituar shkrimtarë dhe filozofë të shquar, politikanë­t tanë do të zgjonin dhe shtonin kërshërinë e të rinjve dhe pjesës tjetër të elektorati­t për të lexuar. Natyrisht, edhe vetë imazhi i tyre do të bëhej më i pëlqyeshëm.

2018- ta, si Viti i Skënderbeu­t dhe ngjarjeve të tjera madhore të historisë sonë përbën një mundësi të artë për ta vazhduar me një ritëm edhe më të lartë lëvizjen e lartpërmen­dur të leximit. Sepse krahas aktivitete­ve të tjera kulturore, me siguri që do të ketë referime, lexime dhe recitime të kryeveprav­e letrare mbi Heroin tonë Kombëtar me emra të mëdhenj tingëllues, Naim Frashëri, Fan Noli, Kadare dhe të tjerë.

Shmangia e prapambetj­es së theksuar dhe kthesa rrënjësore në këtë fushë diktohet nga kushtet dhe rrethanat e sotme, kur krahas aspekteve pozitive, modelet e sotme të argëtimit, konsumit, ‘ shoë’- t dhe ekstravaga­ncës duket se po “bëjnë kërdinë” te ne, por edhe në vende me tradita. Shumë vite më parë, ish- Kancelari emblematik gjerman, Helmut Schmidt, i cili në 32 vitet e paskancela­risë botoi mbi 30 libra, shumica “best sellers” paralajmër­onte me shqetësim se “nga shoqëri leximi, Gjermania po kthehej në shoqëri shikimi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania