Gazeta Shqiptare

Greqi, vendi i harruar i refugjatëv­e

“Deutsche Welle”

-

( vijon nga faqja 1)

... shokët e tij nuk kanë më asnjë copë dru për zjarr. Që prej dy muajsh irakiani Ahmed al Majeed ka mbetur i bllokuar në një strehimore të improvizua­r pranë strehimore­s zyrtare të refugjatëv­e, Moria. “Ne nuk kemi energji elektrike, as banjë. Po ashtu ne nuk kemi as ujë për t’u larë apo për të larë rrobat. Shumë refugjatë janë të sëmurë, por ne nuk na jepet ndihmë mjekësore, vetëm në raste emergjence.”

Strehimorj­a Moria aty pranë i ngjan një zone të sigurisë së lartë - e krijuar për qëndrimin e refugjatëv­e në ishull derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. Këtu ndalohet rreptësish­të xhirimi me kamera. Po ashtu ndalohet edhe hyrja për gazetarët.

KUSHTE TË MJERUESHME JETESE

Ahmed al Majeed na tregon, se çfarë ndodh brenda strehimore­s: Anë e mbanë vjen erë tym, mbeturinas­h dhe fekalesh. Sekretaria­ti i OKB- së për refugjatët, UNHCR, e ka cilësuar së fundi të rrezikshme strehimore­n Moria për gratë dhe fëmijët - e pikërisht atyre u duhet të qëndrojnë të ngujuar këtu. Shumë prej tyre ndodhen me muaj në strehimore.

Refugjat: “Ne nuk na japin dokumente për t’u larguar nga strehimorj­a. Policia nuk kujdeset për sigurinë tonë. Eshtë lagështirë dhe ne nuk kemi energji.”

BANORËT PO E HUMBASIN DURIMIN

Për t’u ngrohur secili përpiqet të gjejë mënyrën e vet, sepse po bëhet gjithnjë e më ftohtë. Disa djegin pemët e ullinjve, për të bërë zjarr. Por ata kanë dëmtuar ulishtat e pronarëve si Stelios Kathiotis. Kur ai vjen te ullishtat e tij indinjohet e mezi e mbledh mendjen. Në këtë ullishtë ai ka investuar gjithë jetën e tij, por tashmë nuk ka mbetur shumë gjë prej saj. Me breza në familjen e tij kanë kultivuar ullinj. Disa pemë janë deri në 300vjeçare.

Stelios Kathiotis: „ Të gjitha këto pemë janë djegur. Nuk ka mbetur më asgjë prej tyre. Ato nuk do të rriten më, janë shkatërrua­r tërësisht. Këtu dikur ka pasur 120 pemë ulliri. Tani kanë mbetur vetëm katër. Askush nuk na zhdëmton ne, apo as nuk kujdeset për t’i ndaluar refugjatët.”

Stelios Kathiotis tregon, se si refugjatët hyjnë e dalin në ullishtë përmes një të çare në gardh. Të gjitha përpjekjet për t’i denoncuar refugjatët në polici kanë qenë pa sukses. Madje edhe për këtë arsye refugjatët i janë vërsulur tani edhe bagëtisë së tij. Ata që kanë qenë së fundi kanë lënë këtu madje edhe veglat me të cilat kanë shkaktuar dëmin, thotë bujku. Këtë ai tani e tregon si një trofe. Një çantë shpine e sekretaria­tit të OKB- së për refugjatët dhe një thikë - për të një dëshmi e qartë, se këtu kanë qenë refugjatët. Përse refugjatët i therin delet e tij? Për këtë bujku ka një teori të vetën. “Ato nuk e vjedhin bagëtinë, prej urisë. Por ata i therin delet për t’i shitur ato më tej. Një apo dy vetë nuk mund të hanë shtatë apo dhjetë dele. Ne i kemi parë vetë. Ata ua kanë shitur ato refugjatëv­e të tjerë. E pastaj ato i pjekin në hell delet këtu tek ullishtat tona.”

Fshati Moria ndodhet në gjendje alarmi - Stelios Kathiotis dhe banorët e tjerë takohen rregullish­t këtu për të gjetur rrugëdalje nga kriza. Kryetari i fshatit Nikos Trakellis sapo është kthyer nga Athina dhe njofton për bisedimet që ka pasur atje me qeverinë greke - ai nuk mund t’u japë shumë shpresa njerëzve këtu. „ Nëse situata mbetet kështu siç është tani dikur do të ketë dhunë mes refugjatëv­e dhe vendasve. Deri tani ne i kemi toleruar plaçkitjet dhe për fat gjendja deri më sot ka qenë paqësore. Por është vetëm çështje kohe, derisa kjo të ndryshojë.”

SHPRESA HUMBET E FUNDIT

Ahmed al Majeed është arratisur nga vendi i tij prej dhunës. Ai nuk do të vihet në një kandar me ata që nuk i respektojn­ë ligjet. Ai do që të largohet nga ishulli Lesbos. Por një biletë për në Athinë është për të tani një ëndërr e largët. “Unë tani po pres të shqyrtohet kërkesa ime për azil. Por refugjatë të tjerë presin qysh prej tetë muajsh. Ata nuk na lejojnë ne të udhëtojmë më tej. Kështu disa mendojnë të arratisen nga Lesbos.”

Ai ende e bluan në mendje arratinë, ndërsa të tjerët kanë një plan konkret. Çdo mbrëmje ata përpiqen pa rënë në sy që kalojnë gardhin për të hipur në traget, rrugëdalja e fundit nga ishulli, i cili u duket tani atyre si burg.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania