Gazeta Shqiptare

Protestat në janar, Basha nis tur në bashkitë e mëdha

Tri opsionet e qëndrimit të opozitës për raportet me Kuvendin Aleatët, kundër djegies së mandateve të deputetëve

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha pritet të nisë javën e fundit të këtij viti një tur në bazën e partisë, për t'u takuar me qytetarë e për t'u kërkuar mbështetje­n për protestat e paralajmër­uara për në muajin janar 2018. Burimet nga PD- ja bënë me dije dje për mediat se ky tur takimesh është konceptuar si bashkëbise­dim me qytetarët për krizën ekonomike, politike dhe kushtetues­e ku ndodhet Shqipëria. Të njëjtat burime në Partinë Demokratik­e konfirmuan se takimet me qytetarët do të jenë edhe në funksion të protestave të paralajmër­uara nga opozita. Nuk dihet nëse pas Vitit të Ri, Partia Demokratik­e do të hyjë apo jo në Parlament. Lulzim Basha konfirmoi dy ditë më parë se po shqyrtohen tri opsione të marrëdhëni­es së opozitës me parlamenti­n, me avantazhet dhe disavantaz­het e tyre. Opsioni i parë është për një marrëdhëni­e të kushtëzuar me Parlamenti­n, opsioni i dytë është për bojkot pa afat dhe opsioni i tretë është ai i djegies së mandateve. Mësohet se propozimi është bërë nga disa prej kryetarëve të partisë më të madhe opozitare në rrethe. Protestat pritet të nisin në javën e tretë të janarit, me fillimin edhe të sesionit të ri parlamenta­r. Nga ana tjetër, opozita ende nuk ka një vendim mbi raportet që do të ketë me Kuvendin, pas miratimit të Prokurores së Përgjithsh­me, Arta Marku, ku PD- ja nuk mori pjesë në votim. Aleatët

Ndërsa e kanë mbështetur idenë e organizimi­t të protestave, aleatët e PD- së ndahen sa i përket djegies së mandateve, propozim ky i bërë nga ish- kryetari i PD- së, Sali Berisha, në fund të seancës së datës 18 dhjetor. Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi ishte e menjëhersh­me në reagimin e saj kundër propozimit për djegien e mandateve. Kryetari i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu shprehet për "Vizion Plu" s se, "djegia e mandateve duhet parë

në koston që ka opozita në përfaqësim­in e saj në institucio­nin e vetëm siç është Kuvendi, ku opozita ka interesin për t'i dhënë vlerë e padyshim Rama për ta kthyer në

një antivlerë". Mediu u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë në ngritjen e institucio­neve të reja të drejtësisë. "Opozita ka qenë pjesë e reformës në drejtësi dhe ajo "Djegia e mandateve duhet parë në koston që ka opozita në përfaqësim­in e saj në institucio­nin e vetëm, siç është Kuvendi, ku opozita ka interesin për t'i dhënë vlerë e padyshim Rama për ta kthyer në një antivlerë", tha kreu i PR- së. Mediu u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë në ngritjen e institucio­neve të reja të drejtësisë.

duhet të kërkojë respektimi­n në ekstrem të Kushtetutë­s dhe ligjeve, që kanë të bëjnë me këto procese shumë të rëndësishm­e dhe padyshim që duhet të jetë

pjesë për të arritur që të mos kemi deformime, të cilat janë të vështira për t'u korrigjuar", tha Mediu. Nga ana e tij, kreu i LZHK- së, Dashamir Shehi, u shpreh: "Një deputet për të qenë ushtar i mirë duhet t'i ketë të gjitha armët shigjetën, shpatën. Pse do i heqim shpatën një partie politike, grupit parlamenta­r mundësinë për të bërë luftë përditë?!".

Shehi nuk e përkrah af-

rimin e LSI- së në betejën politike të opozitës, ndaj edhe thotë: "Ne kemi detyra të tjera, ringritjen e së djathtës, të shtetit shqiptar, luftën kundër korrupsion­it; ndërkohë që këtu LSI nuk i përmbush kushtet, sepse duke qenë e majtë nuk besoj se ka ndonjë dëshirë të madhe për të sjellë të djathtën në pushtet, duke qenë deri dje në qeveri ka disa mangësi në luftën kundër korrupsion­it".

 ??  ?? Protesta e fundit e opozitës para Parlamenti­t
Protesta e fundit e opozitës para Parlamenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania