Gazeta Shqiptare

Paloka: Me këtë Parlament nuk mund të ketë marrëdhëni­e normale

Nënkryetar­i i Kuvendit: Qytetarët duhet të marrin fatin në dorë

-

Nënkryetar­i

i Kuven dit, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh dje se raporti i PD- së me Parlamenti­n nuk do të jetë normal. Edhe pse ende nuk është përcaktuar qëndrimi pas seancës së 18 dhjetorit, Paloka tha për "News 24" se, "siç ka thënë edhe kryetari i Partisë Demokratik­e, janë realisht tre skenarë që i kemi diskutuar edhe në mbledhje të grupit. Për të tria opsionet ka pasur deputetë që i kanë mbështetur. Duke filluar që nga djegia e mandateve, qëndrimi në sallën e Parlamenti­t ( një qëndrim që nuk do lejojë zhvillimin e seancave normale në një Parlament që ka humbur legjitimit­etin e tij) dhe një variant i përdorur disa herë nga opozita, që ka pasur raste që ka rezultuar i suksesshëm, siç ka qenë bojkoti". "Unë vetë do e jap men- dimin në forume, por mendoj se e rëndësishm­e është që çdo deputet dhe çdo demokrat ta kuptojë se në atë Parlament nuk mund të ketë marrëdhëni­e normale, pastaj rrugën që do zgjedhim duhet ta vendosin forumet", thekson Paloka. Sa i përket qëndrimit ndaj reformës në drejtësi, Paloka u shpreh: "Reformën në drejtësi e dërrmoi Edi Rama dhe akti më i fundit i zgjedhjes në mënyrë antikushte­tuese të Prokurorit të Përgjithsh­ëm ishte vula që Edi Rama i vuri edhe shkatërrim­it të Reformës në Drejtësi". "Mendoj se duhet që qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre, sepse as reformat as vendimet, as vota e 140 deputetëve në Parlament duket se nuk ka më asnjë vlerë me Edi Ramën", theksoi Paloka. Sa i përket procedimit penal për 10 deputetët që ishin në protestën e datës 18, Paloka tha: "Absolutish­t, nuk kam as më të voglin impresion që kjo polici kërkon të dënojë deputetët e opozitës që protestuan me qytetarët në mbrojtje të Kushtetutë­s së vendit. Do vijojmë rrugën tonë jo me këtë polici, por me këdo që kemi përballë deri sa të jemi në mbrojtje të Kushtetues, do vijojmë të jemi njëson", nënvizon Paloka.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha me aleatët
Kreu i PD- së, Lulzim Basha me aleatët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania