Gazeta Shqiptare

Seanca, Manja: Turma po tentonte të hynte në Kuvend, duhet të gjykohet

Deputeti i PS- së flet për njohjen me kryeprokur­oren Arta Marku: Kam qenë eprori i saj "Nëse njerëzit do futeshin në sallë, rrezikohej jeta e deputetëve"

-

Kryetari i Komisionit parlamenta­r të Ligjeve, Ulsi Manja, sqaroi dje të gjithë zërat që flasin për ndikimin e tij në zgjedhjen e Arta Markut si prokurore e përkohshme. Në emisionin "Kjo javë" me Nisida Tufën në "News 24", deputeti Manja tha se Arta Marku është e denjë për t'u ulur në atë karrige. "Njohja jonë daton në vitet 2002- 2007, kur unë punoja në Prokurorin­ë e Shkodrës. Kam punuar në Shkodër me zonjën Marku, kam qenë për disa kohë eprori i saj. Dihet problemati­ka e Shkodrës. Është një nga qytetet e mbarsura me situata kriminale. Dhe unë mendoj se çdo prokuror që ka ushtruar detyrën, është i denjë për t'u ulur në karrigen e kryeprokur­orit", u shpreh deputeti Manja.

"Ato që thuhen janë akuza që bëhen nga segmente të caktuara të opozitës. Me ikjen e Llallës, tek opozita duket se janë thyer ca ekuilibra. Duhet të jetë hall shumë i madh, ai që i ka detyruar të reagojnë ashtu në Kuvend", theksoi Manja. Sipas tij, "po t'u referoheni kandidatur­ave për t'u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, zonja Marku rezulton se ka qenë një ndër 19 kandidatët që kanë kandiduar me iniciativë­n personale. Pra, nuk është një kandidatur­ë që erdhi dhe u bë pjesë e garës bashkë me kandidatët e tjerë, të cilët duhen falënderua­r që u bënë pjesë e garës, me ndikim. Arta Marku u zgjodh aty si profesioni­ste për të ushtruar funksionet dhe detyrat". I pyetur se kur ka kontaktuar me Arta Markun, deputeti u shpreh: "Komunikimi im me Arta Markun, të cilës gjej rastin t'i uroj detyrën e re, ka qenë atë ditë që ka ardhur për seancë dëgjimore dhe ditën kur është zgjedhur. Pra, kam komunikuar në ditën e dëgjesave me të, ashtu si edhe me 6 kandidatët e tjerë. Unë nuk jam për të bërë bilancin e punës së Arta Markut. Dosjet janë aty, çështjet që ka hetuar po ashtu. Neve si komision na mjafton vlerësimi i punës, që është bërë për secilin nga kandidatët që iu bashkuan garës. Arta Marku kishte vlerësim maksimal nga eprorët e saj", nënvizoi më tej Manja.

SEANCA

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ishte një ndër deputetët që nuk mundi të votojë në seancën e datës 18 dhjetor për kryeprokur­oren. Sipas tij, ajo seancë ishte "shumë zhurmë për asgjë". I pyetur nëse kryeprokur­orja është zgjedhur në mënyrë formale, Manja tha se "është zgjedhur në mënyrën që parashikon strikt ligji. Është zgjedhur konform ligjit për organizmin dhe funksionim­in e Prokuroris­ë në Republikën e Shqipërisë". "Kuvendi

nuk mundet të heshtë ose të mos ndërhyjë për të zgjidhur një ngërç të tillë institucio­nal kur kryeprokur­orit i kishte mbaruar mandati. Po të mos e bënte Kuvendi, kush duhet ta bënte. Natyrisht, nuk pres që zgjidhjet të vijnë nga dhuna, por është rasti sot të falënderoj kolegët e shumicës për qetësinë dhe durimin që treguan në seancë, pavarësish­t provokimev­e të ulëta. Provokime të tilla, që mund të çonin edhe në konfrontim

fizik, gjë e cila nuk ka ndodhur në atë sallë në 27 vite", tha deputeti i PS- së. Sipas tij, "tentativat për t'iu mohuar kolegëve të drejtën e votës duke përdor çdo lloj mjeti nuk janë parë në sallë". I pyetur në lidhje me marrjen e kartave të deputetëve si nga Kryemadhi, edhe nga kreu i grupit të PS- së, Manja tha: "Ne ishim deputetë fizikë në sallë. Jemi me zë dhe figurë dhe në momentin që dikush të mohon të drejtën e votës, duhen

shfrytëzua­r të gjitha mundësitë për ta ushtruar të drejtën e votës. Ajo do ishte e rëndë, nëse ne nuk do ishim në atë sallë". Ndërsa sa i përket përplasjes me Kryemadhin jashtë sallës së seancave e para medias, Manja u shpreh: "Unë u përqendrov­a tek ajo që desha të përçoj tek qytetarët, sepse ishte një moment delikat, sepse edhe turma po tentonte të hynte në Kuvend, gjë që duhet të gjykohet më vonë. Ata kolegë të opozitës "Njohja jonë daton në vitet 2002- 2007, kur unë punoja në Prokurorin­ë e Shkodrës. Kam punuar në Shkodër me zonjën Marku, kam qenë për disa kohë eprori i saj. Dihet problemati­ka e Shkodrës. Është një nga qytetet e mbarsura me situata kriminale. Dhe unë mendoj se çdo prokuror që ka ushtruar detyrën, është i denjë për t'u ulur në karrigen e kryeprokur­orit".

që u bënë thirrje qytetarëve të futen në sallën e Kuvendit duhet të skuqen më vonë. Nëse turma do kishte hyrë në sallën e Kuvendit, nuk e di se çfarë do kishte ndodhur, por do ishte rrezikuar seriozisht jeta e deputetëve. Ky do ishte fundi i parlamenta­rizmit. Dhe aq sa ndodhi ishte e tepërt. Nuk po merrej një nga jashtë sistemit për ta vendosur si kryepro- kuror", theksoi kreu i Komisionit të Ligjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania