Gazeta Shqiptare

Organet e drejtësisë, Hysi: Gati në pranverë, opozita të bëhet pjesë

Nënkryetar­ja e Kuvendit sqaron ngritjen e strukturav­e të reja

-

Nënkryetar­ja

e Kuven dit, deputetja e ' Ligjeve', Vasilika Hysi sqaroi dje mënyrën se si do të ngrihet korpusi i organeve të reja të drejtësisë. Gjyqtarët që kandidojnë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë po kalojnë në filtrin e organeve të vetingut. Ndërsa, anëtarët që emëron Kuvendi për secilin institucio­n, që vijnë nga radhët e avokatëve, pedagogëve të drejtësisë dhe shoqërisë civile, verifikohe­n nga Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t. Kuvendi është gati të nisë punën për të zgjedhur anëtarët e vet, por po pret vlerësimin e të huajve edhe për tre kandidatët e shoqërisë civile për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. "Pa dyshim kriteret ishin të forta, sepse bëhet fjalë për zgjedhjen e qeverisë së gjyqësorit, por nuk e kisha menduar, që përfaqësue­s të shoqërisë civile të mos kishin besim dhe predispozi­të", tha Vasilika Hysi në një prononcim për "TCH". "Çdo afat lidhet me momentin kur na vjen lista me të gjithë kandidatët nga sekretari i përgjithsh­ëm dhe OMM ndërkohë ka bërë dhe vlerësimin", thotë ajo. Që nga ky moment puna nis brenda 24 orëve në Komisionin e Ligjeve, që do të kenë përpara dy lista me emrat që i plotësojnë dhe nuk i plotësojnë kriteret. Ata vlerësohen nga një nënkomisio­n me tre anëtarë nga mazhoranca e dy nga opozita. Shorti është parashikua­r si mekanizëm zhbllokimi. "Komisioni i voton kandidatur­at me 4 vota. Në rast se nuk merren katër vota, atëherë hidhet shorti", vijon Hysi. Edhe nëse Kuvendi e kryen misionin e tij në afat, ngritja e KLGJ dhe KLP varet nga ritmi me të cilin organet e vetingut do të verifikojn­ë kandidatët gjyqtarë dhe prokurorë. "Nuk kemi informacio­n se në ç'fazë është trajtimi i dosjeve të kandidatëv­e dhe se çfarë problemati­kash do kenë kandidatët", tha Hysi. Ajo shprehet optimiste se në pranverë këto organe do të ngrihen, ndërsa uron që opozita të bëhet pjesë e procesit.

 ??  ?? Kryetari i Komisionit parlamenta­r të Ligjeve, Ulsi Manja
Kryetari i Komisionit parlamenta­r të Ligjeve, Ulsi Manja
 ??  ?? Nënkryetar­ja e Kuvendit, Vasilika Hysi
Nënkryetar­ja e Kuvendit, Vasilika Hysi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania