Gazeta Shqiptare

Breshëri plumbash drejt banesës, i shpëton atentatit Ardian Çapja

Policia dhe katër grupe të RENEA- s "blindojnë" qytetin e Elbasanit Autorët qëlluan nga një makinë me targa false. Hetuesit: U përdor truk, mjeti i ngjashëm me fqinjin e shënjestrë­s

-

Një tjetër atentat me armë zjarri është shënuar dje në qytetin e Elbasanit. Persona ende të paidentifi­kuar kanë qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet me targa false afër banesës së Ardian Çapjas. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09: 05, në lagjen "Emin Matraxhiu" të këtij qyteti, por fatmirësis­ht nuk ka pasur persona të lënduar. Mësohet se menjëherë pasi kanë qëlluar me armë, atentatorë­t janë larguar me makinën tip "BMW", e cila është gjetur e djegur në lagjen "5 Maji", pikërisht aty ku i priste një automjet tjetër, me të cilin janë larguar në drejtim të paditur. Të shtënat me armë zjarri kanë alarmuar blutë, të cilët kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Ndërkaq, në ndihmë të policisë së Elbasanit kanë shkuar edhe katër grupe të forcave speciale RENEA. Policia dhe Prokuroria e Elbasanit janë duke hetuar intensivis­ht për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërsa, dëshmitarë­t pohuan se

se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë dhe më pas kanë parë një makinë të përfshirë nga flakët.

ATENTATI

Paraditen e djeshme ka dështuar një atentat ndaj Çapjave. "Më datë 23.12.2017 rreth orës 09: 05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen ' Emin Matraxhiu'. Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se në lagjen ' Emin Matraxhiu', në një rrugicë, persona të paidentifi­kuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Çapajve.

Më pas, në lagjen ' 5 Maji' është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip ' BMW' me targa të dyshuara të falsifikua­ra. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit/ ve", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

HETIMET

Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj Çapjave. Fillimisht blutë thanë tha se bëhej fjalë për një atentat ndaj pjesëtarëv­e të familjes Çapja. Më vonë u sqarua se të shtënat mund të kenë qenë kërcënim ndaj familjes së Ardian Çapjas. Kjo, pasi makina e përdorur nga autorët mbante targa të vjedhura të një automjeti të ngjashëm, që është fqinj me familjen Çapja. Burimet e mësipërme sqaruan se automjeti i djegur që u gjet në ELBASAN - Fisi Çapja në Elbasan nuk është i panjohur për policinë dhe opinionin publik. Dita e djeshme solli edhe njëherë në vëmendjen historinë e hakmarrjes, nisur që nga viti 2005. Në shumicën dërrmuese të krimeve të mbetura pa autorë në këtë qytet rezultojnë të përfshirë apo të dyshuar anëtarë të familjes Çapja. Historia e krimeve të pazbardhur­a ka si moment nisjeje vitin 2005. Në dhjetor të këtij viti, pas një konflikti mes ish- shefit të Qarkullimi­t Rrugor të Elbasanit Fadil Mema dhe Sokol Çapjas mbeti i vrarë ky i fundit. Policia identifiko­i si autorë nipat e oficerit të policisë. Nuk do të vononte reagimi, kur në maj të 2006 vritet kunati i Memës, Ardian Ibrahimi. Pas një periudhe qetësie të rremë, kalvari i vrasjeve rihapet në vitin 2012 me Gentian Beqirin, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjas dhe që ishte lënë në arrest shtëpie nga gjykata. Dhe pas kësaj ngjarjeje tento-

lagjen "5 Maji" kishte targa false AA616AB. Sakaq, mësohet se ky automjet i përkiste një kompanie biznesesh me emër në Elbasan, i cili ishte denoncuar i vjedhur. Pasi kishin survejuar prej disa javësh pronarin e mjetit, autorët kanë vjedhur pak ditë het të vritet edhe Fadil Mema, i cili mbeti i plagosur. Ngjarjet do të zhvendoses­hin në Itali, ku në mars të vitit 2015 ekzekutohe­t ishshefi i Qarkullimi­t Rrugor, Fadil Mema, në qytetin e Torinos. Ndërsa një vit më pas, në një ambient ku qëndronin familjarë të fisit Çapja dhe miq të tyre ndodhi një

më parë mjetin në Tiranë, te "Kodra e Diellit". Sipas hetuesve të çështjes, automjetit tip "BMW" i ishin vendosur nga atentatorë­t targa të falsifikua­ra, të njëjta me automjetin e një fqinji të familjes Çapja. Automjeti i përdorur nga atentatorë­t

atentat i rëndë, që njihet si "masakra e Elbasnait", ku dy persona të armatosur hapën zjarr duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan. Ndërsa në prill të 2016- ës ekzekutohe­t në një hotel në Tiranë shtetasi Dritan Sheme, i afërm i Fadil Memës. Të gjitha këto ng-

ishte i njëjtë me atë që kishte targa si ato të fqinjit të Çapjave, të cilit ia kishin falsifikua­r. Kjo ishte zgjedhur si strategji kamuflazhi ( truk) prej atentatorë­ve për t'u futur lehtësisht në zonën e banuar nga fisi Çapja pa rënë në sy. Ndërkohë, policia

jarje, asnjëra prej të cilave gjatë dekadës së fundit nuk është zbardhur plotësisht nga drejtësia, u kanë dhënë mundësi grupeve rivale që t'i lajnë vetë hesapet, të cilat duket se jo vetëm nuk janë mbyllur, por po bëhen akoma edhe më të rrezikshme, edhe për sigurinë publike.

raporton se atentati ka qenë i mirorganiz­uar prej kohësh. Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi gëzhoja të një arme zjarri, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar. Ndërsa, në qytet janë ngritur pika të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve.

 ??  ?? Ardian Çapja
Ardian Çapja
 ??  ?? Makina e djegur e atentatorë­ve
Makina e djegur e atentatorë­ve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania