Gazeta Shqiptare

"Pronarët, afat deri në 20 janar për ankimin në gjykatë"

Myrshit Vorpsi: Në 1945- ën na shpronësua­n, ligji i tanishëm na konfiskon pronën "Vendimet e ATP- së për dosjet e vitit 1996, fatura 93.3 milionë euro"

-

Publikimi i vlerësimev­e të vitit 1996 dhe ndry shimi i disa neneve të ligjit për trajtimin e pronës, për shoqatën "Pronësi me Drejtësi" vijon të përkeqësoj­ë më tej interesat e ish- pronarëve. Përfaqësue­si Myrshit Vorpsi komenton ndryshimet e fundit dhe u bën thirrje pronarëve të ankimojnë vendimet në gjykatë. "Ligji 133 u ka sjellë humbje efektive pronarëve. Në qoftë se kishim një shtetëzim në vitin 1945, por që ishte me forcë, me dhunë dhe pa dëmshpërbl­im, ky tjetri është një konfiskim i pronës së pronarëve shqiptarë, por këtë radhë me ligj", - thotë përfaqësue­si i shoqatës "Pronësi me Drejtësi". Vorbsi u bën thirrje pronarëve që të ankimojnë vendimet në Gjykatën Administra­tive brenda datës 20 janar të vitit të ardhshëm, në të kundër vendimet e ATP- së kthehen në tituj ekzekutivë dhe nuk kanë asnjë shans për korrigjimi­n e tyre. Ndërsa në lidhje me ankimimet e vendimeve në Gjykatën e Strasburgu­t, Vorbsi thotë se nëse kjo gjykatë do të marrë edhe një vendim të vetëm nga këto 86 vendime, i cili do të godasë thelbin e këtij ligji 133, që është neni 6, që parashikon vlerësimin e tokës sipas zërit kadastral në momentin e shpronësim­it, atëherë shoqatës i lind e drejta që t'i drejtohet edhe njëherë Gjykatës Kushtetues­e për të kërkuar shfuqizimi­n e nenit 6, që efektivish­t do të thotë rrëzim i ligjit 133/ 15".

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka kryer vlerësimin financiar për dosjet e vitit 1996. A keni vërejtur problemati­ka në këtë vendimmarr­je?

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikoi vlerësimet e vendimmarr­jes së saj për 4887 vendime të vitit 1996, të cilat ajo i vlerësoi financiari­sht. Dua të hem që shoqata "Pronësi me Drejtësi" nëpërmjet anëtarëve të saj ka bërë një punë të mirë për të evidentuar ato dëme të shprehura në vlerë monetare, që ligji 133/ 15 u ka bërë interesave të pronarëve. Ne kemi vlerësuar me të njëjtën metodologj­i si ATP, por kemi vlerësuar edhe dëmin që i kanë sjellë vlerësimet "Ezauruar" dhe ato dosjet me mangësi që janë pa vlerësim, por edhe vetë dosjet që janë vlerësuar. Janë vlerësuar vetëm 2313 vendime me çmimet e vitit 2016, duke lënë mënjanë faktin se Gjykata e Strasburgu­t i ka vlerësuar si të pabazuara dhe ka vlerësuar më tepër vendimet e

çmimet e vitit 2008 se atij 2016. Këto 4887 prej 600 hektarë tokë truall, të cilat sipas ligjit të vjetër vlerësohen në 914.5 milionë euro dhe të gjitha këto vendimmarr­je, kjo është shuma që duhet të marrin pronarët, e cila është reduktuar në 93.3 milionë euro. Pra, janë 821 milionë euro, që vetëm për vlerësimin e vendimeve të 1996- ës u janë

mohuar pronarëve nga e drejta e tyre. Pronarët do t'i drejtohen Gjykatës së Strasburgu­t, sepse këtu kanë humbur mjetet për të fituar të drejtën. Vlera e nxjerrë nga ATP- ja është në zbatim të ligjit 133/ 2015. Pronarët sipas ligjit të vjetër duhet të merrnin 914.5 milionë euro. Janë 416 vendime që u janë mohuar 472 milionë euro. “Ne presim nga Strasburgu që 86 vendime për të cilat ka mbaruar shqyrtimi gjyqësor dhe pritet shpallja të jenë në favor të pronarëve. Sipas gjasave, vendimarrj­a e Strasburgu­t mund të jetë në shkurt, sepse komiteti i ministrave akoma nuk e ka marrë në shqyrtim problemin e pronave të Shqipërisë, që është sipas vendimit pilot ‘ Manushaqe Puto e të tjerë’”.

Janë 2174 vendime që nuk kanë vendim njohjeje, që rrezikojnë të humbasin kompensimi­n. Nga 202 milionë euro që përllogari­teshin sipas ligjit, kanë përfunduar në 93 milionë euro. Kur flasim vetëm për ' 96, duhet të kemi parasysh që për vitet ' 93-' 96 janë vlerësuar 15 640 vendime, ose rreth 64% e vendimmarr­jes në shkallë ven-

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania