Gazeta Shqiptare

Tabaku: Do marrin një shpërblim qesharak financiar

Vendimi i qeverisë për ish- pronarët

-

Nënkryetar­ja

e Komi sionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka reaguar në një deklaratë për shtyp mbi vendimin e miratuar për kompensimi­n e pronave për pronarët e shpronësua­r gjatë regjimit komunist. Vendimi parashikon kompensimi­n financiari­sht deri në 20 për qind të vlerës totale dhe në çdo rast jo më shumë se 10 milionë lekë. Sipas saj, ky vendim po zbatohet në mënyrë abuzive, duke injoruar edhe Gjykatën Kushtetues­e, e cila një vit më parë rrëzoi disa pika të rëndësishm­e të ligjit. "Kompensimi i jo më shumë se 20% e vlerës së pronës apo kompensimi me jo më shumë se 1 milion lekë gjatë 10 vjetëve është përbuzja më e madhe për pronarët që qeveria ' Rama' e bën në dhunim të plotë të së drejtës së patjetërsu­eshme për pronën". Tabaku shtoi më tej se ky vendim është në dëm të pronarëve, që sipas saj do të marrin një shpërblim qesharak financiar. "Ky është një vendim tërësisht në dëm të interesave të ligjshme të pronarëve, të cilët do marrin një shpërblim qesharak financiar, ndërsa pjesën kryesore të kompensimi­t do ta marrin me troje, të cilat në pjesën dërrmuese të tyre janë të pashfrytëz­ueshme, larg zonave të banuara dhe pa asnjë interes zhvillimi". Ndërkohë, ka theksuar se Partia Demokratik­e i qëndron bindjes se ky ligj është antikushte­tues. di. Vlera totale e këtyre vendimeve vlerësohej për pronarët shqiptare sipas kërkesave të ligjit 9285, duhet të ishin 2.6 miliardë euro për dosjet nga ' 93 deri në 2014. Janë katandisur në 320 milionë euro.

Agjencia po zbaton ligjin 133/ 15, i cili është lënë në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetues­e. Si do t'i kundërshto­ni vendimet me të cilat nuk jeni dakord?

Agjencia si detyrë të parë ka t'i vlerësojë financiari­sht të gjitha vendimet dhe më pas të zbatojë ndryshimet që bëri qeveria. Në rast se kishim një shtetëzim në ' 45ën me forcë, ky tjetri është një konfiskim, këtë radhë me ligj. 20% e shumës, 320 milionë euro do të ndahet për një periudhë 10- vjeçare dhe pjesa tjetër i nënshtrohe­t kompensimi­t fizik. Ky ndryshim i çon pronarët e truallit të shkojnë të kompensohe­n në malet e Shqipërisë.

Ku do t'i ankimoni vendimet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave? Cilat janë afatet që duhet të ndjekin pronarët për rastet kur nuk janë dakord me vlerësimin që ka bëtë ATPja?

Unë u them pronarëve vazhdoni ankimimet e vendimeve të ATP- së në të gjitha shkallët e gjyqësorit, është një proces që u hap 101 probleme, por është e vetmja mënyrë për të marrë ko- mpensimin e pronës aq sa u takon, që fatura e pronave të jetë në vlerën reale 9. 2 milionë euro. Çoni ankimin në gjykatë për të gjitha dosjet që janë ezauruar, ose vendimi nuk u duket e drejtë. Afati është deri në 20 janar 2018. Në rast se nuk shkoni në gjykatë, këto vendime bëhen titull ekzekutiv, në rast se nuk shkoni në gjykatën administra­tive, do të humbni një herë e përgjithmo­në të drejtën tuaj për të marrë kompensimi­n e drejtë.

A ka dosje pronarësh në Gjykatën e Strasburgu­t, të cilat kanë marrë vendimin e njohjes me ligjin 133/ 15 dhe në cilën fazë të shqyrtimit janë?

Ne po presim, Strasburgu është e vetmja zgjidhje për problemin tonë, sepse mjetet brenda Shqipërisë janë zero. Ne presim nga Strasburgu që 86 vendime për të cilat ka mbaruar shqyrtimi gjyqësor dhe pritet shpallja të jenë në favor të pronarëve. Sipas gjasave, vendimmarr­ja e Strasburgu­t mund të jetë në shkurt, sepse komiteti i ministrave akoma nuk e ka marrë në shqyrtim problemin e pronave të Shqipërisë, që është sipas vendimit pilot ' Manushaqe Puto e të tjerë'. Në rast se Strasburgu merr një vendim të vetëm, i cili do të godasë thelbin e ligjit 133/ 15, që është neni 6 për shpronësim­in, atëherë ne do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetues­e për të rrëzuar këtë nen.

 ??  ?? Përfaqësue­si i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Myrshit Vorpsi
Përfaqësue­si i shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Myrshit Vorpsi
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania