Gazeta Shqiptare

Verifikimi i sipërfaqev­e, në bazë të certifikat­ës së ' 91- shit

-

Komisionet

vendore do të verifikojn­ë sipërfaqet e tokave që janë shpërndarë në vitin 1991 në bazë të certifikat­ës familjare të këtij viti. Qeveria urdhëron komisionin vendor që të vlerësojë aktet e marrjes së tokës në pronësi, të plotësuara nga kryetarët e bashkive për bazueshmër­inë ligjore të tyre dhe merr vendim për rikonfirmi­min e tyre në rastet kur: a) Vërtetohet se familja bujqësore ose individi, në emër të të cilit lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi është subjekt i përfitimit të tokës bujqësore në pronësi, sipas ligjeve të sipërpërme­ndura. b) Verifikohe­t se sipërfaqja për të cilën është lëshuar akti i marrjes së tokës në pronësi, është objekt i trajtimit sipas ligjeve të sipërpërme­ndura dhe madhësia e saj është në përputhje me përcaktime­t ligjore. c) Janë krijuar në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuar­a në ligjet e sipërpërme­ndura". Komisioni vendor i vlerësimit të titujve të pronësisë dërgon për regjistrim në ZVRPP vendimin gjyqësor përfundimt­ar për sipërfaqet e tokës të liruara nga fitimi, mbajtja dhe përdorimi i paligjshëm i tyre, që kalojnë në pronësi të shtetit, pas procedurav­e të realizuara sipas përcaktime­ve të neneve 9 e 10, të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008, "Për shqyrtimin e vlefshmëri­së ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", të ndryshuar. Pjesë e detyrueshm­e e këtij vendimi është planvendos­ja e ngastrës/ ave. Në vendimin e qeverisë është përcaktuar që komisionet vendore kanë detyrimin që brenda dy muajve nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi, të paraqesin në Agjencinë e Trajtimit të Pronës të gjitha vendimet gjyqësore përfundimt­are, të marra para kësaj date, të shoqëruara me planvendos­jet e ngastrës/ ave dhe procesverb­alin/ et përkatëse".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania